Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, sot po e viziton Republikën e Kosovës !!!

Opinione

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, sot po e viziton Republikën e Kosovës !!!

Nga: Jashar Kasami Më: 27 shtator 2021 Në ora: 13:01
Pamje nga vizita

Ç’është ky plan i yti, Edi Rama  ? ! Nuk do takohesh me kryetaren e Republikës së Kosovës, as me kryetarin e Kuvendit të RKS, e do i takosh kryetarët e partive opozitare? !! Ç’është ky ignorim i institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës, Edi Rama??!!Edhe Albin Kurti që do e takosh, është kryetar i një partie politike.

Pra, po del se edhe ti e viziton Kosovën si kryetar i Partisë socialiste të Shqipërisë, që të mos rezultojë se ti po i injoron organet më të larta të Republikës së Kosovës, Presidenten e shtetit dhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës ?!!

Nëse mendove të “ ndërmjetësosh” për ndonjë arritje të konsenzusit brenda pozitës e opozitës, e more vesh,dje u arrit kjo pa prezencën tënde! Pra u vonove pak e tash këtë nuk do mundesh ra faturosh si meritë tënden.

Gjykuar në bazë të veprimeve dhe prononcimeve tua të gjertanishme lidhur me Kosovën dhe konceptimit të kësaj vizite që po bën, rezulton një lutje për ty, sigurisht post festum, për vizitat tua të ardhëshme :AMANI TË QOFTË EDI RAMA, RI NË SHPI! MË MIRË DO NDIHMOSH KËSHTU !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat