Dorëheqja apo bojkoti i Listes serbe ishte me shkas dhe paralajmërim i konflikteve

Opinione

Dorëheqja apo bojkoti i Listes serbe ishte me shkas dhe paralajmërim i konflikteve

Nga: Luz Tomaj Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 08:45
Luz Tomaj

Lista serbe dhe jo vetëm, në mënyrë permanente, është në kontakt me Serbinë dhe me vet Kryetarin e Serbisë. Mu para shpalosjes së vendimit për dorëheqje nga postet e deputetëve, ishin në vizitë apo bisedë instruktive te Vuçiqi.

U kthyen në Kosovë dhe, e proklamuan dorëheqjen nga institucionet e Kosovës dhe menjëherë pas, vajtën te Vuçiqi.

Lista e përfaqsuesve serbë, e shtriu rrjetin edhe në shtresat tjera – liderët komunal, gjyqtarët, prokurorët, policët….. Me fjalë tjera, serbët e Kosovës, e proklamuan bojkotimin e shtetit të Kosovës.

Detyra e pare e të dorëhequrve është armatimi i rrjetit kriminal, rrjet ky i cili, për Kosoven është ilegal, ndërsa për serbët dhe Serbinë është rrjet legal.

Grupet e ndryshme e kanë për detyrë që të ngacmojnë dhe provokojnë për intervenimet e shtresave policore të Kosovës, në mënyrë që Serbia të gjejë arsye për intervenim, gjoja për mprojtjen e popullit serb.

Të shpresojmë se është prezente vetëdija e shtresave të shtetit kosovar, për rrezikshmërin e cila mund të shfaqet dhe mundësinë për mbajtjen e situates dhe territorit nën kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat