Shqiptarë, mos u largoni e mos e braktisni Shqipërinë, por largojeni aleancën e korrupsionit, “Trekëndëshin e Bermudës”

Opinione

Shqiptarë, mos u largoni e mos e braktisni Shqipërinë, por largojeni aleancën e korrupsionit, “Trekëndëshin e Bermudës”

Nga: Skënder Kapiti Më: 13 gusht 2022 Në ora: 09:56
Skënder Kapiti

Është fakt dhe realitet se qeveria e rilindjes e Edi Ramës ka kapërcyer çdo fantazi dhe imagjinatë korrupsioni, hajnie e papërgjegjshmërie.

Mirëpo problem është se opozita shqiptare PD e LSI nuk kishin as motiv, as moral dhe as besim publik e ndërkombëtar për t’u ricikluar në pushtet e njëjta fizionomi qeverisëse si ajo e viteve 2005-2013 dhe si kjo e sotmja e Edi Ramës.

Kjo u vertetua me faktin edhe të shpalljes “non grata” të ish kryeminstrit Berisha për korrupsion, aventurizmi i tij dhe korrupsionit gjithpolitik për të uzurpuar Partinë Demokratike dhe për ta përjashtuar politikisht Lulzim Bashën, si dhe tani edhe dalja në publik e dosjes si spiun i sigurimit të shtetit të Ilir Metës.

Pra, në këto rrethana oponioni publik dhe ai ndërkombëtar nuk kishin besim te rikthimi e riciklimi në pushtet i asaj politike njëjtëqeverisëse si kjo e Edi Ramës, pasi në rast se fitonte PD-LSI në Prill 2021, Basha edhe po te zgjidhej kryeministër puna e tij do te kishte qene nën trysninë dhe nën kërcënimin Berisha-Meta, ashtu sikurse që sot, po këta të dy, janë kundërshtartët më të egër të Bashës në aleancë edhe me Edi Ramën.

Publiku dhe shoqëria shqiptare e përcarë nga korrupsioni i politikës së vjetër tani besoj se e kanë kuptuar se problemi i shqiptarëve është politika e vjetër, janë ata që SHBA i quan me të drejtë fantazmat e së shkuarës, janë ata që Basha po me të drejtë i ka etiketuar si “Trekëndëshi i Bermudës”, Rama-Berisha-Meta; është politika e vjetër, kjo gropë thithëse e korrupsionit.

Këtë gjëndje, alternativa kundër kësaj politike të vjetër ishte dhe është Lulzim Basha i cili me të drejtë kualicionin apo aleancëne e së keqes Berisha-Rama-Meta e quajti “Trekëndëshi i Bermudës”; politikë e cila e ka marrë peng tranzicionin dhe Shqipërinë, demokracinë, ligjin dhe shtetin.

Kushdo qoftë ai, edhe nëse dikush ka merita, në momentin kur atij i dalin fakte të cilat vertetojnë se ai është i korruptuar dhe ka keqpërdorur, shfrytëzuar dhe tradhëtuar interesin publik e kombëtar për interesa personale e familjare; kur ai ka shkelur ligjin dhe bërë padrejtësinë, dhe kur prej tij e pushtetit të tij kanë plasur e shpërthyer turpe e skandale të rënda korrupsioni e krimi me pasoja e dëme shoqërore e kombëtare, ai duhet të ndëshkohet ligjërisht e të braktiset nga publiku.

Kështu i duhet bërë edhe politikës dhe pushtetit të keq.

Dhe këtë e bën një popull i mençur, patriot dhe i pakorruptuar.

Pse e braktisin edhe sot shqiptarët adheun,pse largohen, dhe e lënë përgjithnjë apo edhe për një kohë të gjatë?

Braktisja dhe largimi nga atdheu ka shkaqe.Largohen shqiptarët prej dickaje dhe prej dikujt.

Dhe prej kujt largohen?

Largohen sot nga pasiguria për jetën, punën, pronën;largohen nga papunësia, varfëria dhe nga politika ,largohen nga politikanët dhe nga pushteti i keq i korrupsionit, krimit dhe hajdutërisë.

Largohen prej padrejtësive

INSTAT dhe organizata të ndryshme joqeveritare tregojnë për një përkeqësim të fenomenit të emigracionit në dekadën e tretë që nga rënia e regjimit komunist. Një prej tyre, që mat emigracionin dhe diasporën, tregon se nga viti 2011 deri më 2020, janë larguar nga vendi rreth 600 mijë persona.

Shqiptarë vuajtjet 50 vite nën regjimin komunist të Enver Hoxhës dhe në fund të atij regjimi e braktisën Shqipërinë në një eksod të paparë. Ndodhi kështu sepse nuk pati rezistencë dhe as kundërshti; sghhqiptarët nuk e braktisën dhe nuk e shëmben regjimin e Enverit, por e duruan, iu bindën dhe e admiruan dhe i shërbyen atij regjimi me besnikëri. E bënë shumë mirë luftën e klasave dhe spiunimin, persekutimin dhe ndëshkimin e armiqve të klasës dhe të luftës kundër imperializmit. U mashtruan dhe u frymëzuan nga revolucioni komunist i cili ra vetëm kur e konsumoi veten.

Po këtë shqiptarët bëjnë edhe sot: durojnë dhe vuajnë padrejtësie,varfërie, papunësie dhe prej vjedhjes e korrupsionit, dhe si zgjidhje shohin largimin dhe eksodin drejt perendimit .

Pra, shqiptarët vazhdojnë dhe e braktisin e largohen nga Shqipëria, por nuk e ndëshkojnë dhe as nuk e braktisin politikën e vjetër e cila ua ka bërë përsëri jetën sketerrë dhe të pamundur në Shqipëri.

Atëhere, në diktaturë, shqiptarët justifikoheshin se nuk kishin se çfarë t’i bënin diktaturës dhe komunizmit.

Po sot në demokraci kush i pengon shqiptarët që të ndërshkojnë krimin, korrupsionin, padrejtësinë dhe vjedhjen e grabitjen që u bën politika e vjetër Berisha, Rama dhe Meta, këta pasues të regjimit keqbërës komunist?

Kush i pengon shqiptarët që të braktisin dhe ta ndëshkojnë të keqen dhe të këqijtë publikë e kombëtarë sot, kur ata kanë edhe mbështetje të fuqishme nga SHBA-të dhe perendimin?!

Kush i pengon sot shqiptarët, dhe pse nuk e braktisin dhe nuk e ndëshkojnë politikën e vjetër prej së cilës vetëm sa e pësojnë gjithmonë, por i bien trup dhe shkurt, braktisin Shqipërinë!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat