Si është e mundur që shumica e parlamentarëve të Shqipërisë të jenë në përkrahje të gjenocidit serb të bërë në Srebrenicë?!

Opinione

Si është e mundur që shumica e parlamentarëve të Shqipërisë të jenë në përkrahje të gjenocidit serb të bërë në Srebrenicë?!

Sami Arifi Nga Sami Arifi Më 12 maj 2022 Në ora: 18:59
Parlamentarët shqiptarë rrëzuan rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë

Ku e kanë kokën këta parlamentarë dhe këjo qeveri në Moskë apo në Beograd?...Një është e sigurtë që këta parlamentarë të Shqipërisë të cilët e rrëzuan rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë nuk e kanë kokën në Tiranë e as në Prishtinë...

Votimi kundër gjenocidit në Srebrenicë do të thotë votim për përkrahje të gjenocidit serb në katër luftërat e ish-Jugosllavisë si: në Kroaci, pjesërishtë në Slloveni e posaçërisht masakra gjenocidiale të papara në Bosnje dhe Kosovë...

-Nga përvoja e këtyre katër luftërave që bëri Serbia në ish-Jugosllavi nxiti NATO-në për çështje humanitare në Kosovë të intervenojë për t’i ndaluar veprimet e makinerisë gjenocidiale serbe së fundi që bënte edhe në Kosovë...

-Serbia donte që popujt jo serb të ish-Jugosllavisë t’i mbaj nën hegjemoninë e saj, duke iu mohuar popujve tjerë jo serb të drejtën e tyre për liri e pavarësi...

-Serbia që ishte dhe ende mbetet shtet gjenocidial...që në katër luftërat ishte udhëhequr nga kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi, pjesë përbërse e asaj udhëheqje ishte edhe Aleksandër Vuçiqi që edhe tani është me shumicën e qeveritarëve të tij në udhëheqje të pushtetit serb...

-Ata parlamentarë të Shqipërisë të cilët votuan në përkrahje të gjenocidit serb, që përmes parlamentit shqiptar rrëzuan rezolutën për gjenocidin serb të bërë në Srebrenicë do të jenë të mbuluar gjithmonë me turpin e zisë, emrat e tyre do të mësohen në histori dhe do të jenë baraz me ata që bënë krim mbi të drejtën e popujve për liri...

-Si duket urdhërat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit, po i zbaton qeveria shqiptare me ca parlamentarë të cilët u dëshmuan me rrëzimin e për gjenocidin serb në Srebrenicë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat