A duhet të lejohen në Kosovë homoseksualët të birësojnë fëmijë!? Thuani JO!

Opinione

A duhet të lejohen në Kosovë homoseksualët të birësojnë fëmijë!? Thuani JO!

Nga: Idriz Morina Më: 26 janar 2022 Në ora: 20:53
Autori Idriz Morina

Kushtetuta më liberale e Kosovës ua ka mundësuar grupeve të caktuara seksuale jo tradicionale, që të zhvillojnë jetën e tyre normalisht, madje edhe të martohen. Por, më shumë se sa për martesë, ata nuk e kanë të rregulluar me ligj jetën e tyre sociale, e mbase edhe intime.

Për, këtë në Kuvendin e Kosovës është ndërmarrë nisma për rregullimin ligjor e të drejtave martesore për homoseksualët dhe për të drejtat e birësimit të fëmijëve.

Liria e zgjedhjes

Po të donin ata fëmijë, nuk do të zgjedhnin martesë mes të njëjtës gjini. Pra, kjo është zgjedhja e tyre primare që e kanë bërë ata, e cila ia pamundëson apo kufizon disa dëshira dhe mundësi.

Kush garanton se fëmijët e tyre nuk do të mund të abuzohen seksualisht, nga një shtresë njerëzish e këtij grupi, sjellja e të cilëve ka të bëjë edhe me devijime psikologjike, sipas psikanalistëve që nga Frojdi dhe të tjerë deri më sot, dhe nga shkolla të shumta psikologjike, pavarësisht që Shoqata e Psikologëve Amerikan është detyruar ta heq nga klasifikimi i çrregullimeve,

Pra, derisa ne si shoqëri nuk i kemi imponuar në zgjedhjen e tyre, nuk duhet që ne të jemi përgjegjës dhe të shtojmë rreziqet në jetën tonë.

Në një vend ku përditë shteti diskuton për dhunën në familje, agresivitetin mashkullor, si është e mundur që të lejohet kjo, pa pasur një studim dhe rezultate të mjaftueshme?

Kam qenë kundër dhe kam raportuar shumë që Kushtetuta e Kosovës të mos e përmbante nenin 24, paragrafi i dytë, pjesën për ‘lirinë seksuale’, të koduar si “orientimi seksual”, pa kufizim.

Neni 24 (Barazia para Ligjit)

2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

Kjo sintagmë e vetme, orientimi seksual, as nuk kuptohej mirë, dhe as që interesoheshin mjaftueshëm atëherë as deputetët as opinioni. Nuk mjaftonin as raportet dhe as komentet e ekspertëve, se ne po bëheshim vendi i parë në botë që e lejon, ‘orientimin seksual’ me Kushtetutë, ndërsa homoseksualizmin vetëm vendi i dytë, pas Kushtetutës, atë kohë të Afrikës së Jugut.

Rezistencën më të madhe në pjesën e parë të vitit 2008 e patën bërë, kryesisht grupet e krishtera katolike dhe protestante, nga shtetet perëndimore.

Patën ardhur rreth 40 organizata, duke i drejtuar edhe një peticion atë kohë Kuvendit të Kosovës, dhe Komisionit Kushtetues, për ta fshirë atë pjesë nga Kushtetuta. Ata edhe pse kishin nisur shkresa nuk ishin marrë parasysh, ndërsa erdhën në zgripc të miratimit të saj, por ende pa kaluar në Kuvend.

Ajo rezistencë u heshtë, sikurse edhe sot nga mediat kryesore, televizionet dhe shumica absolute e mediave.

Nuk kisha parë kurrë që të vinin aq shumë grupe në Kosovë, nga SHBA-ja, Europa, e madje edhe nga Spanja, që ta kundërshtonin këtë dhunim që po i bëhej një shoqërie, që konsiderohet e pastër dhe e brishtë, si shoqëria jonë shqiptare.

Mbi të gjitha ata theksonin se “orientimi seksual”, atë kohë, sipas Shoqatës së Psikologëve Amerikanë, evidentoheshin së paku 23 ‘orientime seksuale’ në mesin e tyre, edhe pedofilia e nekrofilia, prandaj, kjo nuk duhej lejuar.

Këtë gabim trashanik të kushtetutbërësve tanë dhe të atyre deputetëve që e miratuan, e kam evidentuar për vite të tëra, për ta sensibilizuar sadopak shoqërinë tonë, për gabimet e përfaqësuesve tanë, dhe heshtjen e pa vend të intelektualëve dhe të të gjitha grupeve të interesit!

A do të dalin sërish në votime këta deputetë?
 

Pyetja që shtrohet sot është, se a mendojnë këta deputetë të Kuvendit që nesër të ballafaqohen me votuesit e tyre, duke e njohur shoqërinë tonë konservatore.

Vetë një deputetë më tha: Kurrë më asnjë nga ne, nuk do të mund të zgjidhet deputet. Kjo është e papranueshme!

Qeveria e Kosovës e ka amendamentuar Kodin Civil, dhe Projektkodin e ri civil, pritet të dal për miratim edhe në Kuvend.

Po partitë e djathta çfarë do të bëjnë? Me cilat koncepte djathtiste do të dalin para zgjedhësve të tyre!

Por, edhe deputetët e të majtës nuk do të mund të mbijetojnë më në politikë.

Ka përplotë deputetë, që sot i shohin këto amendamente si kundërshtim flagrant me traditën, dhe pa interes shoqëror, tani për tani!

Disa të tjerë e konsiderojnë si një sfidë e gabuar e Albin Kurtit!

Nuk e di se kush e ka këshilluar Qeverinë Kurti, që të shkojë aq larg me miratimin e këtyre amandamenteve, por ata sigurisht kanë dashur, t’ia japin Albin Kurtit një fytyrë tjetër!

Unë jam kundër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat