Gjykatat në Kosovë s’janë aq të politizuara, sa janë të varura

Opinione

Gjykatat në Kosovë s’janë aq të politizuara, sa janë të varura

Nga: Fadil Maloku Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 00:47
Fadil Maloku

1. Unë thënë të drejtën s’shoh edhe aq ndonjë rrezik të madh nga politizimi i institucioneve të (“pavarura”) të Kosovës (shkaku se; është një fenomen që i ka përcjelluar pothuajse të gjitha vendet postsocialiste!), sa nga partitizimi dhe (sidomos!) klanizimin e tyre! Themi kështu, ngase “tradita” e klanizimit dhe partizimit si frymë po edhe si përvojë e vjetër sociopolitike, e ka dëshmuar një fakt interesant sociologjik. Ate të vonesës së rindërtimit të institucioneve të reja demokratike, gjatë procesit të shtendërtimit.

Që në shumicën e vendeve postsocialiste, ka dëshmuar më shumë kulturë të sjelljeve kriminogjene, se sa sosh të përvojes demokratike… Pra, duke u nisur nga (Vendimet e mëhershme, mënyra e emërimeve, si edhe përvoja e raportit /lexo; servilitetit social i “prodhuar”nga “konsultat” me partitë politike qeveritare dhe opozitare që përveç stabilitetit të brendshëm… reflektuan edhe interesa rajonale!/) kjo përvojë, kujtojë që Gjykatat po edhe prokuroritë kosovare e kanē vështirë të “shkurorëzohen”, si nga ndikimet e jashtme, ashtu edhe ato të brendshme…!

2. Kur them ndikimet e jashtme; Aludimi im është tek perceptimi i interesave që i ka faktori ndërkombëtar (sidomos ky i Brukselit, që në një mënyrë apo tjetrën, ka defekte të theksuara, sidomos në mosartikulimin dhe mosdefinimin e asaj se çka në të vertetë kërkon nga institucionet kosovare!? Ai amerikan duket pak më i kthjellët dhe më shumë më pragmatik, se sa praktik. Këtu, duket se interesat gjeostrategjike, po i mbizotërojnë të gjitha interesat tjerat…!

3. Aludimet e brendshme, gjithësesi adresohen në drejtim të klaneve që kanë vënë pothuajse monopol të plotë (!)mbi shumë resurse dhe interesa ekonomike të vendit. Natyrisht, këto monopole e interesa “mirëmbahen” dhe avokohen përmes klaneve dhe grupeve joformale që (vijnë nga politika)nuk kanë ideologji e as interesa kombëtare e as shtetërore. Reperkusionet e mundshme, (jo vetëm tani politike!) nga një vendimarrje e bazuar në përvojat e mëhershme të institucioneve gjyqësore dhe prokuroriale, vetëm sa e ridëshmuan tezën time të kahmotshme, se Kosova as; s’ mund të bëhet as pavarur; as sovrane; e as demokratike, pa konsolidimin e kësaj forme të superstrukturës juridiko-politike.

Pra, “ngucakeqët” provizor e ndonjëherë edhe meskin nga garda e gjyqëtarëve dhe prokurorëve (qē ne si publik, pak i njohim dhe pak i shohim në jetën publike), u (keq)përdorën aq lehtësisht nga klasa politike (qoftë ajo qeveritare apo opozitare) sa që të mbushet mendja se sundimi i ligjit në Kosovë edhe më tej mbetet vetëm një synim dhe njē objektiv i largët shpresëdhënës…! Vetingu, ndoshta është ajo “dritarja” e vetme që do mund të bëjë diçka…

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat