Me 8 Janarit 2022 shuhet revolucioni antidemokratik, antikombëtar anti-PD dhe anti-SHBA, shuhet revolucioni foltoristo-berishist.
E quajtura strukturë për rithemelimin e Partisë Demokratike ka bërë thirrje për një protestë kombëtare me 8 Janar 2022 në vazhdën e revolucionit foltoristo-berishist anti-Basha e anti-SHBA. Këtu përfundon ky revolucion pasi i ka konsumuar tashmë gjitha zullumet kombëtare dhe të gjitha energjitë e mashtrimeve, intrigave, shpifjeve dhe gënjeshtrave.
Synimi i një pakice dështakësh që duan të marrin drejtimin e Partisë Demokratike në mënyrë joligjore dhe jashtinstitucionale duke organizuar foltore, duke lëshuar ultimatume e duke organizuar protestë, kjo e fundit nuk ka si të jetë e të pranohet si protestë kombëtare, por është antikombëtare po, është fundi dëshpërues i berishizmit korruptiv, antidemokratik e antiamerikan.
PD ndahet përgjithmonë nga berishizmi dhe nga e vjetra politike korruptive.
Nuk është kombëtar shqetësimi personal e halli politik e korruptiv i një individi si Berisha apo edhe të disave qofshin ata që janë rreth tij. Nuk ishte kombëtar Sali Berisha dhe as Tritan Shehu kur e furnizonin ushtrinë kriminalë të Millosheviqit me karburantë kundër shqiptarëve të Kosovës gjhë që përbën kulmin e tradhtisë kombëtare.Dhe do ishte e mjaftueshme ky si fakt për disa profesorë kosovarë të cilët e mbrojnë me fanatizëm Berishën.Tani Berisha duhet të hetohet edhe për këtë, ndërsa profesore të Kosovës që e mbajnë veten si nacionalistë e patriotë dhe sidomos edhe i thurin lavde me të drejtë aleatit të madh SHBA-ve, dhe me të drejtë këtyre profesorëve e intelektualëve të cilëve u “vjen mire” edhe për të akuzuarit në Hagë për krime, por si është e mundur që këta farë profesorësh dalin kundër non gratës amerikane për Berishën?!
Është për t’u përshëndetur vendimi amerikan që ka shpallur non grata edhe serbë të Kosovës dhe të Bosnjës , si dhe do të ishte e mirëpritur që SHBA të shpallte non grata edhe funksionaë e VIP-a të Kosovës të zhytur në tradhti e korrupsion.
Sot personaliteti më i duhur edhe që ka nga SHBA mbështetjen e besimin më të madh për ndryshimin dhe për të ardhmen e Shqipërisë e të shqiptarëve është Lulzim Basha, dhe duhet që masivisht shoqëria civile gjithshqiptare, mediat dhe intelektualët e rinia ta mbështesin atë fuqishëm kundër mbeturinave të politikës së vjetër, ta mbështesim Bashën në betejën për ta konsoliduar demokracinë dhe shtetin e së drejtës; ta mbështesim Bashen për të crrënjosur tradhtinë publike dhe për ta cmontuar sistemin kriminal të korrupsionit. Këto i ka marrë përsipër për t’i realizuar Basha, dhe këto janë detyra kombëtare.
Dhe e kundërta, përpjekja për ta penguar Bashën dhe për ta mbrojtur korrupsionin dhe për t’u kundërvënë SHBA-ve, është tentativë e përpjekje apo edhe lëvizje antikombëtare të cilën po e bëjnë Berisha dhe grupi foltoristrëve të tij.
Kombëtarja është me Bashën, antikombëtarja ëshë me anti-Bashët
Duhet bërë dallimi midis asaj që është kombëtare dhe asaj që është individuale, politiko-partiake dhe asaj që është antikombëtare.
Kombëtare do të thotë dicka që i përket gjithë kombit, një kauzë gjithkombëtare, ku marrin pjesë të gjithë antarët e kombit, dicka që përfaqëson gjithë shtetin, shoqërinë dhe gjithë kombin.
Kombëtare është lufta dhe beteja kundër korrupsionit e kundër krimit të organizuar; kombëtare është besnikëria dhe aleanca jetike me SHBA-të; kombëtare është ndërtimi i shtetit ligjor me standarde moderne e demokratike; kombëtare është Veting-u dhe dalja nga tranzicioni dhe ndarja me të vjetrën politike deshtake që ka marrë peng shtetin,shoqërinë, drejtësinë dhe integrimin. Dhe këto që janë kombëtare dhe determinante për shqiptarët i ka në program dhe si mision e vizion Partia Demokratike dhe Lulzim Basha.
Nuk mund të jetë kombëtare një protestë e cila organizohet për interesa të një fraksioni politik të një partie politike sic janë Berisha me ata që pretendojnë për “rithemelim” të PD-së.
Ky është një interes e synim politik i atyre të cilët nuk pranojnë Bashën Kryetar dhe as kryesinë legjitime të Partisë Demokratike, pra është në përpjekje kundër kohës dhe antihistorike.
Kombi është i madh, i fuqishëm dhe i pasfidueshëm nga individët, nga grupi i interesit dhe nga partitë politike sado të fuqishme që të jenë ato.
Kurse partitë politike sipas politologut të njohur G. Sartorti jep këtë përkufizim: “një parti është një grup politik i identifikuar me një etiketë zyrtare që paraqitet në zgjedhje dhe është i aftë të vendos nëpërmjet zgjedhjeve kandidatët në poste publike”. Pra Partia është një organizim i një grupi politik që ka një etikë morale, ligjore, demokratike e zyrtare që konkuron për të marrë pushtetin për të qeverisuar dhe për t’i shërbyer kombit, shoqërisë,shtetit dhe qytetarit.
Pra ky grupi që kërkon rithemelim të PD-së, le të themelojnë një parti tjetër sepse interesi i tyre është ai personal i cili nuk është brënda dhe nuk ka asgjë të përbashkët me interesin as të demokratëve dhe as të shqiptarëve.
Partia Demokratike është dhe mirëfunksionon sot si opozitë politike në Shqipëri, që funksionon institucionalisht, normalisht dhe ligjërisht sipas rregullave statutore dhe sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Partia Demokratike politikisht është organizim i pavarur, i lirë, demokratik, që funksionon sipas Kushtetutes të vëndit dhe të rregulluar nga statuti i saj.
Në këto kushte kur Partia Demokratike institucionale është e drejtuar nga Lulzim Basha, dhe nuk e di se kjo protestë e thirrur si kombëtare nga një ish dikur kryetari i Partisë Demokratike,tani i shpallur edhe non grata nga SHBA dhe i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së dhe nga të gjitha funksionet e PD-së, pra kësaj ftese për protestë kombëtare atij nuk do t’i përgjigjen as antarë të Partisë Demokratike e jo më kombi, shoqëria e shteti.
Nuk mundet që të jetë protestë kombëtare një protestë e një pakice demokratësh të cilët kanë vetëm një qëllim, atë të marrjes së godinës së Partisë Demokratike.
Ky qëllim i tyre tashmë dihet publikisht dhe ndëkombëtarisht.
Prandaj edhe Basha tregohet tolerant me karakterin e një urtësie e tolerance të admirueshme, është i qetë, i durueshëm dhe i bindur në të drejtën që ia ka dhënë statuti,kushtetuta dhe demokracia zgjedhore një antar një votë për të qenë lider legjitim i Partisë Demokratike Shqiptare dhe që akoma edhe më tepër fakti se ai ka sot më shumë se cilido tjetër politikan shqiptar, Basha ka mbështetjen e SHBA-ve, të aleatit jetik të shqiptarëve.