Nuk ka pse bëhen pyetje e sondazhe për Bashkim Kombëtar, pasi nuk pyeten fëmijët se a e duan Nënën

Opinione

Nuk ka pse bëhen pyetje e sondazhe për Bashkim Kombëtar, pasi nuk pyeten fëmijët se a e duan Nënën

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 14:48
Skënder S. Kapiti

Shqiptarët, Shqipërinë e quajnë dhe e kanë Mëmëdhe, Amë. Dhe nuk ka pse të pyeten shqiptarët apo të bëhen sondazhe se a jeni dakord për Bashkim Kombëtar, sepse është njëlloj sikur të pyesësh bijtë dhe bijat se a e doni Nënën.

Kujdes se një pyetje e tillë që bëhet është dicka jo vetëm e cuditshme por edhe provokative, që të pyesësh shqiptarët se a jeni për Bashkim në një shtet shqiptar.

Kjo pyetja është antihistorike dhe madje sikur kjo po bëhet në një kohë kur kanë filluar që po duken e dëgjohen edhe deklarime djallëzore e antikombëtare për një komb kosovar.

Pse e them këtë?! Si të pyetet apo të mbahet një Referendum sot se a janë për Bashkim Kombëtar shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, kur tashmë Kosova është një shteti ri shqiptar i cili nuk e fitoi Pavarësinë me paqë e as me Referendum por me sakrifica,me gjak e me luftë.

Politika,diplomacia dhe shtetet shqiptare duhet t’ia bëjnë të ditur të gjithë faktorit ndërkombëtar se shqiptarët duan dhe kanë të drejtë kombëtare që të bashkohen në një shtet të tyre të vetëm; duhet të punojnë fort dhe me përkushtim për realizimin e këtj BASHKIMI. Dhe nëse edhe faktori ndërkombëtar dhe sidomos miqt e shqiptarëve rekomandojnë dhe dakordësojnë si të domosdoshëm mbajtjen e një pyetsori apo Referndumi për Bashkimin e Shqipërisë me Kosovën atëhere të mbahet Referendumi, pasi është e sigurtë se shqiptarët do të shprehen edhe me Referendum për Bashkimin, sepse shqiptarët kanë bërë luftra e sakrifica për lirinë e për shtetin e tyre që rrallë kombe të tjera e kanë bërë.

E them këtë sepse Historia e shqiptarëve është luftë,përpjekje dhe sakrificë mbinjerëzore e pandërprerë për liri e shtet kombëtar.

Dhe e vetmja cështje e pagjidhur në Ballkan dhe në Europë është Çështja Shqiptare. Dhe kjo do të zgjidhet vetëm kur shqiptarët dhe trojet shqiptare të Bashkohen në një shtet gjithkombëtar.

Kurrë nuk do të ketë stabilitet e paqë në Ballkan pa u zgjidhur Çështja shqiptare. Këtë e dinë edhe armiqt e shqiptarëve; e dinë sllavët, serbët dhe grekët, por e dinë edhe SHBA, BE dhe Rusia.

Që shqiptarët duan të bashkohen në një shtet të vetëm këtë e di gjith bota, e dinë edhe miqt e shqiptarëve , por më shumë e dinë armiqt e shqiptarëve; e dinë ata sllavo-serbo-grekët të cilët i kanë ngritur shtetet e tyre mbi trojet e shqiptarëve; e dinë ata të cilët kanë bërë e ushtruar krime, pastrim etnik dhe genocid mbi shqiptarët.

Që shqiptarët e duan Bashkimin Kombëtar e dinë shumë mirë ato shtete fqinje dhe armike të shqiptarëve të cilat gjithmonë kanë dashur që ta asgjësojnë edhe Shtetin Shqiptar, Shqipërinë, sepse e dinin se Shqipëria do të kërkojë trojet e veta që padrejtësisht komploti sllavo-greko-europian ua dha sllavo-serbo-grekëve.

Armiqtë e shqiptarëve e dinë se shqiptarët e Kosovës dhe të trojeve të tjera jashtë Shqipërisë gjithmonë do të kërkojnë dhe do të luftojnë për t’u bashkuar me Shqipërinë.

Po kështu edhe BE-ja, shtetet e saj e dinë shumë mirë se shqiptarët duhet dhe duan që të kenë shtetin e tyre të bashkuar,sepse ata para 100 vitesh, pra paraardhësit dhe politika e shteteve kryesore europiane bënë tragjedinë dhe krimin e madh që i ndanë shqiptarët dhe i coptuan trojet shqiptare duke u falur troje shqiptare Serbisë, Malit të Zi e Greqisë.

Prandaj nuk ka pse pyetet e të bëhen sondazhe as në Shqipëri e as në Kosovë se a duan shqiptarët që të bashkohen në një shtet sepse kjo është e drejtë e Shqiptarëve, dhe nuk pyteten antarët e Kombit shqiptar se a e doni të drejtën tuaj, Bashkimin Kombëtar.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp pas mbledhjes së përbashkët Shqipëri-Kosovës se do të votonte pro nëse do të mbahej një referendum paqësor për bashkimin kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Pra Rama thotë se do votonte pro Referendumit por nëse , pra me kusht nëse do të mbahej Referendumi.Por ai duhej që të deklarohej se shqiptarët kanë të drejtën që të bashkohen në një shtet; pra Edi Rama dhe politika shqiptare si në Shqipëri e Kosovë duhet të deklarohen se Bashikmi është i pashmangshëm dhe politika shqiptare duhet që t’i vërë vetes si detyrë që ta parapërgatisë terrenin dhe të plotësojë kushtet për t’ua imponuar ndërkombëtarëve pranimin e Bashkimit qoftë duke e shpallur Bashkimin me vendimarrje institucionale nga dy parlamentet shqiptare apo qoftë edhe me Referendum.

Mirëpo një politikë si kjo e sotmja e Ramës ashtu si edhe ajo e paraardhësit të tij Berisha veprimet e sjelljet e tyre me shumë kanë punuar kundër Bashkimit.

Dhe pse?!

Kjo sepse si pasojë e keqqeverisjeve të tyre, Shqipëria mbeti e fundit në Europë në rrugën e shtetndërtimit modern e të civilizimit dhe e para në korrupsion, prapambetje, eksod dhe si shëmbull destabiliteti. Fatkeqësisht po kështu edhe Kosova. Edi Rama dhe Sali Berisha kur e shikoni se jeni të dëmshëm kombëtarisht është mirë që të largoheni dhe t’u hapni rrugë të tjerëve. Nëse e bëni këtë, kjo do ishte për ju të dy dhe të tjerët si ju edhe shërbimi që mund t’i bëni interesit kombëtar, Bashkimit të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat