Me Mimozën, Gjakova do ta fitojë garën dhe do ta marrë të mbarën

Opinione

Me Mimozën, Gjakova do ta fitojë garën dhe do ta marrë të mbarën

Nga: Dedë Preqi Më: 15 tetor 2021 Në ora: 16:46
Dedë Preqi

Qyteti i Gjakovës, është një potencial dhe vend i mundësive të reja për ndryshime në favor të përmbushjes së nevojave të qytetareve të vet, por kërkohet një udhëheqje e denjë, seroize dhe me përkushtim, për ta zhvilluar këtë rajon të Kosovës, që ka mbetë nën hijen e qeverive të priveligjuara partiake deri më tani, kur ky vend dikur kishte me dhjetëra fabrika të njohura në Ballkan e më gjerë, dhe një një tokë shumë pjellore dhe me vreshta cilësore.

Prandaj, brenda kësaj mase mund të ketë ende shpresë dhe nevojë për gjetjen e përsonalitetit për të marrë timonin e kësaj komune, padyshim se ky, apo ajo, që do të vijë në të ardhmën në këtë udhëheqje, nuk do të thotë se do të bëjë apo do arrijë i vetëm pa një bashkëpunim të përgjithshëm pa dallime partiake dhe formave tjera funksionale.

Mund të polemizohet këtu, duke thënë se tipari i udhëheqjeve të kaluara ka qenë produkt i një partie, apo grupi dhe klani, por në realitet premtimet e tyre që kanë dominuar dhe kanë udhëheqë më shumë në këtë komunë, sidomos nga AAK, kanë qenë deri dikund formale dhe të zbrazëta, në planet dhe programet e tyre të zhvillimit rural, poashtu edhe urban.

Në këto Zgjedhje Lokale, si duket do të ndodhin ndryshime të duhura nëpër komuna të Kosovës, poashtu do të bëhët edhe një çlirim prej zgjedhës së pushteteve dhe formave korruptuese e nepotiste, me çrast popullata e këtij vendi ka shpresë se do të rrënjoset një fillim i ri dhe i një mirëqenje për qytetarët e këtij vendi, duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me reforma të reja dhe të frytshme, përmes punës, seriozitetit dhe përgjegjësisë.

Në qytetin e Gjakovës, sikur edhe në qytetet tjera të Kosovës, do zhvillohet një garë e madhe në mes kandidatëve nga parti të ndryshme, për të marrë mandatin e të parit të komunës, ku do të shfaqet vullneti dhe besimi i popullit, duke e përkthyer këtë emërtim në një kandidat të zgjedhur, apo zgjedhja e njeriut të duhur, nga i cili do të rrjedh edhe e ardhmja e qytetarëve të këtij vendi.

Komuna e Gjakovës, e ka shansin më të mirë dhe më të volitshëm, që timonin e kësaj komune ta merr një femër, e cila ishte edhe njëherë në krye të kësaj komune, prandaj me Mimoza Kusari-Lila, nga LVV, do të fitojë Gjakova dhe do e merr të mbarën, jo që zonja Mimoza, është ndonjë supermene, por në saje të angazhimeve dhe përvojave që ka në administraten e pushtetit lokal dhe qëndror, Gjakova do të jetë në listën e komunave më të cilësuara dhe më të zhvilluara në vend.

Dhe këtë herë pothuaj se do e gjejmë njeriun më të përkushtuar që do ti shërbejë qytetarëve të Gjakovës, kur në themel të kërkimit të kritereve për një udhëheqje të tillë, kemi të bëjmë me kritere të veprimit shoqëror e politik, me kritere të mirëbesimit dhe të aftësisë, ku të gjitha i plotëson dhe kemi për të parë këtë kapacitet njeriu, duke relizuar në këtë mënyrë një ekzistencë dhe mirëqenje më të mirë për qytetarët e kësaj komune.

Zonja Mimoza, para se të angazhohej në politikë, ka udhëhequr Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, pastaj ishte edhe asistente e lëndës së Mikroekonomisë në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës dhe ligjeruese e kësaj e lënde. Ajo është deputete e Parlamentit të Kosovës, që nga ligjislatura e gjashtë, shtatë dhe tetë deri më sot, dhe ishte femra e parë në Kosovë, e cila e merr timonin e një Komune në Kosovë, duke e udhëhequr komunën e Gjakovës, në një periudhë katër vjeqare.

Dhe tani këtë herë e kemi përsëri si kandidate për kryetare të Komunës së Gjakovës, e cila në programin e saj të zhvillimit fokusohet në shumë aspekte, por më rëndësi është zhvillimi ekonomik, punësimi i të rinjëve, hapja e mundësive për investime nga jashta por edhe nga brenda, përmirësimi i ambientit dhe pastrimi i tij, si edhe shumë pika të tjera në dobi të qytetarëve të këtij qyteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat