Shumë më parë do të anëtarësohen në BE, Kosova e Mali i Zi sesa Shqipëria dhe RMV-ja

Opinione

Shumë më parë do të anëtarësohen në BE, Kosova e Mali i Zi sesa Shqipëria dhe RMV-ja

Nga: Sulejman Mehazi Më: 19 korrik 2022 Në ora: 14:43
Sulejman Mehazi

Kryeministri i Shqipërisë është gëzuar para se ta kalojë, hop,  jazin për në BE, duke mos e ditur se pengesa më e madhe e anëtarësimit në BE do jetë qeveria e tij e korruptuar deri në majë të flokut, Shqipërisë i duhet 60-70 vjet për t'u bërë anëtare e BE-së.

Shumë më para Shqipërisë e RMV-së do anëtarësohen në BE, Kosova e Mali i Zi, sesa këto dy shtete me probleme të mëdha juridike e korruptive.

Plus, problemi i anëtarësimit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE do jetë edhe SHBA-ja.

- Shqipërisë, 70 vjet kohë i duhet për t'u anëtarësuar në BE;

- RMV-së, 90 vjet kohë i duhet për t'u anëtarësuar në BE;

- Serbia që 10 vjet ka aplikuar, i duhet edhe 100 vjet kohë për t'u anëtarësuar në BE;

- Bosnjë-Hercegovinës, 80 vjet kohë i duhet për t'u anëtarësuar në BE;

- Malit të Zi, 50 vjet kohë i duhet për t'u anëtarësuar në BE;

- Kosovës, 60 vjet kohë i duhet për t'u anëtarësuar në BE.

Shumë më parë do anëtarësohen në BE, Mali i Zi dhe Kosova sesa Serbia, Shqipëria, RMV-ja e Bosnjë-Hercegovina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat