Qeveria dhe Albin Kurti ta luftojnë korrupsionin siç kërkojnë SHBA-të, e jo si dëshiron opozita në Kosovë

Opinione

Qeveria dhe Albin Kurti ta luftojnë korrupsionin siç kërkojnë SHBA-të, e jo si dëshiron opozita në Kosovë

Nga: Rexhep Torte Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 09:22
Rexhep Torte

Peshqve të mëdhenj, milionerëve hajna e tradhtarë të pasluftës në Kosovë, Albin Kurti dhe Qeqevria e tij, duhet t’u tregojnë se vendin e kanë para ligjit dhe prapa grilave, ndryshe ata bëhen gjarpërinj të mëdhenj për ta kafshuar dhe helmuar edhe më shumë Kosovën.

Oj opozitë e mjerane, tradhtare e mëkatare në Kosovë, pa na trego njëherë ne shqiptarëve të tjerë, cila qeveri në botë gjashtë muajshe në moshë, mund të arrijë më shumë se sa që në Kosovë arritën Albin Kurti dhe Qeveria e tij?!

O votues të manipuluar, të mashtruar, të mëkatuar në Kosovë, pa na trtegoni njëherë ne shqiptarëve të tjerë, cila qeveri në botë gjashtë muajshe në moshë, mund të arrijë më shumë se sa që në Kosovë arritën Albin Kurti dhe Qeveria e tij ?!

Oj opozitë mjerane, o votues të manipuluar e të mëkatuar në Kosovë, pa na tregoni njëherë ne shqiptarëve të tjerë, cila qeveri në botë gjashtë muajshe në moshë, mund të arrijë më shumë se sa që në Kosovë arritën Albin Kurti dhe Qeveria e tij, në Kosovën që e trashiguan të katandidisur, të zhvatur, të molisur, të vjedhur e të braktisur, e gati për ta ndarë dhe për ta shitur, nga opozita e sotme me keqqeverisjen e saj në 21 vitet e kaluara?!

Për t’i kuptuar më mirë konstatimet e mësipërme po Jua prezentojmë dy shëmbujt ë mëposhtëm:

Naim Niftari, ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, - më 28 teto në WEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve-në aktuale, botoi shkrimin me titull, “ Shqetësimi i hajnave “, ku thekson se, “ Ish pushtetarët ia vodhën Kosovës mbi 4 miliardë euro, vetëm përmes asfaltit.

Tokat e privtizuara nga 3 euro dhe pastaj ia shitën shtëtit me 1500 euro një metër katror.

Shkatërruan çdo fabrikë, fakultetet dhe spitalet, ekonominë e Kosvës, u pasuruan dhe u bënë milionerë.

U dhpërngukën mbi 5oo mijë shqiptarë drejt Evropës.

Ata shitën dhe falën tokë të Kosovës shteteve përreth, e grabitën çdo tokë bujqësore, ata që para luftës nuk kishin as kocak të pulave e mezi e ngimin barkun me bukë pa kurfarë pasurie para derës, sot të njejtit kanë dhjetara shqtëpi, banesa, vikendica, vetura, lokale, restorante, dashnore….. e qindra hektare tokë , e janë sot multimiionerë, të njejtit sot qenkan shqetësuar pse Qeveria e Albin Kurtit e paska paraparë lidhjen me një rrugë të trevave strategjike shqiptare të rajonit të Tetovës me Kosovën

Këta plaçkitës renegatë e kriminelë, sot janë veshur me kollare e luajnë rolin e njeriut të ndershëm”, thotë në fund Naim Miftari.

Prof.Dr. Nazim Qehaja në letrën publike të botuar WEB faqen e “Bota Sot” në tubrikën Opinione më datë 5 nëntor 2021 me titull “Komandantët u lëshuan në plaçkë , ururpime, vrasje e kërcënime !”, shkruan se:

“Gënjeshtër ishte lufta e tyre çlirimtare dhe shpallja e shtetësisë dhe e pavarësisë së Kosovës!

Më kujtohet si sot njerëzit me uniforma dhe në krahëror me emblemën e UÇK-së , që zbritën me KFOR-in nga malet dhe pa një pa dy u lëshuan si mizat pas “Mjaltit” në plaçkë dhe në uzurpime, në vrasje dhe në kërcënime.

Ndodhi zhbërja e ushtrisë dhe formimi i partive politike për pushtet dhe për tu pasuruar duke vjedhur, jo për të ndërtuar shtet. Në këto parti u futën njerëzit më të ndyrë, individualisht dhe familjarisht argatë të Serbisë. Injorantë , gjakfëlliqur, servil e armiq.

Shkatërruan gjithçka të bukur, lumenj, kodra, fusha, male e fabrika.

Për të përfituar diploma për familje dhe për vete hapën shumë universitete.

Jetën dhe shëndetin e bënë tregti duke mos lënë anash dhe vdekjen.

Më vonë shkuan në Austri për të biseduar për shtetin. Biseduan çka biseduan dhe dy republika na i pruan.

E siç deklaronte atëherë profesor Luta, i pari i grupit të konakut, të kryer për bilologji, por vetëm me provimin e dhënë të paraushtarakut, Serbisë në Austri, ia bëmë tetë me dy!

Jo më shumë e 4 vjet nuk u zuri bytha vend, u ngritënnë protesta, demonstrata, djegën shumë shtëpi dhe kisha, se kështu u kishte thënë Serbia.

Dhe kështu vazhduan burrat e odave përvetësuan shtëpi, pallate, lokale e toka, pranuan se kanë bërë krim, formuan edhe gjykata dhe në Kuvend i bënë legjitime”, thuhet në fund të këtij shkrimi të Prof. Nazim Qehaja.

Oj opozita mjerane, o votues të manipuluar të mashtruar e të mëkatuar, mendoni mirë dhe shlirë, pa na tregoni ne shqiptarëve të tjerë, Kosovën 21 vite kush e ka mjelë dhe kush e ka vjedhë, Albin Kurti me Vetëvendosjen, apo ju opozitë e mjerë-PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, AKR-je ëe Nisma ?!

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, do ta luftojnë korrupsionin dhe krimin siç e duan SHBA-të me vulë, e jo si u pëlqen Hashin Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Behgjet Pacollit e Fatmir Limajt me korrupsion dhe tradhti nën kësulë.

Opozita e Kosovës, edhe pse e mbuluar me tradhti, korrupsion, krim e hajni, në vazhdimësi është duke e kritikuar Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, edhe pse Albin Kurti dhe Qeveria e tij, janë nga më të pastërtat dhe e nga më dinjitozet që ka patur derisot Kosova.

Për të kritikuar të tjerët, paraprakisht duhet ta shikosh veten në pasqyrë, për tu bindur se a je vetë i pastër në mëndje, në zemër dhe në veprime.

As PDK-ja e Hashim Thaçit, as LDK-ja e Isa Mustafës, as AAK-ja e Ramush Haradinajt, as AKR-ja e Behgjet Pacollit dhe as Nisma e Fatmir Limajt , nuk kanë aspak të drejtë morale, kombëtare dhe njerëzore që ta kritikojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij.

Votuesit në Kosovë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021, duke e votuar opozitën, e dëshmuan naivitetin, mendjelehtësinë dhe tradhtinë ndaj mijëra e mijëra dëshmorëve trima që e dhanë jetën për lirinë e pavarësinë e Kosovës, ndaj mijëra e mijëra viktimave pafajshme shqiptare të luftës dhe ndaj popullit të shumëvuajtur të Kosovës, duke ia dhënë votat opozutës, e cila në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi ia vuri Kosovës në fyt lakun dhe thikën.

Votuesit në Kosovë, të cilët me votën e tyre mundësuan që opozita në Kosovë të rikthehet në pushtetin vendor, i ka vunë vetes mbi shpinë një mëkat të madh, nga i cili do të lëngojnë rëndë dhe gjatë.

Opozita në Kosovë i manipuloi dhe i mashtroi votuesit se gjoja është reformuar, gjë që nuk është aspak e vërtetë.

PDK-ja do të quhej e reformuar, po të distancohej rrënjësisht nga veprimet tradhtare, dashakeqe dhe të kobshme që ia bënë Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Vlora Çitaku.

LDK-ja do të quhej e reformuar, po të distancohej rrënjesisht nga Isa Mustafa dhe veprimet e tij në dëm të Kosovës, siç janë korrupsioni dhe nënshkrimi në Bruksel i Marrëveshjes për themelimin e Acociacionit të komunave më shumicë serbe Kosovës.

AAK-ja do të quhej e reformuar, po të distancohej rrënjesisht nga Ramush Haradinaj dhe veprimet e tij në dëm të Kosovës, siç janë pasurimi i jashtëligjshëm, korrupsioni dhe falja Malit të Zi e 8 mijë e 200 hektarëve bjeshkë të Kosovës në kohën kur ishte kryministër i Kosovës.

Behgjet Pacolli, kryetari i AKR-së, në media është kritikuar për lidhje dhe bashkëpunim korruptiv me Hashim Thaçin.

Fatmir Limaj, kryetar i Nisma, gjithashtu në mëdia është kritikuar për vëprimtari korruptive dhe pasurim të jashtëligjshëm.

Të gjithë ata që e kritikojnë Albin Kurin dhe Qeverinë e tij, e kanë humbur në vetvete ndjenjën e turpit dhe të fajësisë.

Ramush Haradinaj, më 16 nëntor 2021, nuk nguroi të deklarojë se, “ Albin Kurti e ka kuptuar gabimisht rolin dhe se po shkon nga gabimi në gabin. Qasja e Albin Kurti t eritani ka qenë shumë e rrezikshme. Qeveria Kurti i ka dëmtuar komunat. Kjo është një prej arsyeve pse Kurti humbi disa komuna të vetat si Prishtinën, Mitrovicën e Prizrenin. Kurti i ka lënë komunat pa investme kapitale, dhe kur i le komunat pa projekte zhvillimore i dobëson. Kreministri Kurti, tha se do të bashkëpunojë më ato komuna , që duan ta luftojnë krimin dhe do t’i mbikëqyr ato. Këtë nuk guxon ta bëjë”.

O Ramush Haradinaj, nuk po të pëlqyeka mbikëqyrja e luftës kudër korrupsionit nëpër komuna, sepse je vetë i mbytur gjer në fyt me korrupsion ?!

Isa Mustafa, më 17 nëntor 2021 deklaroi se, “U krijua një energji jo vetëm në LDK, por edhe te tëë subjektet e tjera opozitare për të mos ia lënë kryeqytetin Vetëvendosjes.

Kjo energji erdhi si rezultat i vlerësimit të qeverisjes së Vetëvendosjes në Prishtinë, por edhe frikës nga Vëtëvendosje për instalim të një pushteti në nivel qendror e lokal”.

O Isa Mustafa akademiku, munafiku dhe faqeziu, kur të dalish para ligjit e drejtësisë do ta kuptosh vlerësimin e ligësisë që po të mungon edhe në këtë moshe të pleqërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat