Kush janë 13 personat që pritet të arrestohen së shpejti nga Gjykata Speciale?!

Opinione

Kush janë 13 personat që pritet të arrestohen së shpejti nga Gjykata Speciale?!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 3 maj 2022 Në ora: 22:18
Foto ilustrim-Gjykata Speciale

Para dy javësh u bë e ditur se shumë shpejt pritet të ketë arrestime të reja, me urdhër të Gjykatës Speciale. Ndërkohë që gjykimi i krerëve të luftës po vazhdon në Hagë, Gjykata pritet të vazhdojë me arrestime të reja, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Pikërisht për këtë në vendin tonë kanë zbarkuar pjesëtarë të Forcave Evropiane të Xhandarmërisë.

92 pjesëtarët e Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR) nga Portugalia, Franca dhe Italia kanë përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (Nj-PS). Hapi tjetër u bë i ditur sot me Gjykatën Speciale e cila ka zgjeruar akuzat ndaj Thaçit dhe tre ish-krerëve të UÇK-së, duke përfshirë edhe 13 pjesëtarë të UÇK-së në aktakuzën. Ky grup, përveç përgjegjësive komanduese, akuzohet edhe për akuza specifike që pretendohet të jenë kryer gjatë dhe pas luftës.

Me arrestimet që pritet të ndodhin brenda pak javësh, përkatësisht me arrestimeve të këtij grupi prej 13 personave, që përfshin pjesëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe të zonave operative të Drenicës, Dukagjinit, Nerodimes, Pashtrikut etj, partitë e dala nga lufta mund të pësojë në aspektin emocional. Në perspektivë të fitimit të besimit mund të ndihmohen partitë e dala nga lufta, shumica e të arrestuarve në Hagë përfliten për afera korruptive, aspektin emocional e relativizon rritja e besimit të qytetarëve në partitë e çliruara nga njerëz që të nivelit të lartë të përfolur për afera të mëdha korruptive.

E kam thënë disa herë edhe në shkrimet e më hershme dhe po e përsëris, do të kishte qenë shumë mirë që sistemi drejtësisë këtu të funksiononte, s`do të kishte pasur kurrë nevojë për special, ata që nuk janë në special do të ishin në burg, ( shumica nga ata ) për afera korruptive. Kosova, në këtë pranverë do të pësojë edhe një valë të arrestimeve, e të cilët mund të ndikojnë që përfundimisht krahu luftës të pastrohet nga skena politike, e cila dorën në zemër nuk u ka pa hairin asnjëherë. Ata që kanë bërë krime të marrin përgjegjësinë, lufta ka qenë dhe mbetet e pastër, individët mos të mundohen që të përdorin luftën për mburojë.

Kaq shumë kanë vjedhur, kaq shumë i kanë rënë qafë këtij populli sa nuk i dhimbsen ata që arrestohen, jo për luftën, për hajninë dhe korrupsionin, me dinjitetin e nëpërkëmbur dhe shpresat e abortuara. Disa nga ata që pritën të arrestohen, e që janë pjesë e aktakuzës së mëparshme të Hashimit dhe të tjerëve janë deputetë, me arrestimet e tyre mund të vinë deputet të rinj, e të cilët me shpresën se s`do të jenë kopje e të tjerëve por modele të reja e të pranueshme për qytetarët.

Arrestimet do të sjellin dhimbje për familjarët dhe miq e atyre që priten, në përgjithësi i heqin Kosovës një barrë të cilën vet Hashimi e kishte marrë përsipër për ta formuar Gjykatën Speciale. Ky është një proces të cilën Kosova duhet ta përfundojë. Shumë ka zgjatur tranizcioni në vendin tonë, fundi i të cilëve mund të vijë me Gjykatën Speciale, arrestimet e atyre figurave të ricikluara tani e 20 vjet, e humbura në këtë mes ishte Kosova dhe qytetarët e saj të ndershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat