Kosova është tokë e shenjtë, dhe, kushdo që abuzon me heroizmin dhe shkelë mbi varret e saj, përfundon si “qeni n’rrush”..!?

Opinione

Kosova është tokë e shenjtë, dhe, kushdo që abuzon me heroizmin dhe shkelë mbi varret e saj, përfundon si “qeni n’rrush”..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 20 qershor 2022 Në ora: 22:29
Rexhep Elezaj

Ata të cilët nuk kanë lindur në Kosovë dhe që nuk e njohin mirë tokën, dheun, barishtet, malet, bjeshkët, ujin si kristal, bukën e misrit dhe ajrin e Kosovës, po ashtu që nuk e dinë as historinë e saj (Kosovës) mijëra vjeçare, përfshirë zakonet dhe traditat autoktone, gjuhën e Thotit, kulturën antike, forcën shpirtërore, zëmrën fisnike, bujarinë dhe trimërinë e saj epike, etj., që të gjitha këto si vlera dhe begati specifike, e që janë ndryshe në thelbin e tyre gjenetik dhe etnik nga popujt tjerë evropian, historia ka treguar se sa herë që kanë tentuar t’ia nëpërkëmbin, dhunojnë dhe shkelin këto vlera, në fund kanë pësuar humbje dhe theqafje deri në poshtërim..!?

A nuk mjafton si fakt për këtë që themi, kapitullimi i turpshëm i Serbisë terroriste me 10 qershor 1999 në Kumanovë, duke u detyruar të ikë nga Kosova me bisht nën shalë, e turpëruar para gjithë botës për masakrat dhe gjenocidin e bërë ndaj 2 milion shqiptarëve të Kosovës, vetëm pse Zoti i kishte krijuar si shqiptar mbi këtë dhe, e që quhet atdhe, qëkur ka lindur njeriu i parë në botë, Ademi dhe Hava (Adami dhe Eva) dhe deri më sot..!?

Sa e sa pushtues dhe kolonizatorë të huaj e kanë mbajtur të pushtuar dhe nën sundim barbarë Kosovën dardane ndër shekuj, siç ishin dinastitë serbe të Nemanjçve, car Dushanit dhe car Uroshit, ajo bizantine, dinastia e Karagjorgjeviçëve, Serbia e vjetër, Jugosllavia komuniste, por që të gjitha në fund janë detyruar, në një mënyrë apo tjetër, të largohen nga Kosova, ngase dheu dhe toka e saj, i kanë mallkuar sepse dardanët shqiptarë kurrë nuk janë pajtuar me robërinë, me poshtërimin, denigrimin, me vrasjen e identitetit të tyre kombëtar, duke rezistuar dhe bërë luftë çlirimtare, siç e bën në vitet më të vështira nën barbarinë dhe gjenocidin serbo-sllavo-ortodoks, 1989-99..!?

Njëjtë ka ndodhur edhe me gjakatarë të huaj që kanë vrarë, pushkatuar, burgosur dhe torturuar dhe dëbuar me mijëra shqiptaro-dardanë gjatë kohës së okupimeve të Kosovës nga regjimet sllavo-serbo-malazeze në shekullin 19 dhe 20-të, sidomos gjatë luftërave ballkanike, por edhe më përpara, siç ishin kriminelët Bozhidar Janku, Punjisha Raçiq, Vasa Çubriloviç, Kosta Peçanci, pas luftës së dytë Botërore, A. Rankoviçi, Spasoje Gjakoviçi dhe fundit S. Millosheviçi, që të gjithë e kanë thyer qafën dhe kokën në Kosovë..!?

Prandaj, e themi sipas analogjisë me theqafjen e kriminelëve serb në Kosovë, se i njëjti epilog do t’i gjen edhe bashkëpunëtorët e tyre “shqiptarë”, ashtu siç pësuan tradhtarët e kombit, që nga koha e luftërave ballkanike e deri në qershor të vitit 1999, kur një numër i tyre u vranë si qentë, të tjerët vdiqën dhe u varrosen në Beograd, ndërsa disa tradhtarë të sotëm i pret i njëjti fat, pra do përfundojnë si “qeni n’ rrush” të poshtëruar dhe të hedhur në bërllogun e historisë së Kosovës dhe të kombit shqiptar, pa asnjë dyshim..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat