Për Hisen Berishën: Shumë shtatora kanë me kalu e Albinin kryeministër ki me pas!

Opinione

Për Hisen Berishën: Shumë shtatora kanë me kalu e Albinin kryeministër ki me pas!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 6 gusht 2022 Në ora: 09:25
Hisen Berisha

Kur përmendet Hisen Berisha derisa vonë sintetizonte Betejën e Kosharës, njeriun trim dhe hero të asaj beteje të lavdishme, mbase fama i bëri dëm njeriut  që mori tatpjetën.

Inkuadrimi i tij në PDK, ishte hapi i parë i gabuar i Hisen Berishës, karshi deklaratave të tija, këtu diçka nuk shkon, s’mund të jesh edhe rugovist edhe thaçist.

Nihilizimi i tij arriti majat së fundi kur mënjanoi Rugovën, rolin e tij të pazëvendësueshëm si arkitekt i pavarësisë, duke ia m’veshur meritat Hashim Thaçit si “njeriu që e shpalli pavarësinë”. 

Të thuash se Hashimi e ka shpallur pavarësinë s’ka më turp për një person, aq më tepër për një njeri me peshë të madhe në skenën politike, pikërisht për shkak të kontributit të tij të madh në luftë.

Gabimet e shumta të tija janë aq fëminore, sa që me eufemizëm disa po i qauj edhe gafe.

E fundit ishte paralajmërimi i tij për rrëzimin e Qeverisë Kurti në shtator, pasi siç tha, të gjitha partitë duhet të punojnë fort për ta larguar “çeçenizimin” si opsion të politikëbërjes.

Deklaratë diletante, jashtë realitetit e tregone dhe mungesa e arsyetimkt të ish strategut të luftës, dështakut të politikës nën arsyetimin amatoreskt "se tensionet e krijuara në këtë pjesë të vendit ishin të programuara mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak", skandaloze si deklaratë.

Edhe më skandaloze e bën kur kihet parasysh fakti i karakterit të fortë, gjykimit tē ftohtë të një ushtaraku, të cilit duket se me mabrimin e Betejës së Kosharës nuk i mbeti as burrëri, asgjë nga vlerat që e karakterizonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat