Donika Gërvalla “shuplakë” Daçiqit, dikur Petrit Selimi buzëqeshte në foto me të

Opinione

Donika Gërvalla “shuplakë” Daçiqit, dikur Petrit Selimi buzëqeshte në foto me të

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 30 nëntor 2022 Në ora: 18:15
Foto nga vendngjarja

Pa të drejtë, ishte kritikuar nga opozita deri në masën e kërkesave për shkarkim. Ministrja e jashtme shkëlqeu në Londër në Konferencën kundër Dhunës Seksuale në Konflikt.

Prezenca e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç u shpërfytyrua nga ministrja e jashtme Donika Gërvalla. Me të vërtetat e njohura, pak të thëna në sy të botës, Daçiqi si kurrë më parë mori goditjen që meritonte; rikujtimi i masakrave dhe dhunës seksuale ndaj vajzave të Kosovës.

Mbi 20 mijë vajza të përdhunuara, qindra e mijëra të tjera të vrara është fytyra e vërtetë e Serbisë. Ndonëse koha kalendarike ka ndryshuar që nga viti 1999, mendësia e Serbisë dhe Daçiçit ka mbetur e njëjtë, identike me projektin serb për Kosovën pa shqiptarë.

Ideja fashiste antishqiptare, s‘ka ndryshuar asgjë as nga Serbia e sotme. Aq më tepër kur dihet e shkuara e Daciçit në rolin e ministrit në regjimin e Millosheviqit, s’ka çfarë të thuhet tjetër përveç rikujtimit të së vërtetës.

"Slloba i ri" vazhdimisht ka shfaqur egot e tija dhe Serbisë për invazion ndaj Kosovës pa njohur asnjëherë krimet e bëra, vrasjet, përdhunimet dhe shkatërrimin ndaj çdo gjëje shqiptare.

Për vet faktin e bartjes së funksionit të ministrit të jashtëm nga vartësi i Millosheviqit, dëshmon më së miri ngeljen në vend të Serbisë. Nuk është reformuar në gjenezën e saj, ka mbetur e njëjta, pavarësisht përpjekjeve për tu shfaqur ndryshe, Serbia është po e njëjta.

Reagimi i ministres Gërvalla sa me vend aq edhe i nevojshëm, mbështetja ndaj reagimit të saj në drejtim të Daçiçit, shpërfaq më së miri realitetin të njohur edhe nga bota.

Kosova ka vuajtur nga ish-liderë në postin e Donikës. Dikur përfaqësimin e Kosovës e bënin soji i Petrit Selimit në foto me djalin e tij krah Daçiçit, me buzëqeshjen djallëzore me kumbarën serb.

Ka vuajtur Kosova nga përfaqësuesit e saj pa kurriz, pa ndjeshmëri, pa integritet dhe mbi të gjitha, Donika shkëlqeu përballë të vërtetës, Serbia armikun e vërtetë ka vetëm të vërtetën, të cilën nuk kishte kush t'ia kujtonte.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat