Ujku rus: Me kalkulim të qartë, Putini drejton qengjat evropianë para tij

Opinione

Ujku rus: Me kalkulim të qartë, Putini drejton qengjat evropianë para tij

Nga: Gabor Steingart/Sherif Ramabaja Më: 18 janar 2022 Në ora: 14:17
Vladimir Putin

Politikat e Vladimir Putinit po e përkeqësojnë më tej krizën në Ukrainë. Kjo mundësohet mbi të gjitha nga hezitimi dhe zvarritja e Perëndimit. Presidenti rus aktualisht po kalon një kohë të lehtë.

Vladimir Putin mund të mbështetet në naivitetin dhe mungesën e ambicies së politikanëve perëndimorë. Ata nuk e vënë në pritë ujkun rus të përgjuar në kufirin ukrainas në vend të tij; ata e joshin atë.

Putin: Evropa dhe Perëndimi hezitojnë dhe zvarriten

Joe Biden përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake, paraprakisht dhe anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO nuk është një çështje në selinë e NATO-s.

Perëndimi deri më tani ka refuzuar ta furnizoi me armë Ukrainën për vetëmbrojtje, të cilën gjë e ka kërkuar ambasadori ukrainas Andriy Melnyk.

Deklarata e Olaf Scholz (Bundeskancelari) se gazsjellësi Nord Stream 2 është një çështje private dhe jo politike, duhet të jetë si një stimul shtesë për Putinin. Varësia energjetike e Republikës Federale sot nga Rusia është tashmë shumë e lartë.

·Apeli i Friedrich Merz ( CDU ) për të mos përjashtuar Rusinë nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT ("Kjo mund të jetë bomba atomike për tregjet e kapitalit.") është çuditërisht naive, për një ekspert financiar. Sepse përjashtimi nga kjo organizatë, e themeluar në vitin 1973 me emrin Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën (Swift), ofron një mekanizëm sanksionesh shumë efektive, siç dëshmoi përjashtimi i fundit i Republikës Islamike të Iranit . Irani u dëmtua nga kjo, por ekonomia botërore jo.

· Përpjekja e SPD-së e majtë gjatë negociatave të koalicionit për t'i dhënë fund pjesëmarrjes bërthamore, pra vendosja e raketave bërthamore amerikane në tokën gjermane, është pjesë e çmendurisë pacifiste. E majta e SPD përfaqëson pikërisht pozicionin, që Putin po kërkon nga Shtetet e Bashkuara.

Agresionet e Rusisë nuk janë pa sukses

Ndërsa Perëndimi dridhet dhe heziton, strategjia e Putinit synon rishikimin e kufijve në Evropë . Ai nuk është i pa sukses:

Sekuestrimi i tokës në gadishullin e Krimesë në mars 2014, shkeli të gjitha traktatet ndërkombëtare që mund të shkelen  - dhe mbetën të pandëshkuar.

Mbështetja për diktatorin bjellorus nuk është kryesisht ushtarake, por në formën e një kredie prej 500 milionë dollarësh amerikanë. Në këmbim, Lukashenko siguron mbështetjen e oborrit të Putinit. Në të njëjtën kohë, Putin po  përdorë politikën e migracionit të Lukashenkos, e cila sjell refugjatë të tërhequr posaçërisht në kufirin lindor të Polonisë, për të ushtruar presion mbi diskutimet e brendshme politike në Poloni .

Rreth 100,000 ushtarë nga ushtria ruse janë të vendosur pikërisht në kufirin lindor të Ukrainës. Perëndimi vëzhgon dislokimin e trupave.

Vendosja e shpejtë e ushtarëve rusë në Kazakistan, shërbeu për të shtypur protestat atje dhe siguroi besnikërinë e Putinit ndaj atij që dikur ishte shteti i dytë më i madh në Bashkimin Sovjetik.

Vite më parë, historiani Heinrich August Winkler i bëri thirrje SPD-së që t'i jepte fund qëndrimit të tyre romantik ndaj Rusisë dhe glorifikimit nostalgjik të politikës lindore të Brandtit:

"SPD duhet të praktikojë realizmin, në vend të mendimeve dhe dëshirave kur bëhet fjalë për politikën e Rusisë. Sado e kuptueshme që mund të jetë dëshira për një politikë lindore të re, është e rëndësishme të pranohet se Leonid Brezhnev donte të siguronte kontraktualisht kufijtë në Evropë në vitet 1970, Vladimir Putini e dëshiron rishikimin e tyre – gjithashtu me dhunë”.

Nëse Putini është ujku, atëherë evropianët janë qengjat që vrapojnë drejt tij në mënyrë miqësore dhe paqësore. Bariu amerikan - emri i tij Joe Biden - dhe qeni i tij i trajnuar mirë, ushtria e tij është tërhequr nga skena botërore për momentin. Diku përtej Kabulit ata e shitën guximin e tyre. Që atëherë, bariu po merr një sy gjumë.

Fshati evropian duket kryesisht i pambrojtur. Ujku e ndjen mundësinë e tij; përgjon, përgjumët, kërcen dhe provokon. Ai e di se një natë mund të gjuaj prenë e tij. Djersa e ftohtë e Perëndimit është mjet për t´ia shtuar apetitet atij.

Për personin

Gabor Steingart është një nga gazetarët më të njohur në vend. Ai publikon buletinin e informacionit të mëngjesit të Steingarts. Podkasti me të njëjtin emër është podkasti kryesor ditor i Gjermanisë për politikën dhe biznesin. Që nga maji 2020, Steingart ka punuar me redaksinë e tij në anijen "ThePioneer One" . Përpara se të themelonte Media Pioneer, Steingart ishte, ndër të tjera, Kryetar i Bordit Drejtues të Handelsblatt Media Group. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat