A e mori vesh Tirana dhe Edi Rama se Marrëveshja e “Ballkanit të Hapur” është anti-Kosovë?!

Opinione

A e mori vesh Tirana dhe Edi Rama se Marrëveshja e “Ballkanit të Hapur” është anti-Kosovë?!

Skënder S. Kapiti  Nga Skënder S. Kapiti Më 26 shtator 2021 Në ora: 20:12
Aleksandar Vuçiq, Albin Kurti dhe Edi Rama; foto ilustrim nga "Bota sot"

Qeveria e Kosovës me të drejtë vendosi standartin e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve. Serbia menjëherë e tregoi natyrën arrogante, shoviniste, asgresive  e antishqiptare deri edhe duke kërcënuar e provokuar kundër Kosovës me propagandë, avionë, helikopterë e tanke.

Atëhere lind pyetja se Shqipëria dhe Edi Rama a e kuptuan dhe a u kthjelluan se marrëveshja për Ballkanin e Hapur është një marrëveshje thellësisht antishqiptare ku përfitues janë së pari Serbia dhe pas saj Maqedonia e Veriut.

Për këtë marrëveshje, kundër saj nuk është se pati ndonjë kundërshtim serioz as nga opozita politike në Shqipëri dhe as nga shoqëria civile,as nga media e as nga intelektualët e Shqipërisë me përjashtime të rralla si p.sh. nga Prof. Eshref Ymeri, ndonjë politikan si Petrit Vasili e ndokush tjetër shumë rrallë.

Minimumin që duhet të kishte bërë Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë në këtë moment nëse do të dëshironte që ta ndreqte imazhin e tij negativ për Kosovën, ai duhet ta kishte anuluar dhe të kishte dalë nga Marrëveshja për Ballkanin e Hapur.

Nëse Ai deklarohet në forumet ndërkombëtare që Serbia ta njohë Kosovën, kjo përbën hipokrizi për Ramën, pasi nëse e do me të vërtetë Kosovën, pse ai nuk ia vuri si kusht Serbisë për Ballkanin e Hapur, se Shqipëria është për Minishengenin Ballkanik dhe vetëm atëhere   dhe nëqoftëse Serbia e njeh Kosovën si shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat