Pulpotomia (Mali i Zi) - Pulpektomi (Maqedonia e Veriut) – Hemiseksion - (Kosova)

Opinione

Pulpotomia (Mali i Zi) - Pulpektomi (Maqedonia e Veriut) – Hemiseksion - (Kosova)

Nga: Drizan Shala Më: 18 korrik 2022 Në ora: 10:32

Në fushën e mjekësisë se orale (dentist) endodontic është një fushe e cila trajton dhëmbët me thekse të veçantë shërimin e rrënjëve.

Pra le të trajtojmë problematiken politike por edhe të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor përmes tri procese të endodontic siç janë: Pulpotomia – heqja parciale, Pulpektomi - heqja komplet, Hemiseksion - ndarja e rrënjëve.

Pulpotomia - Mali i Zi

Gjendja politike në Podgoricë që nga rrëzimi i qeveris së Zdravko Krivokapiq mori një status quo e cila reflektojë deri të ri-krijimit të një qeverie të brishtë neutrale, duke kërkuar një identitet të ri përmes ndarjes/heqjes parciale të dhimbjeve siç ishin: statusi si kandidat për BE, marrëveshja me kishën ortodokse serbe kundër asaj malazeze etj.

Duke parë këtë infeksion që është duke i shkaktuar inflamacion raporteve edhe me vendet anëtare të NATO-se dhe mundësisë se ndikimit Serb në raportin e Podgoricës zyrtare atëherë Presidenti i vendit mori një vendim të rëndësishëm që ishte heqja e mbështetjes për qeverinë “neutrale” të pa identitet e cila nga marrja e vendimit për kishën serbe ortodokse dhe pronave në Malin e Zi do t’i shkaktojë probleme deri të një pakënaqësie qytetare në raport të brendshëm duke rikthyer krimin e organizuar si element të luftimit të blloqeve politik në Podgoricë.

Pulpektomi - Maqedonia e Veriut

Fraksionet politik në kampin maqedonas e përshfaqi një situatë e cila dha një sinjal tejet interesant që pritet të ndodh pas zgjedhjeve nacionale të cilat do të vin me se largu në pranverën e 2023, ku maqedonia e veriut do të jete në një situatë interesante që ndërlidhet me propozimin francez që ka kaluar dhe jetësimin në aspektin pragmatik /praktik ku do të pritet të këtë tensione në mese palës maqedonase dhe shqiptareve duke i provokuar këta të fundit për të rritur tensione ndër-etnike në këtë shtet.

Dhe përmes pulpektomis – duhet të hiqen të gjitha mundësitë të keqpërdorimit të këtij vendimit që është marr nga kuvendi dhe asesi të kemi një situate e cila ne rast të ardhjes se VMRO/DPMS në pushtet të ri-kthehet me moton “ mbrojtja e identiteti maqedonas” e mos të pranohet ai bullgar dhe që nënkuptohej që pozita e shqiptareve të jetë tejet e favorshme si as njëherë me parë në këtë vend.

Hemiseksion - Kosova

Kosova kalojë nëpër tri periudha pasluftës në aspektin e brendshëm por edhe në dy faza në aspektin e jashtëm të saj.

Ishte periudha e parë 99 -2008, krijimi i institucioneve , kthimi në një jete normal institucional duke tentuar që karshi obligimeve të brendshme , Kosova të vazhdojë që në këtë periudhë të mirët edhe më një faze që ishte vazhdimi i avokimit për njohjen e shtetit të ri e dalur nga lufta nga një sistem të ish RSFJ-së.

Në këtë periudhë fokusi nuk ishte shumë të trajtohet problemi i rrënjëve që u instaluan në komunat me minoritet serb duke ju lënë hapësirë më shumë strukturave serbe të operojnë në disa periudha edhe me miratimin e bashkësisë ndërkombëtare e cila u vendos këtu , duke mënjanuar komplet IPVQ-të e Kosovës.

Periudha e dytë ishte ajo e 2008-2015 , ku institucionet e Kosovës u konsoliduan dhe kaluan në udhëheqjen e spektrit politik vendor dhe aty fillojë trajtimi i problemeve përmes metodës se pulpotomis duke tentuar që të ruhet tërësia territoriale (shtrirja e autoritetit në çdo hapësirë edhe në veri të vendit, shkrirja dhe largimi i strukturave paralele të Serbisë në Kosovë etj ) por më mundësin që në këtë periudhë të fokusohet Kosova në fazën e dytë që ishte diplomacia si element shtysë për forcimin e saj në arenën ndërkombëtare.

Ndërsa periudha e tret është 2015-2022….. ku institucionet politik të vendit duke parë që trajtimi i frakturës se stabilitetit të shtetit nuk po ka mundësi të trajtohet përmes heqja parciale, heqja komplet të elementeve që po e stimulojnë frakturën, atëherë është menduar që e vetmja zgjedhje është trajtimi përmes “Hemiseksion- ndarja e rrënjëve”, por e cila është me shumë veprime kirurgjike se sa preventive duke llogaritur që nga tri rrënje që mund të jene problematik, por që në fakt të raporti i Kosovës janë dy rrënje të cilat të ndara njëra nga tjetra por që emëruesin e kanë të përbashkët që është: forcimi i strukturave kriminale në veri të vendit nga mbështetja patologjike të aparaturës shtetërore të Beogradit zyrtar si dhe pengimi - influencimi brenda institucioneve përmes përfaqësimit politik që kanë “lista Serbe”.

Pra nëse mendojmë që mund të ndajmë problemet nga emëruesi i përbashkët dhe të trajtohen rrënjët, unë mendoj që kjo është e pamundur për arsye që ne duhet të veprojmë përmes eliminimit të emëruesit të përbashkët në mënyrë konstante/konsekuente duke i ndarë rrënjët dhe tek atëherë të behet trajtimi efektive i tyre dhe kështu Kosova të përmbyll forcimin dhe shtrirjen e autoritetit të saj në çdo komune të saj duke rikthyer komunat e reja të krijuar në bazën që kanë patur para implementimit të projektit “pilot projekti i komunave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat