Pse opozita nuk po e përkrah qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti, kur është në pyetje Asociacioni për komunat serbe?!

Opinione

Pse opozita nuk po e përkrah qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti, kur është në pyetje Asociacioni për komunat serbe?!

Ali Kelmendi Nga Ali Kelmendi Më 9 dhjetor 2021 Në ora: 19:20
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Pjesëmarrja e mbretit Ahmet Zogu në një mbledhje të mbretërve në Belgjikë, nga nikoqiri ai prezantohet si mbreti i dy milionë shqiptarëve. Ndërsa, Zogu kur e merr fjalën para gjithë mbretërve, thotë: “Unë jam Ahmet Zogu, mbreti i dy milionë mbretërve shqiptarë”..!

Nëse do ta bënim një analogji krahasuese me z. Albin Kurti, kryeministër i Dardanisë, ai me rastin e daljes në foltore, bazuar në rrethanat shoqërore dhe politike të eksponentëve partiak të opozitës, të OJQ-ve dhe të një numri të (b)analistëve) mediatik para kamerave të gjitha televizioneve tona, të SBASHK-ut, udhëheqësve me mandate shumëvjeçare të sindikatave të bashkuara etj, etj., ai do duhej të prezantohej si Albin Kurti, “kryeministër i tre milionë kryeministrave dardanë”..!?

Po të ishte në të vërtetë Albini mbret edhe ai do të sillej ndryshe në bazë të kompetencave mbretërore, atëherë të tjerët do ta ulnin kokën për të mos llomotitur vend e pa vend për kryeministrin dhe qeverinë, pasi që konsekuencat do ishin tjera në krahasim me këto në demokracinë liberale.

Andaj edhe flasin, llomotisin, gënjejnë vend e pa vend!!!

Rrenat që i përdorin e kanë qëllimin dhe prapavinë e tyre të poshtër, ato i bartin frytet e tyre, bëhen në masë, njëjtë siç është menduar nga rrenacakët, herë-herë edhe e vërtetë ndikuese!

Populli ynë thotë: kur një rrenë lëshohet në krye të katundit, ajo kur të arrijë në fund të tij, bëhet gati e vërtetë»!? Andaj kjo është motoja e rrenacakeve mediatik, sidomos e (b)analistëve politik, ku fajin kryesor e kanë televizionet të cilat ftojnë çfarë do soj (b)analisti që nuk ka pikë fytyre të ofendojë, të gënjejë sipas porosisë së mentorëve të tyre nga hierarkia 20 vjeçare - tani e opozitës që i paguajnë shumë mirë, nga njëra anë, dhe nga tjetra neve shikuesve na nevrikosin dhe ndejën e as gjumin nuk po na lenë ta bëjmë rahat.

Andaj të përmendurit në jetën tonë të përditshme po dalin pas kulisave me manipulime përmes gjuhës së të folurit dhe nëpër media të ndryshme me nxitje vëllavrasëse dhe armiqësore, por të dënueshme me ligj.

Terminologjia e këtyre manipulimeve politike denigruese, ofenduese po bënë një dallim të dukshëm pa argumente mes politikës shtetërore, nga njëra anë, dhe atyre partiake dhe grupimeve më të mëdha, nga ana tjetër.

Epo rendi shtetëror- shoqëror dhe ekonomik në fuqi, nuk i përshtatët as politikisht as teoretikisht në tërësi konceptit politik të një partie apo të organizimeve tjera, të cilat veprojnë pa kompetenca jashtë autorizimeve, mbase me sjellje dashakeqe ndaj liderëve dhe qeverisë!

Në mes të idesë dhe të vërtetës ekziston për çdo rast një diskrepancë e cila për partinë në pushtet është më e vogël, ndërsa për partitë opozitare është më e madhe. Për ta tejkaluar këtë humnerë duhet të jetë obligim ligjor dhe qëllim i çdo organizate politike, pasi që është objekt i hallkës zingjirore në mes partive të ndryshme. Mirëpo lufta e partive opozitare nuk luhet në hapësirën pa ajër. Ajo vërtitet rreth shtetit me jo lojalitet të saj, e cila nuk mund të suspendohet, përderisa nuk arrihen «Vendimet e mëdha shtetërore» të cilat prej ditë në ditë vendosin e respektojnë të drejtat ligjore deri në ekzekutimin e tyre.

Shteti siç është ky i sotit, nuk mund të pret derisa një parti të fitojë një koncept të qëndrueshëm e të triumfojë. Ai duhet deri aty ku ka të drejtë të veprojë, pasi që është shtet dhe duhet të mbetët i tillë, duke i zgjedhur detyrat që i përkasin dhe t’i kryejë të gjitha obligimet me rëndësi në mbrojtjen e rendit kushtetues sipas vullnetit dhe dëshirës së mbarë popullit.

Tani po i kthehem aktualitetit politik të ditëve të fundit, lidhur me kërkesën e SBASHK-ut për ligjin e pagave. Ajo se çka u tha nga ministri i financave z. Murati, se është e drejtë legjitime e sindikatave t`i kërkojnë të drejtat e tyre sipas ligjeve në fuqi, të njëjtën ua tha edhe kryeministri Albin Kurti, mirëpo sa dëgjova dhe kuptova, kryeministri foli edhe për kryesinë e sindikatës e cila duhet t’i nënshtrohet zgjedhjeve dhe freskimit të saj me kuadro të reja.

Kjo deklaratë e kryeministrit i preku ata që e kanë mizën pas veshit, sikur kryetari Rrahman Jashari. Ky e akuzoi kryeministrin së gjoja e paska shkelë kushtetutën pasi ua paska përmendur rifreskimin e kryesisë me anëtarë të rinj dhe me kryetar, pasi që Jashari është kryetar për disa mandate!!! Përgjigja e Jasharit ishte shumë e rreptë dhe kërcënuese, se ai e donë edhe një mandat dhe se atë gjoja nuk guxon qeveria ta rrëzoi përveç anëtarësisë së sindikatës. Pastaj tha se do të ankohej në Sindikatë botërore e cila ka më së 31 milionë anëtarë. Më tutje z. Jashari bëri edhe ultimatum së nëse nuk aprovohet Ligji për Pagat do t`ua vejë drynin shkollave!?

Po e përmendi një intervistë virtuale të datës 07.12.2021 në TV Klan Kosova me Adriatik Kelmendi-n me një mjek të një grupimi sindikal, por nuk më kujtohet së cilit grupim i takonte dhe emri i tij nuk më kujtohet. I njëjti qysh në fillim filloi me ofendime për kryeministrin, duke thënë së partia e tij është fashiste???!!!.

Fjalë tepër të rënda për partinë në pushtet dhe për kryeministrin!!!

Personalisht kisha dëshirë ta pyesja doktorin se çfarë lëmie mjekësore kishte, por s`kisha mundësi. A e di doktori së çka do të thotë fjala fashizëm? Me siguri se jo!!!

Fashizëm supozohet një ideologji që pretendon autoritet absolut mbi një udhëheqës të pakontrolluar nga i cili pritët të sjellë respekt dhe lumturi për popullin e tij, përmes madhështisë kombëtare. Në shtetin fashist përvehtësohet ideologjia fashiste, me humbjen e të drejtave demokratike, me heqjen dorë të vullnetshme të masave.

Atyre diktatori ua imponon vullnetin e njëzëshëm, njëjtë si Isa Mustafa, që nënshkroi Asociacionin, kur anëtarësisë së LDK-së ua imponoi votimin e njëzëshëm, siç ndodhi me asociacionin e komunave më shumicë serbe si dhe votimin në Parlamentin e Kosovës së bashku me Hashimin, e të mbështetur nga Ramushi, ua imponuan votimin e njëzëshëm me votat e 80 deputetëve edhe për shitjen-dhënien e 8260 ha tokë të Rugovës, Malit të Zi, pa pëlqimin dhe me kundërshtimin e fuqishëm të LVV-së dhe kryetarit të saj z. Albin Kurti.

Pra fashizmi e sjell kombin në një vlerë sakrale, ashtu që njerëzit duke u lutur për diktatorin, njëkohësisht lutën edhe për veten.

Me këtë rast kombi është si një element jetësor i idolit.

Më tutje po me kujtohet një mik veterinar në Prishtinë, kur rrinim më të dhe bisedonim për punën e tij. Ai më thoshte se me një rast i vjen njëri i cili kishte hall me lopën e tij. I troket në derë, del dhe ia hapë derën dhe hallexhiu i drejtohet: A jeni ju doktor «stoka»?, miku im tha se iu buzëqesha, duke i thënë se unë nuk jam “doktor stoka”, por jam doktor i gjave-shtazëve, a po e merr vesh ti?

Edhe këtë mysafirin e Klan-Kosovës nuk e kuptova se çfarë mjeku ishte???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat