Mungesa e hetueshme e Dr. Rugovës në skenën ose panoramën e gjithëmbarshme shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe diplomatike të Kosovës...

Opinione

Mungesa e hetueshme e Dr. Rugovës në skenën ose panoramën e gjithëmbarshme shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe diplomatike të Kosovës...

Nga: Agron Shabani Më: 19 janar 2022 Në ora: 14:42
Autori

Jetojmë në kohë dhe botë sfidash dhe provokimesh të ndryshme objektive dhe subjektive, të cilat kërkojnë maturi, urtësi, mençuri dhe vigjilencë optimale ose maksimale nga të gjithë. E sidomos nga spektri ose lidershipi politik shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri.

Ndaj, duhet të kemi kujdes optimal ose maksimal me mendimin ose opinionin e gjerë publik ose politik.

U mor vesh se politika është shkencë ose disiplinë e posaçme e shkencave politike, filozofike etj.

Në kuptimin aksiologjik ('axios' si diçka me vlera, parime dhe postulime të larta dhe mrekullie të përgjithëshme), antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik ( dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) tè monizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, të anës njerëzore nga ana jonjerëzore, iracionale ose antropomorfologjike dhe kështu me radhë.

Politika është një profesion i ndërgjegjshëm, lukrativë, kontemplativë, racional, linear dhe kompetitivë në kuptimin e ngritjes, projektimit dhe krijimit të moralit, edukatës, kulturës, mendimit ose opinionit të gjithëmbarshëm qytetar, kulturor, shtetëror, nacional dhe politik.


Thonë se Justiniani diku nga shekulli shtatë (7) deri në vitin 529-para Krishtit, i mbylli të gjitha akademitë ose shkollat filozofike të për shkak të retorikës ose oratorisë së gabuar fetare, kulturore ose politike.

Edhe Platoni në kohën e tij, i ndau ose klasifikoi opioninistët ose opinion-bërësit dhe opinion-shitësit e ndryshëm në racional, profesional dhe pozitivë, si dhe në irracional, antiprofesional dhe negativë ose destruktivë.

Se këndejmi, për çastin ose momentin që po kalojnë Kosova dhe shqiptarët: Mozaikut, skenës ose panoramës së gjithëmbarshme shtetërore, nacionale, fetare, kulturore dhe politike të shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej, sikur iu mungon aq shumë figura ose personaliteti intelektual, inteligjent, integral, kulturor ose akademik i Dr. Ibrahim Rugovës. E sidomos vlerat, parimet, principet ,edukata, kultura, nderi, morali, karakteri, narrativi, vizioni, ideali dhe testamenti i tij intelektual, profesional, politik, shkencor ose humanist.

E them këtë me plot guxim dhe përgjithësi të lartë.

Po të ndodhej në jetë Dr. Rugova, sot në Kosovë dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët, do kishim fakte dhe realitete tjera.

Së paku, nuk do kishim ndarje, përçarje ose polarizime ekstreme ose radikale si ajo e fundit në mes Presidentes së Kosovës, Prof. Dr. Vjosa Osmani dhe politikanit, diplomatit ose ish Ambasadorit të Kosovës në Maqedoni, Prof. Gjergj Dedaj, e cila i tejkalon (kapërcen) kufijtë ose kornizat ligjore ose juridike, për shkak të specifikave ose karakteristikave të njohura fetare, kulturore, institucionale, konstitucionale, funksionale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të palëve të involvuara në atë konflikt verbal.

Gjuha është kyçi ose boshti kurrizor i shkencës, edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit, moralit dhe disiplinës së lartë intelektuale, kulturore, qytetare, profesionale etj.

Gjuha është elementi ose instrumenti më i rëndësishëm ose kryesor i dialogut, konsensusit dhe kompromisit të njohur intelektual, fetar, kulturor, qytetar, politik, diplomatik etj.

Me gjuhë nënkuptojmë luftën dhe paqen, dashurinë dhe urrejtjen, fillimin dhe mbarimin etj.


Ndaj, të kemi kujdes optimal ose maksimal me mendimin ose opinionin e gjerë publik ose politik, e sidomos përmes artit të njohur politik ose diplomatik.

Ndaj çështjeve" ose "temave të nxehta" në faqet e ndryshme të gazetave, medieve ose internetit shqiptar sidomos.

"...U mor vesh se në fushën (tabelën) ose lojën e njohur të shahut, pos tjerash, janë tepër me rëndësi mbrojtja dhe fitoret e vazhdueshme të mbretit (shtetit). Gjithçka tjetër pra i takon mbretëreshës (popullit dhe pushtetit) të cilën lojtaret e rryer dhe me përvojë nuk e japin ose nuk e falin si të thuash kurrë për një kali (tore) ose ushtar të thjeshtë në fushë.

Kështu është edhe me mendimin ose opinionin e shfaqur publik ose politik i cili vazhdimisht i nënshtrohet ligjit të njohur të gravitetit ose baraspeshës së njohur morale (etike), profesionale, patriotike, metaestetike etj. Duke i ngjarë kështu një "lavjerrësi" ose këndmatësi profesional dhe metaestetik, në atë menyrë që poli ose krahu i djathtë i tij, është gjithmonë i njëjtë ose i barabartë me të majtin në raport me epiqendrën. Gjegjësisht, me pikën qendrore të barzpeshës ose gravitetit. Në fushën e njohur lukrative dhe tepër sfiduese dhe kompetitive të mendimit ose opinionit të lartë shkencor, politik, diplomatik, zhurnalistik, gazetaresk ose publicistik -sidomos.

Politikanët, intelektualet ose analistët e specializuar dhe kompetent të rangut ose nivelit të lartë shkencor, intelektual ose profesional si Dr. Rugova etj..,vazhdimisht i shohin , godasin dhe arrijnë caqet, objektivat ose qëllimet e tyre intelektuale dhe profesionale në atë mënyrë që nuk mundë t´i shohin ( godasin) dhe arrijnë edhe gjithë të tjerët.


Në anën tjetër ndërkaq, ata gjithmonë i kryejnë ose përmbushin detyrat dhe obligimet e tyre morale, intelektuale, profesionale dhe patriotike ndaj popullit ( kombit) dhe atdheut të tyre përkatës ose respektivë në atë mënyrë që shtresat ose kategoritë tjera të shtetit dhe shoqërisë i lënë për me vonë apo nuk i përmbushin kurrë?!

Duku u ofruar të tjerëve alternativa, solucione ose zgjidhje konkrete dhe pragmatike ne tejkalimin e sfidave ose problemeve të ndryshme akute ose kronike, gjerësisht, objektive dhe subjektive.


Shih për këtë, të qenurit (prezenca), sugjerimet, rekomandimet, këshillat ose rezistenca e çfarëdollojshme e elitës ose prominencës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore, informative, gazetareske, politike ose diplomatike në vendin tonë (Kosovë) e kanë peshën, mesazhin, dimensionin, karakterin dhe rëndësinë e posaçme nëpër etapa ose periudha të ndjeshme dhe tepër sfiduese ose eklektike nëpër të cilat po kalojnë Kosova dhe shqiptarët.

Gjithnjë duke e vërë theksin në 'masivin' ose 'malin e madh' të obligimeve dhe përgjithësive të shumëta shtetërore, nacionale, politike, morale, intelektuale, kulturore, profesionale, patriotike dhe te tjera të elitave, strukturave ose superstrukturave të njohura intelektuale dhe profesionale- ndaj njeriut ( individit), popullit ( kombit) dhe vendit tonë në të gjitha çështjet dhe aspektet e mundshme.

Kjo pra në një kohë ose periudhë të fliudshme, hektive, turbulente dhe tepër sfiduese dhe dinamike të konsolidimit të gjithëmbarshëm dhe tranzicionit, ku kërkohet përvojë, maturi, edukatë, kulture, pjekuri, emancipim, disiplinë, afinitet, profesionalizëm dhe përgjithësi e lartë morale, shtetërore, nacionale, shkencore, intelektuale, profesionale, dhe politike nga të gjitha shtresat ose kategoritë e mundshme shtetërore ose qytetare në Kosovë. Dhe, jo vetëm retorika ose oratori të zjarrta ( boshe) pas ngjarjeve ose ndodhjeve të ndryshme kardinalë me ndikime dhe pasoja të mëdha fatale ose kolaterale.

Në instancë të fundit, të gjitha ndryshimet, metamorfozat e ndryshme ose transformimet, kanë vellon e melankolisë dhe nostalgjisë së pa fshehur ose lakuriqe në vet faktin se të gjitha ato që i kemi lënë prapa vetës dikur, janë pjesë e jona që nuk do na kthehet kurrë më.

Ne duhet të ndryshohemi (zëvendësohemi), plakemi, vdesim ose transformohemi, përpara se të hyjmë në një jetë tjetër.", do thoshin dikur të mençurit, të diturit dhe të urtit e rangut (kalibrit) të Dr. Rugovës etj.

Se këndejmi, nga Dr. Rugova, jo rrallëherë kemi mësuar dhe kuptuar se njerëzit nuk janë vetëm një qark ose rreth i mbyllur vicioz ose biocenozë, por një glob (botë) ose elipsë e tërë me dy pole të ndryshme dhe kryesore në të cilat, në njërin ndodhën ose ekzistojnë faktet dhe dëshmitë, dhe në tjetrin ëndrrat, idealet, vizionet, formulat, idetë e ndryshme ose teoritë reale. Plus poli dhe antipoli.


Kështu që ndryshimi ose dallimi në mes asaj që duam, asaj që mundëm dhe asaj që dimë, sikur na duken të mjaftueshëm për t'i zgjedhur ose tejkaluar ndasitë ose disonancat e ndryshme kognitive dhe të tjera në kohë dhe hapësirë së bashku me çështjet, problemet dhe interesat e përbashkëta të kombit dhe atdheut që i kemi një dhe për hasret. Gjaku nuk bëhet ujë.

Ndaj, mos harroni t'i do vendlindjen ose atdheun tuaj, duke i dëgjuar këngët e dashura të bilbilave dhe dallëndysheve që shkojnë e vijnë së bashku me vajin e fëmijëve (fatosave) të porsalindur shqiptar me muzikën ose melodinë e thellë të tokës së bekuar atërore, stërgjyshore ose katragjyshore!",do thoshin dikur Profesor Martin Camaj dhe Akademik Mark Krasniqi.

Ndryshe nga kjo, mësuesi, profesori ose pedagogu, sipas George Ëilhelm Friedrich Hegelit, fillojnë gjithmonë me identifikimin, evidentimin ose gjetjen dhe përmirësimin e gabimeve të ndryshme tek nxënësit ose studentet. Ndërsa, nxënësit dhe studentët e dobët ose fillestar, shohin vlera dhe merita pozitive në gjithçka ose në çdo gjë.

Se këndejmi, duke iu kthyer leximit, mësimit dhe besimit, kuptojmë se është një mrekulli ose spektakël me i madh se sa deti dhe qielli, dhe ai është shpirti, besimi dhe intelekti i njeriut. (Viktor Hygo)

Ndaj, "Profeti qanë dhe i dituri qesh....Sepse, nga ata lot hyjnor ose profetik, si dhe nga ato buzëqeshje të thella njerëzore ose gjeniale, kanë lindur ose arritur shkëlqimi dhe bukuria e mendjes (intelektit), besimit, kulturës dhe qytetërimit ose civilizimit tonë.

U mor vesh se popujt (kombet) dhe shtetet e ndryshme, sipas filozofisë kristiane ose perëndimore, ashtu sikurse yjet në qiellin ose universin e pafund, iu nënshtrohen eklipseve ose proceseve të ndryshme evolutive ose ripërtrirëse në kuptimin e asaj se gjithçka ripërtërihet, transformohet dhe merr jetë të re, sapo të rishfaqët (rikthehet) drita e bekuar e Zotit. Edhe agu (agimi) dhe ringjallja, gjithnjë sipas filozofisë kristiane, janë shfaqje të larta hyjnore dhe sinomike në kuptimin e rishfaqjes së vazhdueshme të dritës së jetës, gjenialitetit ose fenomenologjisë së natyrës, shpirtit, dhe mbijetesës ose ekzistencës së njeriut.

Kemi vuajtur dhe sakrifikuar shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë dhe aq të mundimshme të mbijetesës ose ekzistencës sonë individuale dhe kolektive.

Respekti, besimi dhe dashuria e përjetshme ndaj kombit dhe atdheut, ishin si të thuash përgjigja më e shëndetshme dhe dialektike ndaj qenies, materies, krijesës dhe ekzistencës sonë. Ndërkaq, heroizmi, vetëflijimi dhe sakrifica sublime dhe kolektive për to: Vula ose protokoli i mbijetesës dhe ekzistencës sonë si shtet, si popull, apo si komb.

Kemi vlera, resurse ose pasuri të shumta njerëzore dhe natyrore ne shqiptarët.

Dhe, meqë, sipas Erich Frommit, ne jetojmë në një botë vlerash, resursesh ose pasurish të pafundme dhe mrekulluese që na i kanë dhuruar Zoti (Hyji) dhe natyra: Lidhja jonë e vetme me vlerat, resursët ose pasuritë e njohura njerëzore, tokësore ose natyrore, qëndron në esencën ose formulën e njohur shkencore ose filozofike: Si t'i njohim, zbulojmë, manipulojmë, shfrytëzojmë, shpërndajmë, menaxhojmë dhe konsumojmë ato (këto) vlera dhe resurse të përbashkëta globale ose universale.

Nuk jemi në gjak ose në hasmëri me turqit, por Kryetrimi dhe Kryeheroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, është nderi, lavdia, mburrja, krenaria dhe gjaku ynë që s'falet dhe nuk harrohet kurrë!

Nuk ka njeri, politikan ose intelektual shqiptar në këtë botë ose mbi këtë tokë që nuk mendon, reflekton dhe nuk e ka të qartë faktin se Kosova dhe shqiptarët në kohën e regjimit kriminal dhe gjakatar të Beogradit (Rankoviçit dhe Millosheviçit & Company, ashtu sikurse nën turqit osmanlinjë-jetonin në burg (robëri), tirani, marrëzi dhe hipokrizi totale ose absolute. E sidomos atëherë kur popullit (kombit) dhe atdheut, u kishte shkuar thika e serbit dhe turkut në asht dhe laku i robërisë së gjatë, diku thellë në fyt dhe në shpirt.


E vërteta është bijë e kohë dhe jo e autoriteteve të shtetit, pushtetit ose politikave të ndryshme ditore ose periodike. Apo...?!


Kulti i njohur luftarak ose kalorësiak së bashku me epikën, lirikën, heroiken dhe (melo)dramatiken e njohur shqiptare, janë si të thuash elementët ose instrumentet me të rëndësishme dhe kryesore të historisë shqiptare. Ato provojnë dhe vërtetojnë praninë ose ekzistencën e pasosur të kultit të lartpërmendur luftarak ose kalorësiak në pothuajse të gjitha etapat ose epokat e lavdishme të historisë së shqiptarëve. Epikën, mitiken, dramatiken dhe heroikën e pashoqe e tradicionale të njerëzve ose popullit ( kombit) shqiptar gjithëkah e gjithandej. Pavarësisht kurtheve, intrigave, dredhive, shantazheve, komploteve ose tendenca tëvazhdueshme ose sistematike të armiqve të ndryshèm shekullor ose gjakatar, për t´i kapur ose zëne në "kurthë" shpirtin, intimitetin dhe autenticitetin e paprekshëm të qenies së pavdekshme iliro-shqiptare, të cilat në instancë të fundit, i mobilizojnë dhe kthejnë vazhdimisht shqiptarët kah trungu ose vetvetja e tyre shtetërore, nacionale, gjenealogjike ose struktural gjenetike. Edhe atëherë kur prehën fatet e njerëzve, popujve (kombeve) dhe shteteve të ndryshme së bashku me "tabelat e ligjeve"...Nuk vdesin dhe nuk zhbëhen kurrë iliro-shqiptarët. E sidomos e kaluara, historia, tradita dhe kultura e tyre. Janë si Feniksi ose Flaka Olimpike.

Legjendat, historitë, elegjitë, enciklopeditë ose antologjitë e njohura shqiptare, vazhdimisht i shpalosin ose deshifrojnë në ndër kohë edhe çiltërsinë dhe fisnikërinë e shpirtit së bashku me "matafizikën e moralit" të njohur shtetëror, nacional, fetarë, kulturorë dhe patriotik tek shqiptarët.

Thellësinë e mendimit, veprimit ose reagimit të hollë, të thellë, tè ndërgjegjshëm e racional të shqiptarit ndaj të gjitha çështjëve ose fenomenëve të mundshme shtetërore, nacionale, ushtarake (luftarake), historike, gjeografike, fetare, kulturore, politike, diplomatike, strategjike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera.

Ndërkohë që mitet, eposet, legjendat dhe historitë e shumta mbi figurat ose personalitetet epike, kalorsiake dhe titanike të kryetrimit dhe kryeheroit tonë legjendar, Gjergj Kastriot-Skënderbeut së bashku me ato të Adem Jasharit, Hamzait, Luan e Shkëlzen Haradinajt, Fehmi Lladrocit, Pal Palucës, Gasper Karaqit, Elton Zherkës, Përmet Vulës dhe shumë heronjve dhe dëshmorëve të tjerë të kombit dhe atdheut, provojnë dhe vërtetojnë fuqishëm dhe multicipërisht faktin e njohur sipas të të cilit: Shqiptar lindë, ndërsa lider ose politikan behësh.

Arsimi, shkenca dhe teknika së bashku me edukatën, kulturën, zhvillimin (evolucionin), disiplinën dhe emancipimin e gjithëmbarshëm global ose universal të njerëzve, popujve, feve (religjioneve) ose kulturave të ndryshme "ekskluzive" dhe "ekzotike" gjithandej globit tonë tokësorë, kanë bërë që njerëzit ose popujt e ndryshëm gjithandej globit, të ndjehen sa me të afërt, singular dhe sekular me njëri tjetrin.

Pa i harruar këtu rolin, misionin, ndikimin dhe faktorin e njohur moral ,shpirtërorë, emocional, simbolik, psikik (psikologjik), determinant, rekonstruktivë, reflektivë ose paradigmatik të religjionit të njohur integral ose integrativë. Respektivisht, religjionit kognitivë, religjionit humanitar dhe atij integral ose pozitivistë në proceset e njohura të paqes, bashkëjetesës, koekzistences dhe harmonisë së preferuar fetare, kulturore, shtetërore, nacionale, politike, historike dhe kështu me radhë. Në çështjet e njohura fetare dhe kulturore të shqiptarëve- sidomos.


Lutjet, besimi, sakramentët e ndryshme fetare ose liturgjitë, nuk ndikojnë tek Zoti (Hyji), por tek ata që lutën ose falën.

Ndryshe nga kjo, sipas Voletrit, ne nuk mund t'i duam, dëshirojmë ose arrijmë ato gjëra që nuk i njohim, nuk i ndjejmë dhe s'i kuptojmë.

Politika dhe feja ose religjioni janë shqisa, ndërsa arsimi, shkenca, edukata dhe kultura, janë mendja (truri) ose gjeniu i njerëzimit.

Shpirti, mendja (inteligjenca), dashuria dhe mençuria e njeriut, janë përgjigja me sublime dhe relevante e qenies, materies, krijesës dhe ekzistencës sonë.

Nderi dhe modaliteti janë baza ose esenca e gjërave, ndërsa e vërteta dhe inteligjenca, janë rrënja katrore e humanizmit, modalitetit dhe nacionalitetit njerëzorë.

Se këndejmi, të dishë ose kuptosh se çfarë (çka) janë jeta, qenia, materia dhe ekzistenca së bashku me lirinë (çlirimin), drejtësinë dhe barazinë e njohur shtetërore, nacionale, etnike, kulturore, historike, gjeografike , fetare, kulturore, politike dhe kështu me radhë, e të mos luftosh, përpiqesh ose sakrifikosh për to si lider, politikan a çatip i mirëmbajtur dhe paguar nga shteti, nuk ka ligësi dhe poshtërsi më të madhe.


Njohja e vetës, na mbron nga kotësia, ndërsa njohja dhe pranimi i mëkateve, gabimeve, cemave dhe deficiteve tona shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), profesionale, kadrovike dhe të tjera, na mbron dhe shpëton nga mediokriteti, padituria, nebuloza, kretinizmi, cinizmi, injoranca etj..

Nderi, morali, arsyeja, ndërgjegjja, vetëdija, intelekti, shpirti dhe intuita, sipas filozofëve, sociopsikologëve ose socioantropologëve të shumtë, janë hyjnia kryesore brenda nesh ose brenda njeriut.

Me fjalë tjera, kjo është edhe esenca e këtij shkrimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat