Fyerjet dhe kërcënimet ndaj ministres Gërvalla, në realitet janë shprehje e njerëzve pa integritet

Opinione

Fyerjet dhe kërcënimet ndaj ministres Gërvalla, në realitet janë shprehje e njerëzve pa integritet

Nga: Dedë Preqi Më: 10 janar 2022 Në ora: 11:13
Dedë Preqi

Sëcili qytetar i vendit ka të drejtë të kritikojë dhe të vlerësojë punën dhe aktivitetin e qeverisë së vet, por edhe të ministrisë së caktuar, ka të drejtë përmes bindjeve dhe fakteve të formojë përherë një lloj përpjestimi dhe kërkimi të masave në kuptimin e gjithmbarshëm të përcaktimit të një rregullore ligjore, e cila e formon bërthamën e organizimit dhe zhvillimit të vendit.

Nëse duam në fakt për të parë dhe kontrolluar me kujdes punën dhe aktivitetin e qeverisë aktuale, gjegjësisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të cilën e udhëheq zonja Donika Gërvalla, atëherë kemi nevojë që gjërat të duken ashtu siq janë, pa ua shtuar bishtin mbrapa, apo duke ia mohuar cilësinë dhe aftësinë brenda këtij Institucioni, i cili nuk duhet të hudhët poshtë përshkak të rrethanave të përceptuara gabimisht nga një grup i njerëzve të caktuar, që kanë prapavija të dyshimta, në veqanti si përvojues të krimit dhe korrupsionit.

Ministerja Gërvalla, nuk është profetike, që të shpëtojë gjithë kompleksitetin e një rrethane kritike shoqërore në Kosovë, nëse valët e trazimeve janë të rrëmbyeshme, që e kanë zanafillen shumë të hershme dhe kanë marrë përmbytjen e anijes, duke e vënë një shoqëri përpara rrethanave të pa lakmueshme, prandaj duhet të kemi parasysh dhe të provojmë, qoftë edhe si kërkim, nuk do e gjejmë një ministreshë edhe më të përkushtueme, më të guximshme dhe më të vyeshme si zonjën Gërvalla.

Ministerja Gërvalla dhe bashkëpunëtorët e saj, me një përkushtim të madh i janë çasur programeve dhe përmbushjes së detyrave, që të vihet re drejtëpërsëdrejti puna e projekteve të reja ndaj atyre projekteve të rebelimeve njerëzore që e ushtruan pushtetet e më hershme, ku imazhi i tyre, përveq se na mashtroi edhe na trydhëtoi me nivelin e krizës ekonomike dhe politike, prandaj është vështirë të flasësh për një arritje të shpejtë dhe të efektshëm, sa do që kritikat janë të bezdishme dhe jo reale për qeverisjen aktuale.

Ministerja Gërvalla, edhe vetë tregon se, tani për tani gjindemi në fazën e fuzionimit të ish-Ministrisë së Punëve të Jashtme, si edhe të Diasporës, që do të thotë se, përveq ministrive të tjera edhe këto dy ministri kanë dështuar në planet dhe programet e veta, të cilat janë ushtrue nga pushtetet e korruptuara dhe me praktikat e nepotizmit si edhe lidhjeve partiake, familjare dhe klanore, prandaj, edhe kësaj ministrie i nevoitet kohë dhe përkushtim, deri sa të zë hapin e saj të veprimit dhe të stabilitetit, e cila e ka humbur kuptimin e vet real.

Ministerja Gërvalla, i pranon kritikat që janë me vend dhe kanë argumente të mangësisë apo të dobësisë në punën e saj, sikur sëcili që punon edhe gabon, si kritika të cilat duhet të përmirësohen, por ministerja në fjalë ka plot të drejtë se, kritikat që vijnë si fyerje përsonale dhe kërcënime, të cilat bazën e kanë « fluskë » sapuni, vetëm sa për të çuar pluhur dhe për të dhënë argumente fallse para opinionit kosovar, thua se populli nuk i njeh se kush janë, këta janë produkt i njerëzve qëllimkeq, jo vetëm ndaj përsonit në fjalë dhe qeverisë, por edhe ndaj popullit dhe Institucionit në fjalë, sepse vetë këta njerëz ishin deri dje në pushtet, të cilët ishin shërbëtorët më të mëdhenj dhe më të zëshëm të krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat