Vizitat e Presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti në SHBA, janë shumë të frytshme

Opinione

Vizitat e Presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti në SHBA, janë shumë të frytshme

Nga: Dedë Preqi Më: 10 maj 2022 Në ora: 16:00
Dedë Preqi

Kosova si asnjëherë deri më tani nuk ka pasur një qeveri më të konsoliduar dhe të kompletuar në gjithë shtrirjen e saj nga brenda dhe nga jashta, me një realizëm intelektual dhe politik, që nga imazhi i presidentit historik Ibrahim Rugova, i arkitektit dhe njeriut harmonik dhe të vepres së tij fisnike, hapat e tij po i përcjellin sot presidentja e Kosovës, z.Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Vetëm zoti është i lartësuar për mbi botën, pastaj vjen edhe vullneti i njeriut ku karakterizohet në marrëdhënie të ngushta në mes njëri-tjetrit, që ti jap formë vepres së vet, që shpie imazhin më të mirë të ekzistencës në një shoqëri njerëzore.

Në qoftëse duam të flasim për pushtetin e sotëm në Kosovë, duhet të cekim dy elemente shumë domethenëse të kësaj forme, nga njëra anë, një energji e vërtetë dhe e aftë që ta modefikojë realitetin e gjërave, që të përcaktojë kushtet e tyre dhe marrëdhëniet e ndërsjella, nga ana tjetër, një vetëdije e ndërgjegjësuar për to, dhe një vullnet që përcakton qëllimet, një aftësi që zotëron edhe forcën për t’i arritur këto qëllime.

E gjithë kjo ka si kusht paraprak shpirtin e pastër dhe qenjen e pa inkriminuar, këtë realitet të njeriut dhe të kësaj shoqërie, që është e aftë për t’u shkëputur nga kompleksiteti i prekshëm i shoqërisë tonë dhe për ta përdorur këtë natyrë të lirë dhe të pastër, që ka një kuptim të rëndësishëm dhe specifik në çdo shoqëri njerëzore.

Kjo do të thotë se, me qeverisjen Kurti, sikur kanë ndryshuar gjërat në shtetin e Kosovës, dhe kanë brenda vetës një lloj diference, qëllime që mund të jenë konstruktive apo edhe shkatërrusese, fisnike apo të ulta, por në realitet këto janë konstruktive dhe fisnike, të cilave deshtëm apo nuk deshtëm duhet për t’ua patur lakmi dhe të krenohemi me përformancat e tilla.

Opozita e sotme e Kosovës, ka rënë nga moraliteti dhe rroli i saj demoralizuar me sjelljet dhe bezdisjet arrogante ndaj qeverisë aktuale dhe etiketimet ndaj kryeministrit Kurti, si dhe ndaj presidentes z.Vjosa Osmani, ku vëjmë re se ato kundërshti dhe etiketime rrjedhin nga agoja dhe pushteti i tyre i marrëzisë, ku asnjëherë nuk e krijuan përshtypjen e të qenit pushtetar të ndershëm dhe serioz gjatë pushtetit të tyre në periudha të gjata, por me pushtete të rreme dhe të korruptuara, të cilët edhe sot mundohen të marrin edhe një herë këto poste ëndrrimtare.

Kryeministri Kurti, këto ditë ishte i ftuar në Berlin të Gjermanisë, nga kancelari Scholz, me çrast kancelari gjerman organizoi edhe një darkë jo formale dhe pune në mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit serb, Aleksandër Vuçiq, të shoqëruar edhe nga emisari i BE-së, për dialog z. Llajçak, dhe nëse kemi parasysh procesin e Bërlinit, kemi vazhdimin e një procesi të filluar edhe më herët për të gjetur rrugën dhe mënyrën e përafrimit dhe kordinimit në mes këtyre dy vendeve në konflikt me njëra-tjetren.

Vizitat e kryeministrit të Kosovës, z.Albin Kurti, vazhdojnë këto ditë edhe në SHBA, të cilat janë të një rëndësie të veqantë, me ç’rast kryeministri i vendit tonë së bashku me bashkëpunëtorët e vet takon shumë udhëheqës dhe zyrtarë shtetëror të këtij vendi, por edhe përfaqësues të organizatave të ndryshme të komunitetit shqiptaro- emerikan.

Kryeministri Kurti, ka një agjendë të ngjeshur të takimeve me përfaqësues të ndryshëm të shtetit të këtij vendi, por e veqanta ishte edhe takimi me përfaqësuesen e Korporatave të Sfidave të Mijëvjeçarit të (MCC) me zonjën Alise Albright, që bashkërenditën marrëveshjet e një projekti shumë të rëndësishën për akumulimin e energjisë, si një strategji që do ta ndihmonte shtetin e Kosovës.

Prandaj edhe vizita e presidentes Vjosa Osmani, në SHBA, ku takoi përfaqësuses dhe udhëheqës të administratës së këtij vendi, si nënsekretaren amerikane të shtetit për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, zonjën Uzra Zeya, të administratës JOE Beiden, si edhe udhëheqës e përfaqësues të tjerë të këtij shteti mik të Kosovës.

Poashtu edhe në Amerikën Latine, vizitat e ftuara të presidentes V.Osmani, ishin shumë domethënese për shtetin e Kosovës, sepse këtu përveq se promovoheshin vlerat e një shteti të ri demokratik nga zemra e Evropës, këtu shpalosen edhe vlera të humanizmit dhe kulturës tonë kombëtare, sikur ishte zbulimi i shtatores Nënë Tereza, në shtetin e Panamasë.

Ndërsa, në shtetin Kosta Rika, presidentja Osmani, ishte e ftuar të merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të këtij vendi, z. Rodrigo Chaves, e cila në këtë ceremoni takoi edhe shumë lider dhe përfaqësues të ndryshëm të vendeve të botës, por e veqanta e kësaj vizite e presidentes tonë ishte se për herë të parë dhe denjësisht në këtë vend përfaqësohet shteti i jonë Kosova.

Ndër të tjera, ndër këto vende mike të Kosovës, edhe Republika Domenikane, e kishte mirëpritur presidenten e Kosovës, me një ceremoni solemne, dhe rëndësia e gjithë kësaj është se edhe këto vizita e kanë efektin e vet shumë të rëndësishëm, duke marrë para sysh se të gjitha këto vende janë edhe anëtare të OKB.

Presidentja e Kosovës, z. Vjosa Osmani, merr pjesë edhe në takimin e lidereve të Konferencës së Mynihut, e cila po mbahet në Vashington, ku marrin pjesë edhe shumë zyrtarë të administratës amerikane, kongresist, senator dhe ministra nga vendet e ndryshme nga Amerika, si dhe nga Evropa.

Vizitat e tilla dikush po i quan jo aq të rëndësishme dhe jo produktive, nga se presidentja dhe kryeministri i Kosovës, ndoshta nuk do takohen me nivele të larta të kreut politik të SHBA-ve, apo me atë që cilësohet si Shtëpia e Bardhë. Por për të kuptuar më qartë, vizita e liderëve të Kosovës, në Amerikë, është parim dhe vlerë e demokracisë së çdo vendi, poashtu edhe e vendit tonë dhe njeriut të këtij vendi, ndërsa në anën tjetër për SHBA-të dhe Joe Beiden, siq thotë një fjalë popullore, e rëndësishme është DRITHI, e jo Thesi, siq pretendon dikush…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat