Për ata që nuk janë vetvetja....!

Opinione

Për ata që nuk janë vetvetja....!

Nga: Agron Shabani Më: 15 tetor 2021 Në ora: 11:20
Agron Shabani

Ata që rrejnë (genjejnë), mashtrojnë, spekulojnë, manipulojnë dhe ëndërrojnë shumë, i njihni në sy, pasiqë në sytë e tyre kanë një mantel ose 'lëkurë të hollë' flegamtizmi, narkoleptizmi, sofizmi, hedonizmi, snobizmi, anarkoindiidualizmi dhe melankolie të tepruar.

E kanë melankolinë e fjetur ose t' përgjumur në 'flegerat' ose cepin e buzëve të thara nga etja ose vapa e madhe iluzore ose ëndërrimtare.

E kanë pamjen e një njeriu të kanosur ose frikësuar që kërkon diçka nxitimthi dhe me dëshpërim.

"Ëndërrat janë një diçka e lodhshme, e fjetur ose statike në paravetëdijen ose nënvetëdijen tonë. Ato nuk janë për çdo njeri. Ëndërrat janë diçka përtej nesh..si lufta, zjarri, deti etj...'' (R. Benini)

-"Liria nuk është e mundur pa autoritetin e ligjit, shtetit dhe pushtetit, përndryshe ajo shndërrohet në kaos dhe anarki, ndërkaq, autoriteti i shtetit dhe pushtetit, nuk është i mundur pa sundimin e ligjit, si dhe pa lirinë e individit dhe kolektivitetit, përndryshe ai shndërrohet në tiran, despot, autokrat ose tirani."(Filozofia politike)

Suksesi dhe lumturia ju falen vetëm atehere, nëse pranoni me zemërgjerësi t´i ndani ose pjëstoni ato me të tjerët. Mirëpo, për të qenë të lumtur, është esenciale të mos shqetësoheni me të tjerët. Si pasojë e kësaj, nuk ekziston falas ose gratis ndonjë shpërblim për vetflijimin, guximin, sakrificën dhe heroizmin e njohur të personit ose individt për lirinë individuale dhekolektive. Nuk ka çmim ose vlerë për to.

"Të lirë, të lumtur dhe të gjykuar, apo të falur dhe të mjerë ?!." (Albert Camy)

Asnjëherë nuk duhet t'u zihet besë atyre që me flamurin e ngritur në gjysëmshtizë, i takojnë dështimit dhe dekadencës, dhe të cilët e paraqesin ose prazantojnë vetën në sytë e të tjerëve si "heronj" ose "protagonist kryesor" të lirisë shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, historike, teritoriale, gjeografike etj.

E sidomos atyre që duan t'u ngjitën përpjetëzave ose lartësive të ndryshme karieriste, profiteriste dhe të tjera mbi fatkeqsitë e ndryshme objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit.

Qëllimet e tyre nuk janë fare të pastra, por tepër hipokrite, dogmatike, demagogjike, diabolike, djallëzore, demoniake ose satanike.

Shteti i Kosovës në asnjë menyrë nuk bën ti ngjajë mitit ose legjendës së njohur mbi urën ose kalanë (kështjellën) e Shkodrës mbi lumin Bunë, ku në emër të urës ose kështjellës, duhet dhënë ose sakrifikuar Rozafen!

Prish e shkatërro natën, për të ngritur ose ndërtuar ditën.

Ne që jetojmë, veprojmë dhe krijojmë në mërgim ose emigracion (jo me pak rreziqe ose sakrifica) -pos tjerash, i njohim me emër, mbiemër dhe adresë të plotë, të gjithë heronjt dhe antiheronjt, patriotët dhe antipatriotët, intelektualët, antiinteletualët, psudointelektualët, quaziintelektualët dhe kontraiintelektualët e demakuar që shkojnë në Kosovë për t'u fotograuar ose dalur në fotografi me Bekim Jasharin, Lulzim Jasharin, Ramush Haradinajn, Dautin e tjetrin, ndërkaq kur ishte lufta në Kosovë, bëhëshin bashkë me Halit Muharremin, Isa Mustafën ose të të ashtuquajturit "patriotët" e degëve të LDK-së dhe partive të tjera kosovare në diasporë: Me i sharë, përqeshur, injoruar, demonizuar, satanizuar dhe kriminalizuar UÇK-së dhe si i thonin asokohe "krahun esaj udbist, staliist ose enerist"! Pa i cekur këtu ofendimët tjera që nuk do i thonin as serbët-kundër ish pjesëtarëve ose komandantëve të ndryshëm të UÇK-së.

Por, ia që prej urretjës dhe xhelozisë së madhe ndaj atyre që në fushën e nderit, e bënin luftën çlifimtare dhe heroike kundër Serbisë kriminale dhe gjakatare, ndjekësit ose përdekutorët serb dhe viktimat e tyre shqiptare të "krahut demoktat ose institucionalist" në Kospvë dhe diasporë, e donin ose adhuronin njëri tjetrin.

Sociopsikologët dhe sociofilozofët thonë se :"Prej respektit ose dashurisë së idealizuar, valorizuar ose glorifikuar ndaj shefit ose padronit, ndjekësit dhe viktimat e tyre shpesh ose vazhdimisht e duan njëri-tjetrin."

Nejse....!

"Ti, ai, ju, ata ose ato", nuk mundëni të mbroni ose afirmoni "kauzën shtetrore dhe nacionale" të Albin Kurtit së bashku me "kauzën perëndimore ose kristianiste" të Kosovës dhe shqiptarëve, duke i mbrojtur dhe afirmuar në ndërkohë "idealet ose kauzalitetin" jugosllavë, proletar dhe internaionalist të Fadil Hoxhës, Xhevdet Hamzës, Xhavit Nimanit, Ali Shukriut, Kolë Shirokës, Rrahman Morinës, Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Kristaç Ramës, Mhill Doçit, Aleksandar Rankoviçit, Svetozar Markoviç-Tempos, Milladin Popoviqit etj.

Apo, të gjitha sendet ose gjërat e ndryshme, xhveshen (zhveshen) nga diçka me terrin ose muzgun e parë… Edhe ti (ju) bashkë me to… Ku duke u endur si Fremde rrugëve ose koridorëve të huaja, si papritur i shfaqesh vetes sate në pasqyre …Portreti yt ose fotografia jote që ndryshojnë pèrditë. Duke i ngjarë një statuje ose përmendoreje të varur mureve të kohës pa kornizë, në mungesë edukate, kulture, emancipimi, nderi (morali), fytyre dhe kurrizi.

Në tryezë ose tavolinë ndërkaq, akoma të qëndrojnë qirinjtë e pandezur dhe një vazo lulesh pa ere që nuk i rriti kurrë si duhet pranvera e njohur atdhetare ose vendlindore.

Ti rri heshtur, fare heshtur..pranë vazos me lule që nuk i bëri kurrë pranvera, duke e trembur veten me heshtjen tënde që flet, djeg dhe vret.

Edhe ti pra, sikur meton t’i flasësh ose thuash disa fjalë mbi artin, kulturën, letërsinë, politikën, diplomacinë etj. Duke mos e pranuar pra disfatën ose dorëzimin e parakohëshëm në luftë ose ne një perballje të vazhdueshme infermale ose cikiliko-enciklike me vetvetën dhe të tjerët.

Akoma (ende) sikur të mbytë ose përvëlon frika dhe etja e njohur atdhetare ose vendlindore!

Fjalët e djegura në maje të gjuhës të cilave u mungon nektari ose lëngu i njohur i lirisë, dashurisë, bukurisë dhe krenarisë atdhetare ose vendlindore. U mungon gjaku, palca, limfa.

Shpeshherë flet, shkruan, mendon ose mediton edhe mbi “figurat supreme” ose “madhështore” që i zotëronin dikur edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit!

Atëherë pra kur së bashku me kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i prente kurrë tehu i shpatës, zgjatej ose shtrihej qafa e tyre poshtë krahut të së cilës atëbotë preheshin tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë.

Edhe mbi ato mjekrra të rëna (varura) ose zhytura në gjoks….Mbi lapërat e zgjëruara të hundës dhe ato “flegëra të njoma” të buzëve ku mekej zëri dhe dridhëshin fjalët e pathëna në një kohë kur vjeshta dhe dimri ishin stinët më të shpeshta, ndërkaq pranvera dhe vera vinin shumë rrallë. Si për të mos i bërë as rritur kurrë lulet e munguara në vazon ose kopshtin tonë atdhetar ose vendlindor.

Kështu që ti shkruan, flet ose mendon herë me nota pesimiste dhe herë me nota optimiste mbi luftën e UÇK-së, mbi kauzalitetin e Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Donika Gërvallës etj., duke soditur dhe medituar mbi nektarin e luleve që nuk u bënë dhe s´u rritën kurrë si duhet me dritën dhe diellin e pranverës së njohur atdhetare ose vendlindore. Nuk e kam fjalën mbi bimët helmuese ose asfodelte..Jo, por vetëm për lulet e munguara në tryezën ose tavolinën tonë që nuk u mbushë dhe nuk u stolisë kurrë si duhet.

Të (ju) ndiejmë dhe kuptojmë tërësisht. E sidpmos epshët, instiktët ode emocionet tua (tuajat) për t'u bërë pjesë e tyre.Pjesë e ngjarjes ose ndodhjes pra!

Edhe "halli" ytë ose "halli" juaj ejjj!

Ani de...! Mos t'a ninë (ndinë) hiç!

Shkon një dhe vjen ai tjetri edhe me hajvan se sa ky i pari ose ai i fundit. Veç "kismet" me kenë (qenë)! Mos t'u ha palla!

U mor vesh se ne nuk lindëm ose nuk erdhëm në këtë botë për të ditur dhe për të fituar gjithëçka. Jo çfare.

Por, ne duhet arrirë dhe fituar gjithëçka ose çdo gjë me forcat tona. Dhe, jo duke shpotitur ose ngarendur të përulur dhe kokëposhtë pas mëshirës ose lëmoshës së huaj. Pa ua ditur gjërave ose ngjarjeve monumentale ose historike -vlerën as kuptimin.

Sidomos lirisë, heroizmit, patriotizmit dhe krenarisë së njohur atdhetare ose vendlindore.

Në luftën, kampionatin ose maratonën e njohur të lirisë dhe pavarësisë së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale dhe politike: thonë se të urtit, të diturit dhe trimat ose heronjtë e vërtetë, ndoçën yllin e dritës e lirise individuale e kolektive dhe shkëlqyen duke e braktisur idenë për t´u bërë “dikushi” ose “dikushat”!

Në këtë frymë, ne mund t’i urojmë të urtit, trimit dhe të diturit jetë të gjatë dhe shumë suksese të reja në botën ose karrierën e tyre nën lutjet dhe sloganet e njohura: Qofshi gjithëmonë të lumtur, ballëlartë, faqebardhë si dhe me mendje te ndritur ose pjellore!

Edhe ty, edhe juve!

P. S.

Psikologjia, siç dihet, për objekt dhe subjekt studimi dhe analize i ka njeriun dhe shpirtin ose kultin e tij. Edhe pse është mjaftë e re. Ajo, siç thotë psikologu i njohur gjerman Ebinghaus, psikologjia e ka të kaluarën shumë të gjatë, por historinë e shkurtër.

Psikologjia politike si shkencë, apo si disiplinë e posaçme shkencore ose metodologjike, nga pikëpamjet e veçanta, i pasqyron dhe ndriçon aktivitetet dhe sjelljet e njerëzve, duke na bërë të mundur t’i njohim dhe kuptojmë më lehtë e më mirë sjelljet, veprimet dhe reagimet e njerëzve, me të cilët takohemi çdo ditë: në qeveri, parlament, radio, televizion, gazeta, në teatro, kinema, salone, rrugë, në shkollë, në punë, në shtëpi etj.

Psikologjia politike i studion dhe analizon realitetin dhe aktivitetin psiçik ose psikologjik së bashku me jetën dhe botën e brendshme psiçike ose psikologjike të personit ose individit.

Me veçoritë pozitive ose pozitiviste të liderit të lartë shtetror, nacional, qeveritar ose institucional, respektivisht, personit ose indidividit, i nënkuptojmë stabilitin psikofizik, sociofizik, psikosocial, intelektual, profesional ose intelegjent etj... c

Ndaj, cilësitë e qëndrueshme të individit, siç janë: shprehitë, aftësitë, temperamenti, vendosmèria, konsekuenca, pariteti, nevojat, kërkesat, interesat dhe cilësitë e tjera të personalitetit, të cilat shprehen ose manifestohen në reagimet dhe sjelljet e tij ndaj njerëzve ose qytetarëve të vendit ose popullit (kombit) të tij përkatës ose respektivë etj.

Detyra praktike e psikologjisë politike qëndron në të zbatuarit e rezultateve të hulumtiimëve teorike, me qëllim të kryerjes ose përmbushjes sa më me të suksesshme ose praktike të veprimtarive ose aktivitetëve të njohura shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, shkencore, kulturore, informative, industriale, ekonomike etj.

Kështu p.sh., rezultatet e studimëve ose hulumtimëve të lartëpërmendura të psikologjisë politike, sociale ose analitike, zbatohen dhe reflektohen në organizimin sa më të suksesshëm të punës në industri, ekonomi, arsim, shkencë, kulturë, qeveri, parlament, politikë të jashtme ose diplomaci dhe kështu me radhë... Duke i evituar, sanuar dhe larguar pengesat ose vështirësitë e ndryshme objektive dhe subjektive të personave ose individëve të ndryshëm me probleme ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike dhe të tjera, të cilët e pengojnë ose vështirësojnë kryerjen e punëve apo obligimëve të ndryshme shtetrore, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike, diplomatike, admnistrative, juridike, shkencore, kulturore, informative etj.

Me fjalë tjera, psikologjia na bënë të mundur t’i njohim njerëzit, jetën, botën, natyrën dhe vetvetën tonë në përgjithësi...Duke na treguar rrugën se si të veprojmë ose reagojmë në situata të ndryshme negative ose pozitive, që t’i evitojmë të metat ose dobësitë e ndryshme objektive dhe subjektive, dhe t’i zbatojmë të mirat dhe cilësitë e njohura pozitive.

Na tregon rrugën e formimit të vetive psiçike ose psikologjike të 'kultit të personalitetit' etj.

U mor vesh se fjala “psikologji” rrjedh nga greqishtja e vjetër, që do të thotë “psiko” (psyche) - shpirtë dhe “logos” - shkencë.

Kjo fjalë gjithashtu lidhet me mitin e vjetër grek mbi Psikën dhe Erosin të cilin e bëri të njohur historiografia romake. Sipas atij miti, kishte jetuar një vajzë shumë e bukur, e quajtur Psiha, në të cilën ishte dashuruar Erosi. Mirëpo, e ëma ( nëna) e Erosit, zonja e dashurisë, Venera (Afërdia) dhe motrat e Psihës, e xhelozonin aq shumë këtë dashuri dhe me çdo kusht mundoheshin të prishnin ose shkatërronin ne embrion, duke proklamuar se një djalë nga familja e Zotërave të lartë, nuk mund të martohej më një vajzë nga shtresat e ulëta njerëzore ose qytetare.

Mirëpo, edhe pas këtyre peripecive dhe pengesave të shumëta nga ana Venerës (Afërditës) dhe bijave të saj: Kryezoti (Zeusi) kishte vendosur që edhe Psika të pranohej në Olimp, në mesin e Zotëve (Zotërave) të tjerë të Olimpit. Duke e bërë të mundur martesën e Psikës me Erosin. Dashuria, bukuria dhe mençuria, atëbotë pra, triumfuan mbi të gjithat.

Ç’është e vërteta, është shumë vështirë të definohet fjala psikologji, respektivisht të jepet një definicion i qartë dhe përfundimtarë që do i përmbushte të gjitha vështrimet e njohura deri më sot.

U mor vesh se motivi, vullneti dhe guximi për të jetuar i lirë në një botë të sunduar ose dominuar nga "dishepujt" ose "apostujtë"e ndryshëm diabolik të "mbretërisë së të keqës"-sipas Arthur Schoppenahauerit, janë faktorët kryesorë që e mbushin, plotësojnë dhe dominojnë jetën e njeriut të ditur, të guximshëm dhe liberatorë.

Frika, dyshimi dhe pesimizmi i përgjithshëm ose total, të lavdëruar nga Tolstoi dhe të admiruar nga Niçeja si një "alternativë solomonike" ndaj Hegelit dhe të tjerëve, patjetër çojnë në konkluzionin ose përfundimin e njohur ekstrem ose radikal sipas të të cilit: "të lirët, të diturit, të mençurit, të urtët, të pavarurit ose njerëzit sovran, integral dhe ekselent, e kanë idealin e jetës dhe përparimit të gjithëmbarëshem individual dhe kolektivë, ndërsa, të paditurit, të marrët, të robëruarit, të shiturit, korruptuarit, horrat dhe maskarënjtë e ndryshëm, e kanë "motivin" dhe"idealin" e vdekjes, nënshtrimit (skllavërimit), mashtrimit, manipulimit, shantazhit, komplotit dhe shkatërrmit.

Në politikë, diplomaci, art, kulturë, informim etj... me kalimin e vitëve ose me "ndërrimin e epokave", njerëzit i tradhtojnë idhujt, miqtë, aleatët, liderët, partitë politike, idealet, konceptët e ndryshme ose vizionet e tyre, më një "epokë tjetër" më të re ose aktuale, ashtu siç e tradhton një burrë gruan e tij për një grua tjetër më të bukur dhe më të re dhe anasjelltas. Kjo është ajo që mëse tepërmi iu intereson psikologjisë, sociologjisë, filozofisë, antropofilozofisë, epistemologjisë etj.

Atëherë, ndaj kujt reagonte asokohe Shopenhaueri? Patjetër sikur shtrohet pyetja.

Schopenhauri, reagonte ose protestonte kryesisht ndaj Hegelit dhe përpjekjes së tij madhështore ose metaestetike për të rihyjnëzuar dhe reinkarnuar botën dhe natyrën tonë me ndihmën e shqisës së gjashtë, intelegjencës së brendshme shpirtërore dhe emocionale, si dhe sensit etik ose filozofik të historisë. Duke i "përdhosur dhe demonizuar" kështu edhe botën, edhe natyrën, ashtu siç kishte bërë dikur me herët në Antikë, Aristoteli.

Filozofia e Hegelit është një filozofi e frymës, idesë, idealit, vizionit, narracionit, racionalitetit, subjektit, aktivitetit, lirisë, e vlerave të njohura hyjnore dhe universale të jetës së njeriut në tokë. Ajo është pra një filozofi e pozitivitetit, e mbjelljes së optimizmit të antropomorforizuar në ide dhe teori të larta shkencore ose humaniste.

Për të shmangur dualizmin e njohur në mes shpirtit dhe natyrës, të subjektit dhe objektit, shkrihet natyra në shpirtë, objekti në subjekt dhe kështu me radhë.

Natyra identifikohet me 'procesin praktik dhe teorik të dëshirave, orekseve dhe ngashërrimeve të përbashkëta, të kënaqësive dhe dhimbjeve' të ndryshme objektive dhe subjektive etj.

Në këtë 'ritual' ose 'celebrimë të përbashkët' të shpirtit dhe nytyrës, është logjika ose koshienca e lartënjerëzore ajo që na flet ose udhërrefen vazhdimisht mbi "fenomenologjitë" e ndryshme të shpirtit dhe natyrës.

Përveç asaj, ne si qenie ose krijesa njerëzore, jemi të prirur të jetojmë dhe penetrojmë si të thuash në mes tre (3) botërave të ndryshme: botës shpirtërore ose materiale, botës trupore ose fizike si dhe botës mendore (koshiente) ose logjike.

Njeriu pra është 'sintezë' e tre (3) botërave të ndryshme që vazhdimisht e mbushin ose plotësojnë njera tjetrën.

Së fundmi, është fati i dhimbjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të triat ose nga të gjithat bashk.Në këtë rast, fenomenologjisë së shpirtit i kundërvihet fenomenologjia e natyrës.

Filozofia idealiste ose filozofia hegeliane, lëvizë ose penetron nga ilegjimiteti i deduksionit (të çështjes ose materies në vetvete) duke filluar nga dukuria e ligjit të shkakësisë dhe induksionit, që është një ligj i parimit të arsyes subjektive në objektivitet dhe racionalitet e kështu me radhë.

Shopenhaueri ndërkaq, bën të kundërtën. Kthehet tek Kanti, për t'u hedhur më pas tek maksima ose formula e tij e shquar e "Vullneti për të jetuar" (Wille zum Leben).

Kështu që fenomeni kantist ose kantian, interferon dhe integrohet në vullnetin për të jetuar, që është thelbi i botës. Për Kantin, vullneti për të jetuar, që në krye të herë është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen tonë.

Gjithashtu besohej (besohet edhe sot) se ligji i shkakësisë që i rregullon fenomenet e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore dhe parimi i arsyes që i shpjegon ato, ishin (janë) ligje të përhershme dhe absolute. Respektivisht, "veritates aeternae" (të vërtetat e përjetshme).

Për më tepër ndërkaq, Schopenhaueri e pranon edhe tutelen e filozofisë fetare, duke u shprehur më pas se "parimi i ndërgjegjës dhe arsyes nuk është primar ose prijetar i çdo gjëje, dhe se bota nuk është vetëm si pasojë e tyre dhe në përputhje me to."

Jo, por, ai me anë të një analizë të shkëlqyer dhe tepër sublime, në menyrë lucide dhe akribike na tregon dhe sqaron se vullneti për të jetuar mishërohet tek të gjitha qeniet dhe lëvizë ose penetron tek të gjitha gjërat në një luftë të përjetshme ose maratonike për përmbushjen e ëndrrave të pandërprera, të rilindura vazhdimisht, për arritjen e përhershme të caqëve , idealeve ose qëllimëve të reja etj.

Është pra një "stuhi infernale dhe interaktive që nuk pushon asnjëherë", ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të plotësimit të vetvetës dhe nevojave të jetës, të shkëputur nga materia, të lëkundur nga nevoja tek mërzia dhe nga mërzia tek nevojat e reja, pa arritur ndonjëherë një qëllim të limituar ose përfundimtar.

Vullneti na vë në gjumë dhe kur jemi zgjuar, dhe na vë në levizje edhe kur jemi të fjetur ose në gjumë.

Ndryshe nga kjo, ndarja dhe thellimi i dy sferave filozofike, sferës racionale, të kufizuar nga parimi i arsyes, dhe asaj iracionale, të pakufizuar nga vullnetit për të jetuar, shënon mbizotërimin e qartë të së dytës mbi të parën, dhe vullneti bëhet pavetëdije.

Ndonëse, deskriptimi i botës dhe natyrës, sipas Shopenhauerit, është qëllimi kryesor i filozofisë.

Schopenhaueri gjithashtu e kundërshtonte 'panteizmin' e Spinozës ose "pandiabolizmin" e tij.

Ndaj, pavarësisht nga të qënit të tij si "ateist i parë i sinqertë dhe i palëkundur" gjegjësisht si "profet i madh" i Anti-Zotit ose Anti-Krishtit: Fridrih Niçe është pikërishtë ai që më shumë se të gjithë e ndjen prekjen, tmerrin, rrebelimin dhe skandalizimin e hyjnores ose profetikës. Si autor dhe protagonist i madh jo vetëm i njeriut, por i të gjithë dramës së njohur njerëzore dhe natyrore, Fridrih Niçeja është "mbinjeriu" ose ai që e dominon unin e xhindosur dhe diabolik të personit ose individit.

Disa të mbjajnë mend edhe për ato që i ke thënë dhe bërë dikur, dhe jo vetëm për ato që i bën ose thua sot.

Mos harro se fenë ktistiane ose katolike ndër shqiptarët e Kosovës dhe gjithandej, sot mëse tepërimi i glorofikojnë, valorizojnë ose himnizojnë ish "delengjinjët e vegjël" bolshevik ose jugokomunist së bashku me ish udbashët dhe spiunët e ndryshem shqipfolës ose antishqiptar! Kjo për të futur mish dhie brenda shqiptarëve, duke i sharë, përqeshur dhe injoruar Kur'anin dhe krejt shqiptarët e fesë ose religjionit musliman! Shumè prej tyre shqiptar musliman.

Apo, duke u shprehur në gazeta ose medie të huaja se : "krejt shqiptarët musliman duhet me i dëbuar (përndjekur) nga Europa Perëndimore në Anadallolli të Turqisë etj...!"

Apo, edhe me keq, duke i quajtur qen dhe çka mos tjetër!

Sot (sonte) kaq....!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat