Kush ishin ata që i shtynin ta gjuanin me kallashnikov fotografinë e Bob Dolit!

Opinione

Kush ishin ata që i shtynin ta gjuanin me kallashnikov fotografinë e Bob Dolit!

Nga: Halil Geci Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 09:44
Fotoja e madhe e vendosur mbi një ndërtesë në Skenderaj, të cilën e gjuanin me plumba mbështetësit e Thaçit

Kush ishin ata që pas lufte i shtynin hajnat ta godisnin me kallashnikov fotografin e mikut të shqiptarëve Bob Dolin. Fotoja ishte bërë me Ansamblin “Shota” dhe Ibrahim Rugovën. Këtë foto LDK-ja e Skenderajt e kishte vënë mbi kulmin e një ndërtese shumëkatëshe ku banonte vëllai i Idriz Rrecit, Brahim Rreci, në mënyrë që të mos mund ta dëmtonin hajnat, por ajo nuk ndodhi edhe pse e ngritëm mbi banesën shumëkatëshe, ata e gjuanin me breshëri kallashnikovi duke bërë shumë vrima në foton e tij.

Image
Presidenti Rugova me senatorin Bob Dole në Prishtinë

Ata që i shtynin hajnat ta gjuanin me kallashnikov foton e Bob Dolit e të Ibrahim Rugovës dhe zyrat e LDK-së në Skenderaj dyshohet se ishte si e quajmë figurativisht ‘polari’ i Brojes dhe mbështetësit e tij në Skënderaj.

Image
Thaçi dhe Vlora Çitaku me Bob Dolin në SHBA

Jo shumë kohë më vonë Hashim Thaçin e gjen së bashku me manekinen Vlora Çitaku te Bobë Doli, ku flet vetë fotoja. Kjo foto tregon se idiotizmi i një tradhtari, që nuk mundet ta përshkruaj askush më mirë se HAGA atje ku sot po bënë ‘vezë’....!Ikja e Bob Dolit në amshim e varfëroi bukur fort çerdhen e mbështetjes shqiptare në Amerikë. Dole ishte jo vetëm hero i Amerikës, por edhe hero i Kosovës dhe një ndër miqtë më të mëdhenj që kanë pasur ndonjëherë shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat