Gjuha fyese e opozitës në Parlament, e disa mediumeve televizive dhe të shkruara, është barazi me akte antikombëtare..!?

Opinione

Gjuha fyese e opozitës në Parlament, e disa mediumeve televizive dhe të shkruara, është barazi me akte antikombëtare..!?

Ali Kelmendi Nga Ali Kelmendi Më 16 dhjetor 2021 Në ora: 19:08
Ali Kelmendi

Shoqëria si masë dhe përvojë kolektive ka lindur bashkë me njeriun e cila paraqet një lidhje organike dhe mendore e të gjithëve me të gjithë. Po ashtu, përvojat i marrim edhe nga popujt tjerë. Ne, gjithnjë dhe gjithkund kufizohemi me të tjerët, dhe këta të tjerët kufizohen gjithnjë dhe gjithkund me ne. Përvoja e shoqërisë sonë, natyrisht po ecë përpara dhe njohuritë tona mendore duhet të lidhen medoemos me shkencën dhe sociologjinë. Dhe, vetvetiu nëse duam ta pengojmë këtë rrjedhë, gjë që nuk mundemi, pasi përvoja shoqërore është një fakt jetësor kyç për ne.

Po përmend një histori të një njeriu me mjekër, kur një moment i afrohet një mik dhe e pyet: kur flenë a e bartë mjekrën nën jorgan apo mbi të?! I shkreti mbetët pa përgjigje dhe nuk mundet me bërë një pikë gjumë tërë natën, duke menduar për atë së çka i tha miku i tij. Andaj për shumicën e njerëzve mendimi, sidomos mendimi sistematik është një punë apo veprimtari e rrallë dhe relative.

Jetohet gjithnjë në shoqëri, por mendohet për vetën tek atëherë, kur për ndonjë arsye ndodh diçka që bëhet problematike. Njeriu është organizëm i gjallë që bën plane, projekte, mendon dhe ëndërron për ardhmërinë më të mirë se të sotmen. Pra, njeriu mendon dhe komunikon me gjuhën e të folurit.

Gjuha është institucioni i parë me të cilin njeriu bie në kontakt me të tjerët. Shkrimtari austriak Karl Kraus e ka quajtur gjuhën «shtëpia e shpirtit», dhe, sa gjatë që të jetojmë ajo na ofron mundësinë të njihemi mes vetit dhe me botën. Sipas tij gjuha është institucion shoqëror para gjitha institucioneve tjera. Ajo shpeshherë është “dhuna” më e madhe të cilën shoqëria e përdorë mbi ne.   Si zakonisht ne përdorim gjuhësor fjalën si «institucion», pothuaj si synonim për «Institut»...siç është burgu, spitali, universiteti apo parlamenti etj.

E fillova këtë shkrim me një parantezë sociologjike për të trajtuar gjuhën dhe të shprehurit tonë si individë dhe institucion në Parlament dhe jashtë tij, në mediat televizive përmes dhe të shkruara, të cilën mjaft (b)analistë e shndërrojnë një gjuhë të urrejtjes, shpifjeve dhe ofendimeve ndaj kundërshtarëve politikë, sidomos e disa deputetëve, ministrave dhe politikanëve gojështhurur kundër Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti.

Opozita ka trashëguar shumë veti negative dhe assesi nuk po mund të ndahet nga e kaluara e qeverisjes më të mbrapshtë 20 vjeçare në historinë tonë të pas luftës.

Kanë trashëguar shumë nga lideri i tyre në Hagë, Hashim Thaçi, i cili dikur thoshte se, «unë, Hashimi, jam kryetar i dy milionë shqiptarëve»..!? Nuk thoshte njëjtë si mbreti Zog dikur, jam «mbret i dy milionë mbretërve»..! Thoshte ashtu pasi që i ndërsyente argatët e vetë dhe i ushqente, duke u lejuar të flisnin çka do në Parlament, të vjedhin dhe të inkriminoheshin në politikë dhe ekonomi, ku në fund jepte urdhra, si monark që t`ia votonin në Parlament tjetërsimet e territoreve tona, duke ua shitur apo «falur» fqinjëve tanë sllavo-orthodoks, sipas direktivave dhe lidhjeve të tij me serbet e N. Pashiqit dhe rusët e Stalinit.

Po me kujtohet kur Daçiqi i Beogradit thoshte, se Hashimi, Ramushi dhe Isa nuk mund të marrin vendime të «mëdha» pa na pyetur apriori neve në Beograd. Koha po e vërteton se kjo ishte e vërtetë!!! Rusët e Putinit me Vuçiqin e Serbisë po përpiqen të dalin në Adriatik përmes Bosnjës, Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë, që t’i marrin pasuritë minerare sikur para 60 vitesh, kur e lëshuan Vlorën, duke e humbur bazën e fundit detare në Mesdhe.

Atëherë gjenerali rus Zhelezov kishte vajtuar duke thënë, se »po e lëshojmë Vlorën dhe tani e tutje do të bredhim nëpër Mesdhe si çifutët nëpër shkretirë»..!?

Të shkojmë më tutje, disa media televizive në emisionet e tyre debutuese rreth aktualitetit tonë të përditshëm, po i ftojnë pa menduar mirë disa “analistë”, të cilët para kamerave dhe mbarë opinionit shqiptar po përdorin një fjalor dhe gjuhë shumë denigruese, pastaj me vite i shohim të njëjtit, ku shumë nga ta janë dështakë të ardhur nga partitë e opozitare e të paguar mirë esi njerëz të karakterit të ulët, urrejtës dhe fyes ndaj kundërshtarit politik, njerëz të paguar për të kundërshtuar dhe nënvlerësuar të tjerët me shprehje banale dhe shpesh të pista, që fare nuk u ka hije as atyre as televizioneve përkatëse dhe moderatorëve të tyre bajat dhe neveritës.

Na bënë horë para botës e në interes të armiqve tanë shekullor. Nuk lenë asnjë sekret pa e nxjerrë jashtë në dëm të shtetit të Kosovës!

Këto misione dhe debate televizive emitohen gjithkah dhe të tjerët i shfrytëzojnë për propagandë armiqësore ndaj Kosovës dhe qeverisë sonë tek fqinjët tanë veriorë.

Kam përmendur disa herë për (b)analistet e TV-Dukagjinit në krye me Ermalin, p. sh. si banalisti Vehbi Kajtazi, njëri me karakter të ulët që e stimulon agresivitetin në opinion, një psiko-patologjik i cili mendon se, gjoja «këshillat» e tij i mirëpret Qeveria dhe Albin Kurti.!!! Para zgjedhjeve të fundit e përuli Agim Bahtirin, si «analfabet», të cilin e paska përkrahur kryeministri, pra me një “plumb t`i vriste zogjë..”?!

Pastaj, mbrëmë në televizionin ATV, në emisionin për rastin Kumanova, i burgosuri kosovar në burgun e Shkupit drejtpërdrejt e akuzoi Vehbi Kajtazin i cili të burgosurit e Kumanovës i ka quajtur “terrorist”, se janë banda kriminale ???!!! Ndërsa kolegët e tij e mbronin me çdo kusht Kajtazin, duke thënë se ka folur me gjuhën juridike! Turp i turpit për ta dhe analistë televiziv sikur këta..???

Nga avokati musafir nga Shkupi dëgjuam, se për të burgosurit ende nuk është marrë vendimi përfundimtar i Gjykatës së Shkupit, ndërsa këta të mjerë dhe argatët të dreqit e prejudikojnë fajësinë e të burgosurëve shqiptarë në rastin “Kumanova” !?

Njëjtë sikur këta është deklaruar javë më para edhe deputetja Blerta Deliu-Kodra, duke e akuzuar ministren e drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu se ajo e paska kunatin “terrorist” të burgosur në burgun e Shkupit, dhe më tej i thotë, se çka po menduaka homologia gjermane për të. Shumë thellë ka shkallmuar Blerta Deliu. PSE, e dinë vetëm ajo..!?

Njëri që ishte prezent – vëllai i të burgosurit foli se: «Fjala është e lirë, por çmimin e ka të shtrenjtë»( Dardani).

Së fundi, për t`ua rikujtuar SBASHK-ut sot në mëngjes dëgjova në televizionin ATV, se në: «shkollat e mesme në Suharekë nga 240 nxënës të shkollës së mesme, 100 prej tyre nuk dinë as shkrim as lexim». Sindikatave në përgjithësi nuk po u intereson niveli i mësimit, por » logat, rrogat më na i (rr)litë», ose do ju vejmë drynin shkollave- Sikur me ua pas lenë baba...K a t a s t r o f ë !!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat