Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës treguan pjekuri institucionale shtetërore

Opinione

Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës treguan pjekuri institucionale shtetërore

Nga: Skënder R. Hoxha Më: 16 janar 2022 Në ora: 23:52
Skënder R. Hoxha

Serbisë, edhe kësaj here, me rastin Referendumi, i hasi sharra ngozhdë nga Qeveria e Kosovës e përkrahur nga Kuvendi i Kosovës, ky ky i fundit miratoi Rezolutën për moslejimin e mbajtjes në territorin e Kosovës të Referendumit për çështje kushtetuese të Serbisë.

Kjo ndodhi ngase kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u tregua këmbëngulës në mospranimin qëkjo të ndodhi në Kosovë, u trgua patriot dhe burrështetas më i përgatitur se asnjë tjetër në historinë e Kosovës së pasluftës. Cilido nga ish-pushtetarët dhe të vetëquajturit liderë të deritashëm, të ballafaquar me këtë situatë, do të dorëzoheshin dhe atë duke thënë se “mbajtjen e Referendumit serb në Kosovë e përkrahi edhe faktori ndërkombëtar dhe s’patëm kah t’ia mbajmë.” Këtë do ta kishin bërë nga padija e tyre dhe nga mungesa e bagazhit diplomatik të tyre.

Ndërsa kryeministri Kurti, që është bërë halë në sy për babëzinjtë, me fjalën e tij të shkolluara e diplomatike, me duart e pastra të tij sa i përket korrupsionit, arriti ta kundërshtojë dhe mospërfillë edhe faktorin ndërkombëtar që ishte pro mbajtjes në Kosovë të këtij Referendumi dhe Serbisë t’ia ndalojë këtë aventurë që pretendoi ta bëjë në Kosovë. Me këtë, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës u konsoliduan dhe treguan pjekuri institucionale shtetërore.

Opozita jonë është ende larg pritshmërive. Kësaj i nevojitet reformë radikale e jo nga i njëjti brum të bukë të formave të ndryshme. Këto reforma po i kërkojnë edhe anëtarësitë e tyre, por, nga dëshira për bajraktarizëm, nuk po ndodhin.

Prof. mr. Skënder R. Hoxha        

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat