Vuçiq, dhjetëra rrena për Kosovën ua përplasi në fytyrë Borellit dhe Stoltenbrgut brenda vetëm një dite!

Opinione

Vuçiq, dhjetëra rrena për Kosovën ua përplasi në fytyrë Borellit dhe Stoltenbrgut brenda vetëm një dite!

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 19 gusht 2022 Në ora: 19:50
Takimi Kosovë-Serbi, 18 gusht 2022, Bruksel

Se, politikanët dhe pushtetarët e Serbisë në të kaluarën, por edhe këta aktualë në krye me A. Vuçiqin, i kanë ndërtuar dhe po vazhdojnë t’i zbatojnë politikat e tyre nacional-shoviniste dhe shtetërore-hegjemoniste, kryekëput mbi rrena dhe gënjeshtra morbide, dhe këtë fakt e ka pohuar vetë “babai” i kombit serb, Dobrica Qosiçi, i cili qysh në vitin 1961 e ka dhënë deklaratën e tij të famoze;

“Ne gënjejmë për të mashtruar veten, për të ngushëlluar tjerët; gënjejmë nga mëshirësia, gënjejmë nga turpi, për të inkurajuar, për të fshehur mjerimin tonë, gënjejmë për shkak të ndershmërisë. Ne gënjejmë për shkak të lirisë. Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb dhe dëshmi e inteligjencës sonë të lindur. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, imagjinative, shpikëse”.

Ja rrena e parë e A. Vuçiqit të cilën ia tha në fytyrë J. Stoltenbrgut, sekretarit të NATO-s, në konferencën për media, duke thënë, “Ia dorëzova z. Stoltenberg listën e gjitha sulmeve ndaj popullatës serbe në Kosovë të bëra nga shqiptarët, sulme që janë të përditshme...”..!?

Ndërsa, e vërteta është se në Kosovë në dhjetë vitet e fundit nuk ka pasur asnjë sulm ndaj serbëve lokalë mbi baza etnike ose me çfarëdo motivi tjetër nga ana e shqiptarëve. Pra, A. Vuçiqi e gënjeu sy më sy sekretarin e NATO-s, z. J. Stoltenberg..!?

Rrena e dytë:

Ka gënjyer kur tha “se ushtria e Serbisë nuk e ka kaluar kufirin administrativ me Kosovën..”, sepse grupet e armatosura kriminale që kanë hyrë në veri të Kosovës bashkë me mercenarët rus, kanë qenë paramilitarë serbë, gjegjësisht ushtarë të veshur me rroba civile për t’u kamufluar para ndonjë kamere televizive dhe radarëve të KFOR-it.

Rrena e tretë:

tha se “ju e dini se kur jeni të shtyrë në qoshe, nuk u mbetet tjetër vetëm se të mbroheni..”, është rrenë e kulluar se Serbia është e shtyrë në qoshe, gjegjësisht e mbështetur për muri, sepse Serbia është e ledhatuara e BE-së, të cilën sidomos Franca, Spanja, Çekia, Sllovakia, Hungaria, etj., e kanë marrë me të mirë, në veçanti qëkur ka filluar lufta në Ukrainë, duke e mbrojtur që mos t’i vendosen nga SHBA-të dhe BE-ja sanksione ekonomike për shkak të qëndrimit të saj pro-Rusisë dhe invasionit të saj ushtarak në Ukrainë.

Rrena e katërt:

“i kam thënë Stoltenbergut, mos pritni nga serbët në Kosovë me iu thënë se po jetojnë mirë atje, dhe tani ne jemi mplakur, por është gjenerata e re e të rinjve serbë në veri dhe krejt Kosovën ajo e cila nuk do e duron më këtë presion (të shqiptarëve, v.j.). Dhe, kjo nuk ka lidhje as me mua, as me Jensonin, pra me askënd, ndërsa ata nuk do ta durojnë më as terrorin (e shqiptarëve), sepse ata (rinia serbe) nuk e përjetojnë pavarësinë e Kosovës ashtu siç e përjetojnë 22 ose 27 vendet e BE-së, ata e përjetojnë Kosovën si territor të Serbisë, dmth. në harmoni me Rezolutën e OKB-së 1244 si dhe me të drejtën ndërkombëtare. Unë besoj në ndihmën e KFOR-it se do gjejmë një zgjidhje kompromisi për ndonjë marrëveshje me shqiptarët...”..!?

Pra, është kjo rrenë ordinere dhe shpifje e kulluar e A. Vuçiqit, sepse të rinjtë serb në Kosovë nuk kanë deklaruar publikisht “se nuk do ta durojnë terrorin e shqiptarëve”, ose do ngritën në protesta në mbrojtje të “Kosovo-Metohisë”, ani se pardje në veri serbët kishin shkruar grafite kërcënuese nëpër sheshe; “Mos u shqetësoni, ne jemi këtu, po iu presim..”, ndërsa në kornizën e emblemës me kryqin dhe katër SSSS-at në mes shkruan; “Brigada veriore, Po presim..", e që nuk ka asnjë dyshim se presidenti serb ka qenë paraprakisht i njoftuar se kush do del me ato parulla kërcënuese në veri të Kosovës..!?

Për fund, dhe si “suma-sumarum”, presidenti i Serbisë, A. Vuçiq, përveç se rrenat dhe shpifjet e tij ordinere po i përdorë si “fakte” kundër shqiptarëve dhe pavarësisë së Kosovës, shumë qartë e shprehu tërthorazi qëndrimin e Beogradit zyrtar para sekretarit NATO-s, z. Stoltenberg, se Serbia nuk heq dot dorë nga pretendimet hegjemoniste territoriale ndaj Kosovës, sidomos nga veriu i saj, si gjoja kompromis i palës serbe, duke marrë si alibi mbrojtjen e popullatës serbe në Kosovë nga “terroristët” shqiptarë, pra gjithçka po bën në funksion të hegjemonisë ruse-sllave për hapjen e frontit të ri të luftës në Ballkan, pikërisht sipas skenarit të njëjtë ushtarak të zbatuar ndaj Ukrainës..!?

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat