Isa e quan mashtrues Albinin, vet thonte "kurrë me PDK" pas zgjedhjeve e bëri Thaçin president

Opinione

Isa e quan mashtrues Albinin, vet thonte "kurrë me PDK" pas zgjedhjeve e bëri Thaçin president

Nga: Faton Mehmeti Më: 6 maj 2022 Në ora: 22:25
Faton Mehmeti

Ndonëse kufomë politike, Isa Mustafa nuk rresht së foluri sq për të thënë se akoma jam gjallë. Jeta e tij politike s’ka pasur kurrë shkëlqim dhe si rrjedhojë edhe përfundim jo të dinjitetshëm, njeriu që s’ka të drejtë as morale dhe as politike të kritikojë të tjerët vazhdon ta bëjë këtë ndaj kryeministrit Kurti.

Pavarësisht se bie ndesh me deklaratat e tija kur është në fjalë Kurti, Isa s’ka asnjë fije parimi, mjfaton të hedh vrerë. Pra pak kohësh Isa Mustafa e cilësonte Kurtin si njeriu që ka frikë nga dialogu me Serbinë, duke argumentuar këtu edhe mugnesën e guximit dhe vullnetin etj, sipas Isa Mustafës “Dialogu kërkon edhe guxim, organizim e dije. Kërkon edhe vullnet që nuk po e shoh. Nuk mund të them se nuk ka dije. Ka frikë, e shoh që ka frikë. Në qoftë se hyn në dialog dhe ulesh në tavolinë që të bisedosh me Serbinë atëherë është e pamundur që vetëm t’i si palë t’i realizosh vetëm kërkesat e tua pa i realizuar edhe pala tjetër kërkesat e veta: si për të justifikuar vet marrësvhjet që ka arritur në favor të Serbisë, rrjedhimisht në kurrizë të Kosovës”.

Këtë deklaratë e ka dhënë para pak ditësh, derisa pas takimit të Kurtit më Vuçiqin me ndërmjetësim të z.Lajçak dhe z. Schoz, Isa akuzon Kurtin se “ky vet u ul gju më gju me Vuçiqin” për të vazhduar pastaj i harruar nga ajo se çfarë ka thënë më parë duke e quajtur mashtrues Kurtin, “sepse i ka mashtruar analfabetët e vet funksional për të ardhur në pushtet dhe vazhdon t’i mashtrojë”, nga një njeri frikackë tani qenka mashtrues.

A ka njeri më mashtrues se Isa që para zgjedhjeve akuzonte SHIK-un për vrasje të ish anëtarëvë të LDK dhe pas zgjedhjeve bënte koalicion me njeriun e SHIK-ut. A ka mashtrues më të madh se Isa që nënshkrunte asociacionin në Bruksel duke krijuar Serbinë e vogël brenda Kosovës.

Me ja nisë me folëpër mashtrimet e Isës janë të panumërta, duhet edhe libër me shkru, tanimë kjo kufomë politike nuk meriton vëmendje, rezulatati i 14 shkurti të 2021 është mesazhi që populli ia dha Isës duke e detyruar në mënyrë të turpshme të largohet nga pozita e kreut të LDK-së në disproporcion me vlerat e partisë që përfaqësonte.

I përdorur nga Hashimi për qëllimet e tija, Isa e kishte kthyer LDK në satelit të PDK-së duke e zhveshur nga të gjitha vlerat që ajo përfaqësonte. Ndonësë nuk është më në LDK, hija e tmerrshme që ka lën Isa aty të zhduket sa më shpejt që është e mundur.

I djegur politikisht, në rolin e zhurmusit, Isa Mustafa nuk meriton të këtë as vëmendje të mediave. Sigurisht se Isa ka arsye për ta kritikuar Albinin, me këtë të fundit që i dha fund karrierës së tij në mënryën me të pa ndershme të mundur, skishte si të ndodhte ndryshe me njeriun që asnje të mirë nuk ia ka bërë Kosovës, vetëm i ka marrë asaj në çdo periudhë të saj.

Isa është e shkuara e trishtueshme, Albini e ardhmja e ndritur, së paku kështu shpresohet dhe besohet, koha do e tregojë për Albinin, derisa për Isën tashmë e ka treguar qysh moti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat