Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Serbia, Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Kosova

Opinione

Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Serbia, Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Kosova

Nga: Rexhep Torte Më: 16 gusht 2022 Në ora: 13:15
Rexhep Torte

Serbia ka patur dhe ka çmenduri dhe armë për luftë, por tani kanë ndryshuar kohërat. Serbia kriminale tani nuk ka serbë që t’i përdorin ato armë që po i blen, sepse ërdorimi i armëve lyp guxim.

Kosova sot e ka armatën e saj sypatrembur, e ka NATO-n dhe i ka shqiptarët në Ballkan disa herë më shumë se serbët.

Çdo të keqeje i vjen fundi, dhe ky fund do të jetë shkatërrues për Serbinë gjenocidale e kriminale, që ende nuk është mbushur mend, që ende kërcënon dhe luan me zjarrin, në të cilin do të digjet vetë, sepse ka t’u paguajë shumë borxhe shqiptarëve.

Aleksandër Vuçiqi krimineli me sa duket nuk i ka bërë mirë hesapet. Po ia rikujtoj përsëri se, Serbisë kriminale po t’ia heqish hungarezët e Vojvodinës, shqiptarët e Sanxhakut, shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe romët, i mbesin një grusht i vocër serbësh, që e quajnë veten serbë, dhe se nacionalitetet tjera që jetojnë në Serbi, nuk janë budallenj të luftojnë e të vriten për Serbinë kriminale.

Serbia natalitetin e ka zero, dhe këtë e dëshmon fakti se tashmë 20 vite është duke blerë femra shqiptare në Shqipëri me nga 2-3 mijë euro për secilën për dhendurët serbë në Serbi.

Sot me qindra vajza shqiptare nga Shqipëria kanë lindur fëmijë surogatë serbë për ta shtuar natalitetin.

Aleksandër Vuçiq krimineli duhet ta ketë të qartë se, më shumë se 6 milionë shqiptarë që jetojnë në trojet e veta ne Ballkan, nuk janë tradhtarë si Edi Rama- Kryeministri aktual i Shqipërisë, por nëse eventualisht Serbia kriminale e sulmon Kosovën, do t’i paguan një për një të gjitha gjenocidet dhe krimet që i ka kryer ndaj Shqiptarëve për t’i okupuar trojet shqiptare.

Edi Ramë tradhtarin nuk do ta pyet më askush kur do të vjen puna për ta mbrojtur Kosovën.

Alëksandër Vuçiqi krimineli - Presidenti i Serbisë kriminale i pyetur nga gazetarët, më datë 15 gusht 2022, se, a është më e fortë ushtria e Serbisë apo ajo e Kosovës, u shpreh se, “ Forcat ushtarake të Serbisë me ato të Kosovës as nuk krahasohen”.

Kjo përgjigje e kriminelit Aleksandr Vuçiq dëshmon panikun e tij, për t’i mashtruar serbët dhe për t’i frikësuar shqiptarët, sepse vetëm ftikacaku i kapluar nga paniku kërcënon me luftë.

Aleksandër Vuçiqi krimineli mjafton ta kujtojë betejën e Koshares në vitin 1999, ku ushtria e UÇK-së i shpartalloi dhe i tmerroi ushtarët okupues serbë, për ta imagjinuar se çka do t’i ndodhën sot ushtrisë të Serbisë kriminale, kur Kosova e ka ushtrinë e vet, dhe i ka pëkrah NATO-n sëbashku me tërë shqiptarët në Ballkan.

Vjosa Osmani Presidente e Kosovës, gjatë vizitës së Bajram Begaj-Presidentit të Shqipërisë në Kosovë më 15 gusht 2022, e propozoi idenë e nje traktati mbrojtjeje të ndërsjellë me Shqipërinë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, sepse Shqipëria si anëtare e NATO-s krijon siguri më të madhe në tërë rajonin sëbashku me synimin e Kosovës për tu bërë anëtare e NATO-s.

Kjo ide e mençur dhe e logjikshme e Presidentes Vjosa Osmani drejtuar Presidentit Bajram Begaj, është domosdodhmëri për Kosovën dhe Shqipërinë dhe për tërë shqiptarët në Ballkan për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë.

Këtë traktat të propozuar nga Presidentja Vjosa Osmani, nëse nuk e realizon Presidenti Bajram Begaj nën ndikimin e tradhtarit Edi Rama, i cili mbron hapur interest e Serbisë kriminale kundër shqiptarëve, atëherë do ta realizojnë të tjerët, sepse edhe Edi Ramës i ka ardhur fundi.

Aleksandër Vuçiqit kriminelit dhe Edi Ramës tradhtarit, u dështoi copëtimi i Kosovës që e përgatitën me tradhtarët Hashim Thaçi, Vlora Çitaku dhe Baton Haxhiu, në bashkëpunim me pro serbët Jon Bolton, Mathew palmer dhe Richard Grenell.

Aleksandër Vuçiqit kriminelit dhe Edi Ramës tradhtarit, do tu dështojë edhe plani “Ballkan i Hapur” që ka për qëllim zhbërjen e shtetit të kosovës dhe të mbarë shqiptarëve, për ta bërë Serbinë kriminale me një grusht të vocër të serbëve pertandori të Ballkanit.

Serbët në Ballkan janë vetëm okupues që nga ardhja e tyre në Ballkan në shekullin e 6-të si hordhi të egra nga Karpatet, dhe se çdo gjë që pretendojnë se e kanë të vetën, e kanë fituar duke vrarë, masakruar dhe dëbuar shqiptarët nga trojet shqiptare.

Albin Kurti-Kryeministri i Kosovës dhe Vjosa osmani-Presidente e Kosovës, janë binomi që do t’ua shuajnë tërë ëndrat kriminelit Aleksandër Vuçiq dhe tradhtarit Edi Rama ndaj kosovës, Shqipërisë dhe ndaj mbarë shqiptarëve.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani me pastërtinë e tyre morale kombëtare shqiptare, po dëshmojnë fuqishëm se dinë t’a mbrojnë të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës, dhe se sëbashku me SHBA-të, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, do ta mbrojnë Kosovën nga qëllimet armiqësore hegjemoniste të Serbisë dhe të Rusisë kriminale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat