Si ndodhi tragjedia e autobusit me qytetarë nga Maqedonia Veriore

Opinione

Si ndodhi tragjedia e autobusit me qytetarë nga Maqedonia Veriore

Nga: Tahir Ahmeti Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 14:31
Tahir Ahmeti

Dyshimi për bartjen e lëndëve piroteknike dhe ekzistimit të një cisterne ilegale me naftë, brenda autobusit që kishte 52 pasagjerë është tmerrues.

Kjo mund të jetë njëra ndër arsyet kryesore të ndezjes aq të shpejtë të autobusit dhe si pasojë edhe vdekja e 46 udhëtarëve nga Maqedonia Veriore, që gjindeshin në atë autobus.

Pronarët dhe vozitësit e kompanive transportuese të udhëtarëve, duhet të jenë të vetëdishëm për rrezikun e madh që shkaktojn mjetet ndezëse, dhe pasojat katastrofike që mund të ndodhin nga ndezja dhe eksplodimi i tyre.

Ndërsa autoritetet përkatëse të secilit shtet, duhet të jenë të pamëshirshme ndaj gjithë atyre shkelësve të ligjit, që si pasojë prodhojnë katastrofa të tilla, në humbjen e shumë jetëve të njerëzve të pafajshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat