Përndjekja politika e Beogradit ndaj Shaip Kamberit është sulm mbi fjalën e lirë dhe shqiptarët në Luginë

Opinione

Përndjekja politika e Beogradit ndaj Shaip Kamberit është sulm mbi fjalën e lirë dhe shqiptarët në Luginë

Nga: Dr. Faton Bislimi Më: 27 janar 2022 Në ora: 20:51
Foto nga takimet e fundit që kishim në Departamentin e Shtetit në Washington, DC, në Maj 2019.

Shaipi është halë në sy për Beogradin! Shaipi ka thuajse tri dekada punë të parezervë për kauzën tonë kombëtare (e, për dy nga këto e njoh edhe personalisht ngase bashkëpunojmë ngushtë)! Sot, regjimi i Beogradit paska filluar edhe zyrtarisht ndjekjen e tij politike përmes instrumenteve të (pa)drejtësisë shtetërore, puro në shërbim të regjimit.

Opozita e vetme në Serbinë e Vuçiqit në Kuvendin Popullor është pikërisht Shaipi. Andaj, është halë në sy për Beogradin.

Nuk ka rast më eklatant sesa ky kur një shtet që pretendon të bëhet anëtar i BE-së, e i cili natë e ditë ankohet nëpër secilën kryeqendër të botës për "diskriminimin e vuajtjet e serbëve në Kosovë,"anipse Kosova ofron privilegje, përtej të drejtave më të zgjeruara për minoritetin serb në vend, përndjekë politikisht zërin e vetëm racional, faktik, e elokuent, të opozitës.

Është e pafalshme për Tiranën e Prishtinën zyrtare të 'mbyllin sytë' në këtë situatë! Veç paramendoni se çfarë do bënte Beogradi sikur Kosova të përndjekjet politikisht në këtë mënyrë një lider serb lokal?! Edhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së do alarmohej...

Askush s'ka me vepru për neve, kur institucionet tona heshtin. E heshtja dihet çka nënkupton!

#JoHeshtjes #MeShaipin #LuginaShqiptare

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat