Univerzalja-fetare e së Shenjtës Nënë Tereza dhe nacionalja-kombëtare e Gjergj Fishtës

Opinione

Univerzalja-fetare e së Shenjtës Nënë Tereza dhe nacionalja-kombëtare e Gjergj Fishtës

Nga: Sulejman Mehazi Më: 26 gusht 2022 Në ora: 18:38
Sulejman Mehazi

Të respektuar miq e dashamirë!, duke parë se kohën e fundit bëhet një luftë e paparë përçarëse fetare e kombëtare, për hirë të së vërtetës jemi të detyruar të sqarojmë misionin univerzal të së Shenjtës Nënë Tereza, jo kombëtare, por mbikombëtare e mbikontinentale botërore e humane, kundrual misionit kombëtar gjuhësor e nacional të "Lahutës së malcis" së Gjegj Fishtës.

Misioni i shejtë fetar i Nënë Terezës ka qenë trinomi-univerzal: Zoti-Krishti-Shpirti i Shenjtë, kurse misioni i Gjergj Fishtës ka qenë trinomi-nacional: Kombi, Gjuha, Flamuri.

Pra, misioni shenjtëror i Nënë Terezës ka qenë shpirtërore-qiellore,  kurse misioni i Gjegj Fishtës ka qenë kombëtare-tokësore.

Që me këtë do nënkuptojmë se misioni i njerëzve të shejtë është Zoti, kurse misioni i nacionalistëve është kombi.

Te të parët s'luan rol gjuha e nocioni, po Zoti, te të dytët s'luan rol Zoti, po kombi.

Pikërisht, këtu është moskuptimi dhe moszgjidhja e të gjitha problemeve tona kombëtare e fetare. Kështu që pa të drejtë, nëse je krishter, të thonë: serb, grek, maqedon e bullgar, nëse je mysliman të thonë: turk e arap, ja përçarja jonë e pakuptimtë.

P.S. 

Misioni i Nënës Terezë ka qenë Zoti univerzal, misioni i Gjergj Fishtës ka qenë kombi lokal, Nënë Terezën e njeh bota religjioze - univerzale, Gjergj Fishtën e njeh bota shqiptare- lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat