Politika nuk duhet besuar verbërisht, ajo është interes dhe punon me pasinqeritet sepse do pushtet

Opinione

Politika nuk duhet besuar verbërisht, ajo është interes dhe punon me pasinqeritet sepse do pushtet

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 10 janar 2022 Në ora: 17:56
Skënder Sadri Kapiti

Unë kurrë nuk i kam besuar politikës, por edhe nuk kam qëndruar indiferent karshi saj duke qenë kritik karshi saj. 

Për derisa politika është e domosdoshme dhe e pashmangshme, duke qenë se ajo është interes dhe punon pandershmërisht  dhe është e pabesë sepse synon vetëm pushtet ajo duhet të mbahen nën vëzhgim vigjilent nga populli i cili e zgjedh dhe e voton si pushtet dhe si opozitë. 

Populli nuk është parti politike,por në demokraci ka një ligj që ai duhet të votojë për aktorët politik, që janë partitë politike për të zgjedhur se kush duhet që ta qeverisë. 

Demokracia vëzhgon punën e pushtetit, dhe nëse pushteti keqqeveris atëhere opozita i kërkon popullit votën për të bërë ndryshimin që kërkon shumica, nëse qeveria punon mirë populli ia beson përsëri asaj pushtetin. 

Politika punon pandershmërisht sepse ajo synon pushtetin dhe me pushtetin ajo më shumë shikon interesin politik të partisë se sa atë të shoqërisë, dhe prandaj demokracia është ilaci që e shëron politikën duke e ndëshkuar atë në rastin kur ajo korruptohet dhe e tradhton interesin publik dhe atë kombëtar.

Demokracia si armik të madh ka korrupsionin politik dhe atë të lartë shtetëror, dhe shoqëria dhe shteti dëmtohen rëndë dhe asfiksohen kur politika arrin ta bllokojë demokracinë me anë të korruptimit edhe të mediave, të drejtësisë, të intelektualizmit dhe të shoqërisë civile. 

Dhe pastaj është shumë vështirë për të dalë nga kjo gjëndje.Kjo dhe si pasojë e kësaj është gjëndja sot në Shqipëri dhe në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat