Amerika gjithmonë ka qenë në krah të shqiptarëve, por të korruptuarit i shpall non grata!

Opinione

Amerika gjithmonë ka qenë në krah të shqiptarëve, por të korruptuarit i shpall non grata!

Nga: Adem Bytyqi Më: 18 janar 2022 Në ora: 10:11
Adem Bytyqi

Edhe zogjtë e malit e dinë se Shqipëria gjithmonë e ka pasur në krah Amerikën, edhe atëherë kur diktatori Hoxha e akuzonte për imperializëm dhe kapitalizëm.

Për çudi, Amerika i ka dashur shqiptarët edhe atëherë kur shqiptarët nuk e kanë dashur njëri tjetrin dhe kanë qenë të ndarë në shumë grupime politike për të trasuar të ardhmen e shtetit dhe popullit shqiptar.

Edhe pse nuk do të na konvenote për ta pranuar si të vërtetë ,shqiptarët as një herë nuk kanë folur me të njëjtën gjuhë për të ardhmen të cilën realisht e ka merituar kombi ynë, si njëri ndër kombet më të lashta dhe autokton në tokat (territoret), në të cilat ka jetuar dhe vazhdon të jetojë dhe veprojë.

Shqiptarët duke anashkaluar të gjitha historitë e pa këndshme në mes veti dhe me të tjerët një fakt kurrë nuk do duhej ta hiqnin nga mendja, se pa Amerikën dhe Presidentin Wilson të SHBA -ve, sot nuk do të kishte as Shqipëri dhe as Kosovë.

Shqiptarët do të ishin shpërndarë si zogjtë e "qyqes" për të jetuar në shtetet tjera nën sundimin e kombeve të ndryshme, të cilat do t'ia kishin shkelur të drejtat e tyre elementare njerëzore dhe kombëtare në mënyrën më çnjerëzore.

Presidenti Amerikan Wilson, sebep, sot ekziston dhe frymon lirshëm shteti dhe kombi shqiptar gjithandej, prandaj shqiptarët i janë mirënjohës për jetë Presidentit Willson dhe SHBA-ve, pa të cilat, Shqipëria do të ishte copëtuar dhe ndarë në mes shteteve sllavo -ortodokse, të ndihmuara nga Rusia hexhemoniste.

Mos mendoni se SHBA-të pa fakte dhe të drejtë shpallin non- grata politikanë shqiptarë, qofshin ata Kryeministra, Ministra, presidentë dhe biznesmenë, DASH-i personalitetet që shkelin ligjin dhe janë bartës të korrupsionit, krimit ekonomik të organizuar, pavarësisht në cilat poste apo pozita shtetërore gjenden, i shpall persona non grata, duke i vënë në listën e zezë, me qëllim që të ndihmojë popujt në botë për t'i luftuar të këqijat dhe për të vendosur ligj dhe rend në shtetet (vendet) e tyre.

Në të gjitha shtetet, personat të cilët DASH-i i shpall persona non grata, do të ishte me interes që të largoheshin përfundimisht nga skena politike sepse kështu do të eliminoheshin më shpejt dhe më lehtë korrupsioni dhe krimi ekonomik në këto shtete.

Kjo praktikë do të duhej të zbatohej me besnikëri edhe në të dy vendet tona në Shqipëri dhe Kosovë, si dy shtete aleate besnike dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të.

Ata të cilët SHBA-të i shpallin persona non grata (persona të padëshirueshëm) dhe përsëri orvaten për tu kyçur në politikë, duke menduar se kështu mund t'i sfidojnë SHBA-të, përfundimin e kanë të trishtë dhe arritjet në politikë ZERO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat