Shqiptarë kudo që jeni gëzuar festën e flamurit 28 nëntorin!

Opinione

Shqiptarë kudo që jeni gëzuar festën e flamurit 28 nëntorin!

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 27 nëntor 2021 Në ora: 09:42

Urime ditën më madhështore dhe më të shenjtë të qenies tonë kombëtare!

Siç dihet ,me  28 Nëntor të 1912 -es, plaku i urtë, i mençur e mjekër bardhë Ismail Qemaili, me shokë ngriti flamurin kombëtar shqiptar në Vlorë dhe shpalli mëvetësinë e Shqipërisë!

Madhështinë historike të kësaj date e ngrit në piedestalin më të lartë të lavdisë pjesëmarrësja e Isa Buletinit me shokë nga Kosova dhe delegatët tjerë nga të gjitha vendbanimet tjera etnike shqiptare.

Edhe tani, mbamendja nacionale kujton njërin ndër momentet më emocionale  të kësaj ngjarje historike  shqiptare. kur Isa Buletini, bije në gjunjë duke e përqafuar me lot ndër  sy Flamurin me shqiponjën dy krenare!

Historia e popujve të Botës nuk mbanë mend se ka popuj në botë, të cilët kanë derdhur gjak më shumë se populli shqiptarë për liri  dhe ekzistencën e tij kombëtare .

E gëzofshim përgjithmonë Ditën e Flamurit dhe Ditën e shpalljes së mëvetësisë së Shqipërisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat