Derisa Albin Kurti kërkon dëmshpërblimet serbe në Kosovë, Edi Rama duhet të kërkojë dëmshpërblimet evropiane

Opinione

Derisa Albin Kurti kërkon dëmshpërblimet serbe në Kosovë, Edi Rama duhet të kërkojë dëmshpërblimet evropiane

Nga: Sulejman Mehazi Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 23:03
Sulejman Mehazi

Derisa Albin Kurti kërkon dëmshpërblimet serbe në Kosovë, Edi Rama duhet të kërkojë dëmshpërblimet evropiane për shkak padrejtësive të bëra në Kongresin e Berlinit dhe Konferencës së Londrës

Jo vetëm kërkesat dhe kushtet, por edhe super kushtet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore të plotësoheshin, përsëri BE-ja do na mohonte e nuk do na pranonte në gjirin e saj. 
Nuk janë budalla e naivë këta të BE-së, të BE-së shumë mirë e dinë se çfarë krime padrejtësishë ju kanë bërë shqiptarëve dhe këto masakrime të tokave shqiptare duhet paguar. 

Krimet juridike evropiane ndaj trojeve shqiptare janë shumë e shumë më të trishtueshme sesa gjenocidet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Nuk ka krim e gjenocid më të madh për copëtimin e trojeve shqiptare sesa Kongresi i Berlinit më 1878, dhe Konferenca e Londrës më 1913.

Dëmshpërblimet që kërkon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndaj krimeve serbe në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me qeverinë e Kosovës duhet paditur BE-në për krimet politike, juridike e diplomatike të fuqive të mëdha evropiane ndaj masakrimeve të trojeve tona.

Ndoshta për shkak këtyre krimeve e masakrimeve të tokave shqiptare, BE-ja nuk pranon Shqipërinë të bëhet anëtare e BE-së, për shkak se atëherë BE-ja do jetë e detyruar që Shqipërisë t'i paguajë dëmshpërblime 400 miliarde eurosh.

Shkurt e qartë, nëse evropianët e fuqishëm anëtarësojnë Shqipërinë në BE, atëherë detyrimisht janë të obliguar që Shqipërisë t'i paguajnë dëmshpërblimet e veprimeve makabre të evropianëve ndaj tokave shqiptare në Kongresin e Berlinit dhe të Konferencës së Londrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat