Populli ynë e ka një thënie shumë të rëndësishme: Tuta hanë dardha të "buta!"

Opinione

Populli ynë e ka një thënie shumë të rëndësishme: Tuta hanë dardha të "buta!"

Nga: Adem Bytyqi Më: 6 janar 2022 Në ora: 19:31
Adem Bytyqi

Nëse vetingun e bëjnë vetë gjyqëtarët dhe prokurorët, e jo Ministria e Drejtësisë, ky nuk është veting, por kamofllim i vettingut.

Këtë gjykim e shfaqa si qytetar (shtetas) i Kosovës, pas prononcimit të kryeprokurorit Lumezi, i cili paska thënë: "Vetingun e bëjmë ne, e jo Ministria e Drejtësisë apo ndonjë institucion tjetër".

Akoma në historinë e njerëzimit apo në historinë e cilido shtet nuk ka ndodhur, që një individ, person i lartë zyrtar shtetëror apo qoftë edhe qytetarë i rëndomët ta ketë shpallur fajtor vetën edhe atëherë kur është fajtor.

Kjo nuk do të thotë se në procesin e vetingut nuk do të marrin pjesë Prokurorë dhe Gjyqëtarë, sepse vetingu bëhet për ta, mirëpo pjesëmarrje e tyre do duhej të ishte në kuadër të një Departamenti opo institucioni tjetër të drejtësisë i themeluar enkas për zbatimin e vetingut në interes të spastrimit të prokurorive dhe gjykatatave nga prokurorë dhe gjyqtarë eventualisht të korruptuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat