Isa Mustafa pati të drejtë kur tha se dy opsione ekzistojnë për Asociacionin

Opinione

Isa Mustafa pati të drejtë kur tha se dy opsione ekzistojnë për Asociacionin

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 3 dhjetor 2021 Në ora: 18:31
Isa Mustafa

Autori i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, në emisionin Desku, në KTV, Isa Mustafa, tha se Asociacionin duhet implementuar, gjegjësisht refuzuar nga Parlamenti i Kosovës.

Negociatorët e Kosovës me negociatorët serbë në negociatat e Brukselit, krejtësisht në mënyrë të pa menduar pranuan marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, me kërkesën e palës serbe si një zgjidhje në dëm të Kosovës , e vlerësuar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës , të cilën Marrëveshje deputetët e Kosovës e aprovuan në Parlamentin e Kosovës me shumicë votash, edhe këta pa logjikuar se një Marrëveshje e tillë mund t'ia sillte Kosovës një Republikë serbe të modelit të Bosnjës.

Pavarësisht se çka thuhet për të kaluarën e z. Isa Mustafës në skenën politike të Kosovës, pohomi i tij përkitazi me Asociacionin e komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, ishte i drejtë kur tha dy opsione ekzistojnë për Asociacionin, Asociacioni të zbatohet, përkatësisht të refuzohet me një akt ligjor nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Marrëveshja për Asociacionin do të duhej të refuzohej me kohë si një zgjidhje e padrejtë dhe katërcipërisht në dëm të shtetësisë Kosovës, por tani pasi që e ka pranuar pala kosovare në negociatat e Brukselit me palën serbe dhe e ka aprovuar Kuvendi i Republikës së Kosovës me disa modifikime kushtetuese, ka të drejtë z.Isa Mustafa , kur pohon se këtë Marrëveshje duhet implementuar, përkatësisht refuzuar në një mënyrë të përshtatshme me rregullat e të drejtës ndërkombëtare për Marrëveshjet bilaterale ndërkombëtare në mes shteteve.

Megjithatë, mos zbatimi i marrëveshjeve bilaterale në mënyrë të njëanshme Kosovë - Serbi, shkakton pasoja, sepse as marrëveshjet e mëparshme nuk do t'i implementonin këto shtete çka do të detyronin faktorin ndërkombëtar për t'i thënë njërës palë se “e ke gabim”.

Nuk besoj se në këtë rast mund të shkojë çështja deri në Arbitazh ndërkombëtar për shkaqe që dihen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat