Kush fshehet pas asociacionit të komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë?

Opinione

Kush fshehet pas asociacionit të komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë?

Adem Bytyqi Nga Adem Bytyqi Më 25 nëntor 2021 Në ora: 20:08

Shumë është folur dhe më shumë po flitët tani për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë.

Thonse këtë të keqe Kosovës ia prunë të dera politikanët injorant dhe të korruptuar.

Në rrjetët sociale dhe shtypin e përditshëm qarkullojnë llojë , lloj të dhënash se Kush ia bëri Kosovës këtë të keqe kaq t‘madhe dhe të dëmshme ?!

Ca e akuzojnë z.Isa Mustafën, ca të tjerë i shtinë në thes që të dytë, Isa Mustafën dhe z.Hashim Thaqin , duke thënë se, këta të dytë i‘a dhuruanë Kosovës Asociacionin një të keqe nga e cila Kosova, përkundër përpjekjeve dukët se nuk e ka edhe aq  leht për t‘i shpëtuar.

Po tani, shumë pakë flitët për shumicën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët pa llogarutur drejtë pasajatë të cilat do t‘i kishte Asociacioni i komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, për sovranitetin dhe  rregullimin e brendshëm Kushtetuese dhe politikë të shtetit të Kosovës, e ngritën gishtinë dhe shumica e deputetëve e votuan në Parlamentin e Kosovës marrëveshjën për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, të cilës tani shteti Serb , insiston,që t‘i jepën ingerenca shtetërore të ngjajshme si të Republikës serbe të Bosnjës .

Mbase po të ishin më të vetëdishëm ata që mbronin interesatë e Kosovës në negociatatë e Bruxelit me palën Serbe ,nuk do do ta pranonin në as një variantë Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, pasi që plani Ahtisarit , kishte paraparë vetëqeverisje të ngjajshme në të gjitha komunatë  pa vënë kufi në ndarje aq të thella etnike…

Tani, është koha, që të gjitha ata që kanë kontribuar në një mënyrë apo tjetër për arritjen e marrëveshjës për asiciacionin e komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë , t‘i kërkojnë ndiesë popullit të Kosovës , për një veprim kaq të pa peshuar politikisht dhe kombëtarisht kundër shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat