Zbarkimi i Barbaroses dhe piratëve të tij në ishullin e engjëjve të zënë peng nga shtrigat

Opinione

Zbarkimi i Barbaroses dhe piratëve të tij në ishullin e engjëjve të zënë peng nga shtrigat

Nga: Lirim Gashi Më: 24 tetor 2021 Në ora: 17:11
Autori

Zbarkimin e komplet establishmentit të shtetit në sallën e Gjykimit kundër Organizatës Fiktive dhe Fantome "Syri i Popullit", të cilën përmes metodave shikiste, respektivisht përmes plagjiatures së metodave të avancuara udbashe, e themeluan Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, unë metaforikisht do ta përshkruaja si zbarkim të Barbaroses dhe Piratëve të tij në ishullin e engjëjve të zënë peng nga shtrigat.

Shtriga ishin në këtë rast gjykatësit dhe prokurorët e tyre privat ndërsa engjëj skllevërit e tyre, të cilëve u kishin montuar proces gjyqësor, që nuk dallonte aspak prej atyre të mesjetës.

Shtrohet pyetja si arritën shtrigat t'i zënë peng engjëjt?

Përmes një engjëlli të sëmurë shpirtërisht siç ishte Murat Jashari, i cili pa dyshim ishte një patriot skajshmërisht boem, i sinqertë, i brengosur, idealist dhe naivë.

Ose më saktësisht një viktimë e gatshme për mashtrim dhe manipulim tepër të lehtë nga djajtë e SHIK-ut.

Sepse Murati edhe ashtu ishte në shënjestër të Hashim Thaçit për shkak të akuzave që ia adresonte vazhdimisht.

Unë nuk dua të merrem me spekulime dhe të them se sa përqind të akuzave të tij ishin të vërteta, por një gjë është e sigurt :

Murat Jashari i njihte Hashim Thaçin dhe mentorin e tij Xhavit Halitin më mirë se 99% të shqiptarëve, sepse në banesën e tij kishin hyrë dhe dalë si në shtëpinë e tyre.

Në këtë rast ata vepruan sipas metodës se njohur të UDB-es "spoji potrebno s korisnim" që shqip i bie " lidhë të duhuren me të dobishmen".

Ne shqiptarët në raste të tilla e përdorim thënien "qëlloji dy caqe me një plumb".

Sepse e duhura në këtë rast ishte Murat Jasharit, ndërsa e dobishmja Sadri Ramabaja.

Sepse Muratit dëshironin t'ia mbyllnin gojën dhe paralizonin gishtat, për shkak të akuzave të vazhdueshme që ua adresonte, ndërsa Vetëvendosjen dëshironin ta shpallnin Organizatë Terroriste, sepse pushtetin, plaçkën dhe privilegjet ua rrezikonte.

Kur kësaj ia shtojmë faktin se ata ishin të bindur se Z. Sadri Ramabaja ishte koka e Vetëvendosjes, respektivisht ideologu që e furnizonte me teori dhe kauza, atëherë e marrim përgjigjen e saktë në pyetjen : Pse e zgjodhen bash Sadriun si viktimë ?

Kur kësaj ia shtojmë faktin tjetër që Sadriu është i martuar me hallën e Glaukut, njeriut të dytë me të rëndësishëm në Vetëvendosje, atëherë hallka e zinxhirit fantastiko shkencor (Sadri Ramabaja) bëhet për ta tepër e dobishme.

Sepse ata në personin e tij e gjejnë mashtrimin më të bindshëm optik për opinionin e gjerë.

Në fakt ata nga përvoja personale e dinin që opinioni i gjerë i Kosovës shumë shpesh e kishte ngatërruar m...me mjaltën në të kaluarën.

Ndërsa kur e kemi parasysh faktin se edhe mediat edhe drejtësia ishin dhe akoma janë të kapura prej tyre, atëherë e gjejmë përgjigjen e saktë në pyetjen : Pse ishin të bindur aq shumë që kungulli do t'ju rri gjithmonë mbi ujë dhe e vërteta kurrë nuk do të zbulohet?

Në fakt ata përmes Sadriut dëshironin t'i qëronin hesapet me Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcen.

E edhe më saktësisht, ata i kishin dy dëshira të zjarrta :

1. Ta kthenin Dardan Molliqajn në krye të Vetëvendosjs të cilin në ndërkohë e kishin kthyer në lojtarë të tyre ,

dhe

2. Nëse këtë gjë nuk e pranon anëtarësia e gjerë dhe strukturat e ngushta partiake, atëherë ta shpallnin Vetëvendosjen Organizatë Terroriste dhe ta ndalonin përgjithshmonë me ligj.

Kur më bie ndërmend se kë e kishim njëzet vjet rresht në pushtet çuditem se si jemi ende gjallë dhe shtet.

Më besoni :

Larg më shumë e ka udhëhequr Kosovën UDB-a përmes klyshve të saj shqipfolës sesa viktimat e saj të vërteta.

Fillimisht përmes SHIK-ut të Pdk-së të cilin e ka futur pjesërisht nën sqetull, qysh në periudhën e luftës.

Pra jo tërësisht, por pjesërisht nën sqetull dhe në këtë mënyrë i ka vënë edhe disa atdhetarë të vërtetë të SHIK-ut para një dileme.

Më vonë SHIK-u kuadrot e tij shqipfolëse udbashe i ka futur pothuajse në të gjitha partitë politike dhe institucionet shtetërore.

Rezultatet janë vrasjet e luftës dhe pasluftës, krimi i organizuar, korrupsioni, dështimi i politikës së brendshme, i politikës së jashtme, i sigurisë shtetërore, varësia nga produktet e helmuara serbe, ngecja ekonomike, manipulimi i tenderëve, manipulimi i provimeve në fakultete, diplomat e vjedhura dhe blera, punimet e kopjuara shkencore, ekstremizmi fetar, barnat me afat të skaduar, shpërngulja masive e popullates, aferat e panumërta korruptive, plaçka e pronës publike, plaçka e buxhetit, donacioneve, taksave, tatimeve, doganave, vrasja e dëshmitarëve të krimeve politike dhe ekonomike, gjyqësori i kapur, punësimi nepotist, vjedhja e dhomës së dëshmive, vjedhja e thesarit të shtetit, planet për copëtimin e Kosovës, regjionalizimi, respektivisht themelimi i komunave fantome serbe, Devollet, Kelmendet dhe soji i tyre si lavatriçe të kapitalit të ndyrë të pushtetarëve mafioz, demarkacioni poshtërues, Asociacioni i Komunave Serbe e kështu me radhë.

Si njohës i mirë i karakterit të njerëzve inteligjent për mbrapsht dhe koncepteve të tyre të djallëzuara dinamike, destruktive dhe sabotuese mund t'ju them me përgjegjësi dhe siguri të madhe se Serbia për Luftën Speciale kundër shtetësisë Kosovës pikërisht të tillët ose i ka rekrutuar ose i ka riaktivizuar për ta kompensuar mungesën e saj fizike ushtarake dhe policore në Kosovë dhe për ta bërë sa më efikas veprimin.

Prandaj kur i krahasoj pushtetet e kaluara me këtë që kemi tani klithi deri në qiell nga gëzimi :

Rrofshin Vjosa, Albini, të gjithë bashkëpunëtorët e tyre besnikë dhe njerëzit që ua besuan votën.

AMEN, AMIN !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat