Historianët nga Kosova dhe Shqipëria kundër falsifikimeve të historisë nga Serbia

Opinione

Historianët nga Kosova dhe Shqipëria kundër falsifikimeve të historisë nga Serbia

Nga: Rexhep Torte Më: 7 prill 2022 Në ora: 13:56
Rexhep Torte

Siç informon “Bota Sot” në WEB faqen e saj në rubrikën e lajmeve-aktuale, “Instituti i Historisë në Prishtinë organizon Konferencë shkencore të titulluar “Gjenocidi serb kundër shqiptarëve gjatë shekujve 19 dhe 20-të.

Kjo konferencë organizohet në bashkëpuniom me Institutin e Historisë në Tiiranë dhe me Institutin Albanologjik në Prishtinë, ku do të marrin pjesë historianë dhe shkencëtarë shqiptarë.

Konferenca do të mbahet më 6 dhe 7 prill 2022.

Në këtë Konferencë historike e shkencore, do të ketë tema të ndryshme duke filluar nga planet e Serbisë për kolonizimin ë Kosovës, shpërnguljen dhe asimilimin e popullsisë shqiptare e deri tek krimet makabëre të kryera mbi popullsinë civile”, thuhet në këtë informatë.

Fillimisht urime dhe suuksese otganiatorëve të kësaj Konference për idenë, organizimin dhe mbajtjen e saj.

Do të ishte e mirëseardhur, e domosdoshme, e efektshme dhe dobiprurëëse, nëse kumtesat që do të mbahen në këtë Konferencë shkencore të historianëve më eminentë shqiptarë, të përmblidhen dhe të shoqëruara edhe me fotografi, që pasqyrojnë gjenocidet serbe ndaj shqiptarëve autoktonë, sa më shpejt të botohen në një libër me titull “ Gjenocidet serbe ndaj shqiptarëve gjatë shekujve 19 dhe 20- të”.

Kjo do të sishte një kundërpërgjigje e fuqishme, e qëlluar dhe adekuate, ndaj librit në anglisht që Serbia e botoi në vitin 2020 me titull, “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20-të”.

Ky libër propagandues që Serbia e shpërndau nëpër botë, që nga fillimi e gjer në fund është I mbushur me të pavërteta, gënjeshtra dhe falsifikime të historisë, sepse nuk ekziston asnjë document në botë që dëshmon se shqiptarët kanë kryer gjenocid ndaj serbëve, sepse shqiptarët gjatë tërë historisë së tyre nuk kanë okupuar as edhe një përllëmbë tokë të huaj.

Shqiptarët janë kombi më vjetër dhe më i pastër autokton në Ballkan me identitet, gjuhë dhe trashëgimi kulturore të pakontestuar nga askush.

E vërteta është se serbët janë hordhi të egra që erdhën në Ballkan në shekullin e 6-të nga Karpatet, dhe që kufijtë e vet Serbia i ka zgjeruar duke vrarë, maakruar dhe dëbuar shqiptarërt autoktonë të cilët kanë jetuar gjer përtej Nishi.

Ky libër me kumtesat e historianëve shqiptarë duhet të botohet edhe në gjuhën angleze, si përgjigje të propagandës tejet agresive serbe kundër të vërtetës së historisë.

Ky libër do ta kryejë misionin e vet domethënës për kombin shqiptar, nëse u dërgohet ambasadorëve në OKB, ambasadorëve në BE dhe KE, si edhe nëse u jepet tërë homologëve botërorë me të cilët do të takohen udhëheqësit qeveritarë dhe shtetërorë të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Financimi i këtij libri mund të sigurohet nga Qeveria e Kosovës ose nga donatorët shqiptarë, që besoj se do të jenë të gatshëm të kontribuojnë për një qëllim të këtillë madhor me rëndësi mbarë kombëtare shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat