Rrugëtim i suksesshëm i qeverisë Kurti-2, me guxim e vigjilencë në realizimin e objektivave shtetërore të Kosovës!

Opinione

Rrugëtim i suksesshëm i qeverisë Kurti-2, me guxim e vigjilencë në realizimin e objektivave shtetërore të Kosovës!

Nga: Ali Kelmendi Më: 12 qershor 2022 Në ora: 17:06
Autori Ali Kelmendi

Çdo qëllim dhe qëndrim i drejtë në politikën shtetërore të kryeministrit Kurti, kur është në pyetje zbatimi i Kushtetutës për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit, gjoja se po e rrezikon vendin, sipas opozitës e cila po vepron me një agresivitet të tepruar, duke u përpjekur për ta refuzuar dhe kompromituar z. Kurti dhe qeverisjen e tij në parlament dhe jashtë tij përmes diletantëve të saj dhe disa (b)analistëve mediatik të shpërblyer mirë për t`ua humbur e çoroditur kuptimin analizave të drejta dhe të mirëfillta mediatike, nga njëra anë, dhe duke ngritur gënjeshtra dhe shpifje të papranueshme për mazhorancën, nga ana tjetër, janë të pavërteta.

Por, edhe nga miqtë tanë evropian pati neglizhenca të skajshme ndaj Kosovës, duke na lënë zvarrë, pa na i liberalizuar vizat, pa na integruar në strukturat evropiane, pa na njohur edhe ato katër shtetet si: Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, si dhe përafrimit me strukturat Verioatlantike, me përjashtim të amerikanëve, që gjithnjë i kishim dhe i kemi në mbështetje të pakursyer, sidomos tani me presion ndaj Serbisë për të na njohur si shtet dhe të pranimit të Kosovës në NATO e forume tjera ndërkombëtare.

Por, le të kuptojmë një gjë, se sa i rrezikshëm do të ishte qëndrimi në vend, pa i ndërmarrë hapat e duhur nga Albini, kundruall apetiteve shoviniste serbo - ruse ndaj Republikës se Kosovës si shtet të pavarur e sovran.

Muaj më parë zëdhënësi i PE-së, z. Peter Stano, kritikonte Albinin se ky nuk e vazhdoi rrugën në mënyrë analoge të liderëve e qeverive të mëparshme që e kishin trasuar atë në kundërshtim me kushtetuesen, duke i tjetërsuar territoret shtetërore dhe duke i lejuar zgjedhjet serbe në Kosovë të ndihmuara nga OSBE-ja etj! Zgjedhjeve në veri dhe referendumit serb u dha fund duke i ndaluar ato me sukses kryeministri Kurti.

Liderët e mëparshëm kishin bërë lëshime të shumta ndaj Serbisë, duke pranuar gjithçka çka kishte kërkuar ajo në dëm të shtetësisë së Kosovës, nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër, asgjë dhe asnjë këmbëngulje në kërkesat tona për t’u pranuar si të barabartë në dialog me palën serbe nga negociusit tanë. Kosova ka pasur kryenegociatorë dhe të tjerë si «ekspert» shumë të dobët, kështu deklarohej dikur edhe BE-ja!

Po e ilustroj me një thënie të Jonathan Swift, për kundërshtarët e Albinit nga opozita, siç vijon: «Kur vjen në botë një gjeni i vërtetë, mund të kuptohet fakti se të gjithë budallenjtë bashkohen kundër tij», dhe kjo gjendje kishte filluar që me ardhjen e Albinit në pushtet, dhe se nuk kanë të ndalur as shpifjet dhe gënjeshtrat ndaj tij, prej ca deputeteve pseudo-intelektualë dhe nga ca (b)analistë mediatik që flasin pa hamendje dhe vetë-llomotisin vend e pa vend, natyrisht të paguar mirë nga grupet ekstreme opozitare të cilët i paguajnë me paratë e vjedhura të taksa-paguesve tanë!!!

Më kujtohet një artist meksikan i quajtur Sancho Pancho, i cili mbante dy kollta-revolverë në brez dhe kur shtinte në kundërshtarë nuk shikonte se në ç’ kahje dhe në kënd po gjuante, por me rëndësi ishte të shtihej në mbi ta dhe të behej zhurmë, njëjtë si (b)analistët tanë që askush nuk ua vë veshin për analiza të mbrapshta dhe përçarëse, të udhëhequr nga paranojat e tyre, që për qëllim kanë, se gjoja po përpiqen të bëjnë biseda dhe analiza inteligjente.!!! ???.

E vërtetë është, se ka edhe analistë të mirë, sidomos nga profesorët universitarë, por janë të paktë pasi që nuk dalin të flasin ose nuk ftohën nga mediat televizive???!!!

Po marrim një shembull të shkuarjes së Abinit dhe qëndrimit të gjatë të tij në Amerikë, kur opozita nuk kurseu asgjë pa kritikuar mbarë e mbrapshtë për mossuksesin dhe djerra-kohën e tij!!! Me deklaratat e Albinit pas kthimit të tij u deklaruan sukseset dhe takimet e rëndësishme me njerëz të rangut të lartë; me kongresistë dhe senatorë amerikanë etj.

Si do që të vlerësohet vizita e ministres Donika Gërvalla, e cila ishte ftuar nga z. Blinken në Amerikë dhe i njëjti deklaron, se Presidenti Biden e ka në zëmër Kosovën.

Tani mezi po e pres të hënën se çka po deklarohen «analistët» pas vizitës se kryeministrit Kurti në Angli dhe takimit të tij me MPJ- Zonjën Liz, ministre e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Mbrojtjes të Anglisë.

Pastaj, si do ta vlerësojnë vizitën e shekullit të kancelarit gjerman z. Olaf Scholz dhe deklaratat e tij gjer më tani më të fuqishme për njohjen reciproke të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë, gjë që e paska befasuar Vuçiqin, se përveç Amerikës e cila kishte kërkuar njohjen reciproke, tani edhe nga Evropa për herë të parë e kërkoi i vetmi z. Olaf Scholz. Tani me radhë edhe takimi i presidentes tonë, Vjollca Osmani, me z. Scholz në Selanik dhe po ashtu me kryetarin grek z. Kiriakos si dhe përafrimi me Greqinë në një frymë të re politiko- ekonomike.

Mazhoranca dhe populli e dinë mirë dhe i kupton këto vizita të jashtëzakonshme dhe të rëndësishme të këtyre ditëve për Kosovën. Megjithatë, të presim së si po deklarohen »analistët» e mediave të cilët i kuptoj fortë mirë, se e kanë shumë të vështirë të flasin të vërtetën mbi rëndësinë e pakontestueshme të këtyre vizitave, sidomos të burrit shtetëror gjerman dhe tani mikut tonë të ri z. Olaf Scholz si dhe kontributin e madh të Zonjës Merkel gjatë mandatit të saj për mos-ndryshimin e kufijve të Kosovës. Po e përsëris edhe një deklaratë të kryeministri Kurti: “Vuçiqi pasi nuk mundi të na merr territor, tani po donë me na e marr lignitin tonë në këmbim më rrymën.

Refuzim i prerë i Kurtit si për këtë ashtu edhe për «Open Ballkan»,

Vuçiqin, Edi Ramën dhe Hashim Thaçin, të cilët siç dihet kishin apetite që t`ia bashkëngjesin Kosovën Shqipërisë, por pa veriun e saj për ta bërë «Mini-Shëngenin Ballkanik» me Kosovën autonomi brenda Serbisë, i ka zëmëruar tej mase, në vend së E. Rama të kërkonte nga Serbia që ta njeh pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që ajo të bëhet e barabartë me shtetet tjera, dhe tek atëherë të flitej për “Mini Shëngenin”, tani të ashtuquajturin Ballkani i Hapur, që siç e konfirmoi vetë Lavrovi, ky projekt ishte serbo-rus i mbështetur nga magnati SOROS me djalin e tij Aleks.

Për “Mini-Shëngenin” kam reaguar me një shkrim në “Bota Sot”, të datës 21.12.2020, me titull; « Ҫka na vyen neve Shqipëria Etnike pa Mitrovicën e Veriut me pasuritë më të mëdha n`Europë e gjetiu”..?! (marrë nga libri im “Vështrime- Opinione 2018-2020”).

Apetitet serbo-sllave po ripërsëritën duke filluar nga Krajl N. Pashiqi e deri tek ky i fundit, Vuçiqi, dhe të njëjta ishin edhe apetitet malazeze që nga Krajl Nikolla e deri tek Gjukanoviqi, i cili na i uzurpoi 8270 ha toka të Rugovës kreshnike, megjithëse ua fali Kuvendi i legjislaturës së VI-të në krye me Hashimin, Kadriun, Ramushin dhe Isën, duke bërë tradhtinë më të madhe kombëtare.!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat