Gjyqtari që liroi Dejan Pantiqin urgjentisht të largohet nga puna

Opinione

Gjyqtari që liroi Dejan Pantiqin urgjentisht të largohet nga puna

Nga: Faton Mehmeti Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 22:28
Faton Mehmeti

U arrestua me 10 dhjetor për sulm ndaj zyrtarëve të KQZ-së dhe policisë së Kosovës, Dejan Pantiq është pjesë e bandave në veri.

Sistemi i kalbur i drejtësisë edhe një herë u dëshmua i tillë, lirimi i Pantiqit është skandaloz.

Akoma më skanfaloze është njoftimi nga Prokuroria Speciale e Kosovës, sipas të cilës kërkesën për zëvëndësim të masës së paraburgimit ndaj Dejan Pantiqit, e bëri duke u bazuar në aspektin shëndetësor e human.

Mashtrim i hapur, arsyetim banal dhe krejtësisht naiv për dike pa asnjë dëshmi për shëndetin e tij.

Vendimi është aq skandaloz sa edhe shefi i Qeverisë, Albin Kurti tha se është “kureshtar të dijë se cili prokurorë kërkoi arrestin shtëpiak të Pantiq dhe cili gjyqtar e aprovoi”.

Ky deklarim shkaktoi reagim nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të cilët thanë se sistemi i drejtësisë duhet të jetë i pavarur, eh duhet por a është i tillë; ska koment se nuk është i tillë.

Gjysma e prokurorëve dhe gjykatëse janë të emëruar nga klani "Pronto", dëshmi e mjaftueshme për të kuptuar vendimin në fjalë.

Nuk ishte fjala për dikë që  hodhi petarde, sulmoi zyrtarët e shtetit dhe si i tillë Pantiqi akuzohej për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.

Shteti nuk guxon të bëjë kompromise me asnjë person që arrestohet për çfarëdo vepre, aq më tepër me dikë që ka organizuar dhe sulmuar policinë e vendit.

Nëse fillohet të bëhet kompromis në baza të përkatësisë etnike, atëherë shteti nuk është i drejtë. Ky vendim do i trimërojë serbët në veri, banditët e nxirur nga Vuçiqi për të krijuar situata të tilla.

Ndaj gjyqtarit që mori këtë vendim për lirimin e Pantiqit të nisin hetimet deri në largimin e rij, vendim skandaloz për të cilin duhet dhënë përgjegjësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat