Idhujtarizmi politik, moraliteti i verbër social, fenomenet e poltronizmit, individualizmit dhe konformizmit

Opinione

Idhujtarizmi politik, moraliteti i verbër social, fenomenet e poltronizmit, individualizmit dhe konformizmit

Nga: Fadil Maloku Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 22:23
Fadil Maloku

(Ose: Si mund të shpjegohet fenomeni i ngritjeve meteorite e idhujve politik e më pastajdistancimi nga po të njëjtit? Ose: Përse shqiptaret u vonuan në realizimin e identitetit te tyre shtetëror? Ku ndërlidhen, si “funksionojnë” korrelacionet e besimit blanko dhe roli poltronit dhe konformist në proceset shtetndërtuese? Në fakt çka e karakterizon lidershipin”made in Albanicu-s" dhe a janë ata "mohikanët e fundit” të individualizmit?

Idhujtarizmi politik e ideologjik në demokracitë e reja, përveç që është kotësirë është i dëmshëm dhe i rrezikshëm. Është i dëmshëm sepse e frenon (po edhe rrënon) zhvillimin e demokracisë. Ndërkaq, është i rrezikshëm sepse, e pengon (re)instalimin dhe dekodimin e imazhit dhe perfeksionimit të demokracisë. Idhujtarizmi politik, e sidomos ai ideologjik se kanë fare problem të “strehohen dhe ankorohen” në aulën e sovranitetit të popullit apo qytetarisë. Dhe këtë “mision” idhujtarët politik e ushtrojnë shpejt dhe pa asnjë dallim klasor sish shtresësor, madje as sish etnik e gjinor. Si komunitet i organizuar që janë ato në target i vënë mediet sociale, përmes të cilave (me zhvillimin e teknologjisë informative dhe me shpejtësinë marramendëse të marrjes dhe dhënies së informacionit dhe porosive) idhujtaristët pretendojnë të përvetësojnë dhe animojnë publikun e gjerë social. Po ashtu, përmes medieve të sofistikuara sociale (rasti i Donald Trumpit, që befasoj me ardhjen e tij në postin e Presidentit të Shba-ve) shumë lehtë këto grupe katapultohen ide, koncepte po edhe individ të caktuar që “dëshirojnë” të marrin misione dhe detyrime të caktuara politike. Strategëve të idhujtarëve politik të katapultimit, u mjafton kombinimi; pak oratori e demagogji, pak piar dhe pak natyrshmëri në qasje të një tematike politike, ekonomike, sociale, apo sosh kulturore, dhe ta krijojnë me shpejtësi imazhin për idhujtarinë e radhës…!?

Por, çfarë është imoraliteti idhujtarizmit politik, dhe si manifestohet ai në shoqëritë shqiptare? Fillimisht, do thënë që thelbi i imoralitetit të idhujtarizmit politik në shoqëritë shqiptare në Ballkan qëndron mu te injorimi dhe refuzimi ad hoc i cilitdo mendim, gjykim apo qëndrim publik lidhur me liderin që ai e çmon, adhuron dhe e ndjek, si pasojë e frustrimit personal dhe “tej ngarkesave” që i “kultivon” përditshmëria dhe dinamika e jetës sonë sociale e politike. Fanatizmi në admirim dhe ndjekje të lidershipit politik në rastin e shoqërive shqiptare, për mendimin dhe gjykimin tim sociologjik, mund të kualifikohet e interpretohet më tepër si “pasojë” i vonesës së procesit të emancipimit politik, se sa si “produkt” i mungesës së rrethanave dhe përpjekjeve sociale. Madje, mund të themi që ky fanatizëm në admirim të karizmës dhe lidershipit social nuk buron vetëm nga shkaqet e mungesës së emancipimit politik, (sepse historia e sociologjisë së njohjes ka njohur shumë shoqëri e popuj të cilët janë “katapultua” me shpejtësi drite në proceset dhe zhvillimet emancipuese), por, edhe mungesës së sensit për ta zhvilluar e kultivuar prirjen e të menduarit dhe gjykuarit vetanak kolektiv. Fanatikëve të sotëm shqiptarë për dallim nga ata tradicional që ishin me natyrë dhe prirje sociale, në debatet dhe ligjërimet publike p.sh. për temat politike, aspak nuk u interesojnë as idetë, as bindjet e as argumentet, por vetëm nënçmimi, stigmatizimi dhe stereotipizimi i kundërshtarit të caktuar ideologjik apo politik. S ‘këndejmi, p.sh në debatet e sotme zhvilluara nëpër mediet sociale për temat siç janë, pandemia, kriza, inflacioni, etj., “ushtria digjitale” e fanatikëve shqiptarë, shkaku i ekonomizimit të kohës i komenton dhe trajton live! Që nënkupton; shkallë të lartë organizimi, mobilizim dhe përgatitje solide për ballafaqime dhe konfrontime me cilindo qē s’i pranon, edhe si kulturë sjelljeje, po edhe si mentalitet social aktual. Është interesant që atyre nuk u shpëton, asnjë temë as publike e as personale, pa u debatuar. Ajo çka është shqetësuese në këtë fenomen të pastudiuar ende sociologjik, nuk ka të bëjë edhe gjithaq me gjuhën e përdorur denigruese për t’i shpartalluar kundërshtarët (qofshin ata ideologjik apo politik), sa ka të bëjë me dëmin që mendohet t’i shkaktohet publikut të gjerë. E dëmi më i madh që mund t’i shkaktohet sot një publiku e qytetarie tē transicionit, është padyshim mënyra dhe tendenca uniformuese e të menduarit dhe gjykuarit… Kjo tendencë, jo vetëm që e ngulfat konkurrencën lojale, por edhe e vret të menduarit dhe gjykuarit kreativ demokratik. “Ushtritë digjitale”, apo militantët e verbër partiak që “betejat” dhe “luftërat” e tyre virtuale i zhvillojnë kryesisht duke menduar e gjykuar në mënyrë uniformuese, në fakt duke avokuar lidershipin e tyre, e “vrasin” natyrën dhe sharmin e demokracisë neoliberale dhe qasjen pluraliste ndaj; mendimeve, gjykimeve dhe qëndrimeve të publikut. Për këtë shkak, kulti i individit që ndërtohet përmes besimit të verbët dhe lojalitetit të skajshëm ndaj liderit “prodhon” situata e gjendje të atilla politike ku demokracisë mund t’i humb si kuptimi ashtu edhe sensi i qeverisjes me njerëz të arsyeshëm. Histori e kultit të individit, na dëshmon se ky kult ndërtohet dhe aktivizohet kur regjimi i një vendi apo një individ i përdor teknikat masovikisht mediet sociale, ato të propagandës vetëm e vetëm për të krijuar një imazh të idealizuar për karizmin një udhëheqësi të caktuar, në rrethana të caktuara që zakonisht janë rrethana krize, morale, ekonomike e sidomos sosh politike. Qëllimi dhe synimi kryesor i imazhit të idealizuar është idhujtaria politike dhe ajo ideologjike. Idhujtaria politike e ideologjik në demokracitë e reja, përveç që është i dëmshme, është edhe e rrezikshme! Është i dëmshme sepse e frenon (po edhe rrënojë) instalimin dhe zhvillimin e demokracisë dhe mekanizmit të saj – kontrollit Ndërkaq, është e rrezikshme sepse, e pengon (re)instalimin dhe dekodimin e mënyrës së konsultimit dhe vendimmarrjes së demokracisë. Idhujtarizmat politik e sidomos ata ideologjik, lehtësisht “ankorohen” në sovranitetin e popullit pa dalluar as klasë, as shtresë e as individ. Ndërkaq në target kanë zakonisht mediet sociale, përmes të cilave (sidomos tani me zhvillimin e teknologjisë informative dhe me shpejtësinë marramendëse të marrjes dhe dhënies së informacionit dhe porosive) ata pretendojnë të përvetësojnë dhe animojnë publikun e gjerë. Sot, përmes medieve të sofistikuara sociale digjitale (rasti i Donald Trumpit, që befasoj me ardhjen e tij në postin e Presidentit të Shba-ve) shumë lehtë katapultohen tipat e tillë. Mjafton kombinimi; pak oratori e demagogji, pak medie sociale dhe pak improvizim e qasje tematike politike, ekonomike, sociale, apo sosh kulturore. Mediet digjitale sociale, sot po “prodhojnë” edhe një forme të re të populizmit, që shquhet si “populizmi algoritmik”. Kuptimi dhe fokusimi mbi populizmin si një marrëdhënie e re komunikuese midis qytetarisë lejon përdorimin e teknologjisë informative

Komplekset e inferioritetit janë pengesa serioze në realizimin e identitetit shtetëror? Aktualisht në botë është duke ndodhur një rirreshtim i madh ekonomik, social, politik e sidomos sish ushtarak, ku shqiptarët duhet ta gjejnë vetën dhe vendin e tyre. Në mënyrë, që si thuhet të “kapim” trendin. Sepse, si thuhet në politikë nuk ka miq të përhershëm, po ka vetëm interesa të përhershme. Kështu që ideja e proamerikanizmit (që dosido e ushqeu, ashtu sikurse në gjithë botën -“ëndrra amerikane”), neve shqiptarëve të Ballkanit Perëndimor, kujtoj unë, duhet të na frymëzoj dhe inspiroj jo nga rrafshi i vazhdimit të kultivimit të dëshirave tona për atë miqësinë tonë, tashmë historikisht të njohur dhe të vërtetuar si inferiore, të dëmshme dhe padyshim me mentalitet robi, dhe të prirur për nënshtrim e sundim…., por, në partneritetin e ri social e sidomos atë politik e ushtarak. Sepse, vetëm në këtë mënyrë ne kryejmë dy obligime ndajë vetës sonë kolektive: Njërin, sepse kështu fillojmë t’ia heqim vetës atë hipotekën e “gogolit për inferioritetin tonë historik”, që na u amputua padrejtësisht më pak nga pushtimet dhe sundimet shekullore të tjerëve dhe më shumë nga vetja jonë. Dhe tjetrin, sepse ka të bëjë me hisen tonë që na takon historikisht, gjeografikisht, e demografikisht në rajonin e trazuar të Ballkanit Perëndimor. Kolonializmi, e sidomos neokolonializmi postmodern sociologjikisht mund të përkufizohet edhe si tendencë rritjeje, ruajtjeje, dhe zgjerimi e hegjemonëve të kohës. Nga këndvështrimi historik, neokolonializmi e nënkupton edhe idenë e rritjes së ambicieve, monopoleve, dhe kontrollit masiv të vendeve të vogla, të varfra, të paemancipuara dhe të pa arsimuara. Ballkani Perëndimor, që gjeografikisht dhe gjeostrategjikisht përfshin ish republikat e Jugosllavisë (në kuptimin më të ngushtë; minus Slloveninë dhe plus Shqipërinë) dhe disa shtete tjera (në kuptimin më të gjerë), në fakt është një ambient mjaft pjellor, për interpretimin postkolonial. E themi kështu, ngase e kemi parasysh gjithnjë historinë ekzistenciale, dhe ndërrimin e “çlirimtarëve” të herëpashershëm të kësaj hapësire. Dhe nuk është i rastësishëm perceptimi për Ballkanin Perëndimor, si një “udhëkryq” strategjik, ekonomik, e civilizues për hegjemonët e kohërave të ndryshme, duke filluar që nga antikiteti e deri në ditët e sotme. Duket që dukuria e proamerikanizmit dhe properëndimizmit në mentalitetin dhe etnopsikologjinë shqiptare (në veçanti atë kosovare) është duke e riamputuar “prefiksin” e prirjes dhe ndjenjës së kompleksit të inferioritetit individual e kolektiv. Riamputimi, rikonfigurimi, apo edhe riaktivizimi i këtij kompleksi, që në jashtësi në të gjitha periudhat e qenësimit historik shqiptar ka “prodhuar” njëmendësinë e një lloj emancipimi kinse civilizues, e kulturor (kujto sundimet; romake, bizante, otomane, e serbe), në fakt ishte edhe i dëmshëm e edhe kompleksiv, për etnitë e vogla dhe të paorganizuara; ekonomikisht, ushtarakisht e kulturalisht, siç ishim ne shqiptarët. Tani, edhe në ditët tona është duke na përcjellur ky trend i akomodimit me çlirimtarët e rinj, miqtë apo aleatët tanë. Dallimi i “arkitekturës” së re fuqizuese, qëndron veç në folklorin dhe ikonografinë e mënyrave të reja amputuese. Ndërkaq, qëllimi mbetet ai i njëjti, ai i vazhdimit të kompleksit që na e amputuan “miqtë dhe aleatët e vjetër historik” (lexo pa hamendje; pushtuesit!). Por, pse ndodhi kjo kështu? Po t’i pyesësh, historianët, ata ta japin një përgjigje obsurde që për mendimin e tyre ka të bëjë me: vogëlsinë tonë demografike kundruall madhështisë së pushtuesve historik, me degradimin tonë, e me përralla tjera injorante. Filozofët, nuk kanë jap përgjigje fare. Për një arsye të thjesht; s’i kemi pasur asnjëherë në traditën dhe etnopsikologjinë tonê kolektive. Por, në rrafshin e mëhallëve, krahinave… kemi pasur dhe ende kemi edhe për eksport! Etnologët e antropologët mbetën dhe ende mbetën të fjetur në inkubatorin e dijes. Ekonomistët dhe ushtarakët, nuk janë marr fare me dukurinë e kompleksit të inferioritetit. Tani, mendoj që është koha që dioptria sociologjike, duhet t’i hyjë një analize më përmbajtjesore dhe ta jap gjykimin e vetë meritor. Por, edhe këtu çalojmë se vetëm ky komunitet nuk mundet ta diagnostifikoj natyrën e kompleksit të inferioritetit, që na e ka vonuar shumë realizimin e asaj që shquhet dhe identifikohet si arkitekturë e shtetësisë dhe vetëdijes kombëtare. Kjo prirje, por, duket edhe si synim i natyrshëm tashmë është bërë edhe sekret publik, si për rajonin, ashtu edhe në nivel global. Këtë e kanë konstatuar edhe shumë sondazhe vizavi. Kjo dukuri, me sa mund të bazohet dioptrinë tonë sociologjike, e sidomos përvojën e proamerikanizmit në botë, tek ne, në vend të varësisë dhe identifikimit me sistemin vleror, social, politik, kulturor, e parime dhe fondamente mbi të cilat u ndërtua dhe u mirëmbajt “ëndrra amerikane” me dekada të tëra, në nivel global, po ushtrohet në formë dhe përmbajtje inferioriteti e pajtimi të qenit infantil, dhe at si komb edhe si shtet. Pra, në vend që ta ndërtojmë këtë identifikim dhe varësi vlerore nga sistemi model perëndimor, ne në fakt gabimisht këtë identifikim po e ushtrojnë tashmë dy tri dekada, si imitim i verbët dhe si model që nuk e përmbrendëson jashtësinë tonë autentike kulturore.

Thënë më ndryshe, neve na duhet jo imitimi i verbët i manifestimit dhe përshtypjeve të jashtësisë kulturore e sociale perëndimore, por, identifikimi i pahamendësuar me vlerat e dëshmuara që i kultivon dhe mirëmban sistemi amerikan, si janë ato të; sundimit të ligjit, lirisë së shprehjes, ato të qarkullimit, pastaj ato të barazisë gjinore, etnike, fetare, racore, kulturore, etj. Motivet sociologjike të hiperproamerikanizmit shqiptar, në rast se dëshirojmë t’i dekonstruktojmë paragjykimet dhe stereotipitë eventuale që me kalimin e kohës edhe mund rriten, duhet t’i kërkojmë edhe në rrafshet tjera. Mendoj që proamerikanizmin tonë, përveç te motivet çlirimtare duhet gjurmuar edhe në prirjen tonë pak a shumë etnopsikologjike të nevojës për ta pasur një mik, aleat, po edhe një partner strategjik në synimet tona tē parealizuara kolektive. Që mjerisht nuk i patëm më herët, për ta rrumbullakuar identitetin shtetërore, po edhe për ta konfirmuar identitetin e suspenduar (nga Serbia) kombëtar, si edhe për ta realizuar synimin (gjithashtu të kontestuar nga Serbia) për identitet shtetërorë. Historikisht është dëshmuar se popujt që kanë trashëguar një mentalitet nënshtrues të prodhuar dhe stimuluar me të gjitha mjetet e (pa)lejuara, duke mos përjashtuar këtu edhe sistemin vlerorë të pushtuesit, në (në)vetëdijen e tyre individuale e kolektive, në formë, por edhe në përmbajtje të një puro imitimi të verbët, pra, të një njëmendësie të robit, e kanë shumë vështirë të akomodohen me lirinë e të gjykuarit, lirinë e shprehjes dhe atë të vepruarit autokton. Pse e themi, autokton? Për një shkak shumë të thjeshtë; se popujt që nuk ndërtuan mekanizmat e vetë mbrojtës për ta ushtruat lirinë e tyre sociale, lirinë e vendimmarrjes vetanake politike, iniciativën e rritjes së qenies së vetë; institucionale, ushtarake e sidomos kulturore, janë të prirur gjithnjë të imitojnë verbërisht popujt ofensivë, që në fakt këtyre të nënshtruarve ua hijeshojnë “qeverisjen” (alias; sundimin).Imitimi si termë është modeli fillestar i “pranimit të tjetrit” për ta menaxhuar qeverisjen tënde, e në fakt pushtuese … Imitimi, si model i sjelljeve individuale dhe kolektive e popujve që nuk kanë arritur historikisht të realizohen si “mëkëmbës” të vetvetes së tyre, nga përvojat kolonialiste qëllimisht përdoret për ta arsyetuar ekzistencën e tyre historike! Pamundësia e rritjes dhe zhvillimit të kapaciteteve; ekonomike, intelektuale, politike, ushtarake e sidomos kulturore, këtyre popujve e shteteve në mentalitetin dhe etnopsikologjinë e tyre, ua “lejon” amputimin e cilësisë së imitimit dhe sidomos atij të identifikimit, si stad më i lartë i varësisë..Identiteti shtetërorë i një vendi ndërtohet duke kultivuar dhe mirëmbajtur identitetin kombëtar, atë qytetar, gjuhësor, religjioz, social, e kulturor. E jo duke e zhvatur, oligarkët. Shume sociolog, kolonializmin e sotëm shohin si formë e sofistikuar e dominimit, dhe jo vetëm politik e ekonomik, por edhe ushtarak e sidomos kulturor. Ky fenomen i shfrytëzimit te kombeve, shteteve dhe vendeve tjera e ka origjinën që nga shekulli i i XV, kur Spanja, Portugalia, Anglia, Franca Holanda, etj. bënë zbarkimin e tyre nëpër pothuajse gjithë globin. Dhe si imperativ kishin gjeja ekspansionin e vlerave dhe kulturës se tyre fetare, ekonomike, sociale, politike, etj. Pra, në emër të një çlirimi formal, ato në fakt pushtuan hapësirat e (gjeografisë, ekonomisë, etnopsikologjisë dhe civilizimit) këtyre vendeve .Por, në këtë kontekst duhet bërë një dallim. Në fakt, qeverisja e sotme koloniale dallon si në forme ashtu edhe ne substancë. Në shekujt e parë të ekspansionit të kapitalizmit kolonializmi ushtrohej nga një qendër e vetme, ndërkaq, sot, kolonializmin e kemi shumë më të sofistikuar dhe më të përzgjedhur, si në metodologji, ashtu edhe në qasje, Pra, pas luftërave nacionale për pavarësi tek këto vende e shtete të kolonizuara, u ndryshua qasja e “mirëmbajtës” dhe ushtrimit të kontrollit dhe menaxhimit. Me çka u rivendos “neokolonializmi” shumë më i sofistikuar, si për nga mjetet ashtu edhe për nga qëllimi. Mjetet që u përdoren u “testuan” dhe aktualisht po “testohen” dhimbshëm në gjithë globin dhe në gjitha sferat e jetës sociale, politike, ekonomike, e sidomos ato civilizuese e kulturore. Ukraina, aktualisht është bërë poligoni kryesor i këtyre “testimeve”. Ka shumë gjasa që Lufta atje do e ndihmoj shumë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën…Historikisht është dëshmuar se popujt që kanë trashëguar një mentalitet nënshtrues të prodhuar dhe stimuluar me të gjitha mjetet e (pa)lejuara, duke mos përjashtuar këtu edhe sistemin vlerorë të pushtuesit, në (në)vetëdijen e tyre individuale e kolektive, në formë, por edhe në përmbajtje të një puro imitimi të verbët, pra, të një njëmendësie të robit, e kanë shumë vështirë të akomodohen me lirinë e të gjykuarit, lirinë e shprehjes dhe atë të vepruarit autokton… Por, përse shqiptarët u besojnë aq verbërisht të huajve? Historikisht, prej që shqiptarët janë identifikuar si komunitet, si etni, si komb, e si organizim sociopolitik, por, jo edhe si individ e familjar, gjithnjë kanë pasur probleme të akomodimit me të tjerët! Jo me fajin e tyre sa me fajin e tjerëve, të cilët u dëshmuan si më të shkathët në krijimin dhe organizmin e jetës së vetës së tyre individuale e kolektive. Dhe jo vetëm kaq, këta të “tjerë” këtë shkathtësi dhe organizim politik, social, kulturor, e besa edhe sish ushtarak e “mirëmbajtën” edhe përmes pushtimit dhe imponimit të vullnetit të tyre mbi shtetet, kombet dhe shoqëritë tjera të shquara sociologjikisht si “periferike”, ku në vorbullën e saj, e gjetën veten edhe paraardhësit e shqiptarëve të sotëm. Këta paraardhës tanë, që historia i identifikon herë si pellazgë e herë si ilirë, me indiferencën dhe jogatishmërinë për ta udhëhequr vetën e tyre mbetën peng (qysh në Iliri e Dardani, e për të vazhduar më tej këtë “traditë” famëkeqe, me Skënderbeun… e deri në ditët e shekullit tonë) të ambicieve dhe synimeve të këtyre “tjerëve”. Tani duke u munduar që ta zbërthejmë, lojalitetin besimin, apo edhe “aftësinë ose prirjen” e akomodimit të shqiptarëve, ndaj pushtuesve, sunduesve (që shpeshherë ngatërrohet (pa)qëllimshëm me termat dhe konceptet e miqësisë (shih ti edhe epike!) dhe aleancave të ndryshme që u “evidentuan” nëpër gjithë katalogët e historisë së qenësimit të tyre si organizëm sociopolitik. Dhe po më duket që krejt kjo logjikë për një besim blanko, e do shtoja ngandonjëherë edhe skajshmërisht të verbër e tyre, që sa herë e donte nevoja ua dëshmonin (hiq pa na e kërkuar!) personave, komuniteteve, popujve dhe shteteve të huaja! Dhe se e gjithë kjo temë e shtruar kështu me qëllim të zbërthimit të origjinës së kësaj rrjedhje, apo s’po di sa ta shquaj ndryshe, po më duket që më shumë është tematikë etike se sa antropologjike. Nëse është etike, kjo i bie që “verbëria” jonë individuale, po edhe ajo kolektive sociologjikisht duhet gjurmuar tek kodet, normat dhe dosido edhe te periferizimi i tyre në gjithë historinë e organizimit psikosocial. Por, nëse është antropologjike (gjë që shumë pak gjasa argumentuese), atëherë, këtë lloj besimi të verbër që e kanë demonstruar shqiptarët ndaj të huajve, duhet kërkuar tek veçoritë biologjike të tyre. Që është jo vetëm një adresë e gabuar, por na del edhe si një “dëshmi” antisociale e antihistorike! Së këndejmi, dioptria sociologjike duket mund që na jap shpjegimin më të përafërte e do thoja edhe më të besueshëm për këtë farë veçorie e “produkt” historik të identifikuar si “made in albania”. Sociologjikisht, mungesa e një përvoje historike e qeverisjes me vetën e tyre (sepse, me të tjerët/si në perandorinë romake, ashtu ate otomane dhe atë serbe/ janë dëshmuar si mjaft të shkathët dhe të zotë) mendoj që egoizmi, indiferenca, prirja për akomodim të shpejt individual, mospërvoja në sundimin e vetëvehtës, mungesa e përgjegjësisë në qeverisje nga ana e politikanëve vendas. S’kēndejmi, përgjigjja sociologjike në pyetjen se; përse shqiptarët u besojnë aq shumë të huajve, qëndron në; historinë e tyre mbijetuese; në mungesën e traditës qeverisëse me vetën e tyre; në përvojën stereotipe ndajë vetës; në glorifikimin e aftësive të huajve, në…Epilogu; Besnikëria e verbër e shqiptarëve ndaj popujve të huaj; historikisht, u dëshmua si e padobishme; kulturalisht madje mjaft e rrezikshme; ndërkaq, duket që vetëm ushtarakisht e leverdishme!

Ku ndërlidhen, si “funksionojnë” korrelacionet e besimit blanko dhe roli poltronit dhe konformist në proceset shtetndertuese Që fillim duhet cekur faktin se mekanizmi i vetëkontrollit social në momentet kur projektohet në rrafshin e qytetarisë, pra një komuniteti të organizuar mirë dhe tejet të vetëdijshëm në kërkesat e veta sublime dhe synimet afatgjata, mund të bëhet realisht një armë shumë e fuqishme në largimin – apo të paktën margjinalizimin – e servilëve, poltronistëve dhe konformistëve nga të ushtruarit e rolit të “avokatit” të shtet(sisë)it të Kosovës… Por, ky projekt vetëdijesues për rolin e vetvetes sonë të gjendur në këtë vorbull dhe kaos të shfrenuar, e që është duke ndodhur në pothuajse të gjitha sferat e jetës sonë shoqërore, sociologjikisht ka nevojë për promovimin e një gjenerate të re liderësh, e cila nuk do të vuante më nga hipotekat dhe ngarkesat e imitimit me të tjerët, por që do të provojë të gjykojë me vlerat dhe kutet e veta të margjinalizuara nga poltronistët dhe servilët e shtetit të tanishëm (që nga paslufta e këndej).Gjithë kësaj “arkitekture”, kur t’i shtohen edhe amalgimi me vlerat e njëmendta që në botën e civilizuar demokratike perëndimore kanë dëshmuar qëndrueshmërinë e vet sociale e kulturore, atëherë mund të themi se jemi në binarë të shëndosh të ndërtimit të një shoqërie me cilësi demokratike. Këtu, ne s’kemi nevojë të zbulojmë ujët e nxehtë, ngaqë këtë e kanë bërë të tjerët para nesh! Ajo çka ne duhet të bëjmë si qytetarë ka të bëjë me riorganizimin tonë dhe rimëkëmbjen që duhet të ndodhë në sferën morale, një sferë kjo që në shoqërinë kosovare gjatë gjithë periudhës së pasluftës është lënë në periferi të angazhimeve tona sociale e kulturore. Kujtoni vetëm për një çast; hajninë e paskrupullt të votave të qytetarëve; milionerët e pasluftës që mbinë si kërpudhat; që blenë djersën e disa gjeneratave të mëparshme për një copë bukë; skllavërinë sociale e ekonomike të njerëzve që sakrifikua çdo gjë për këtë vend dhe këtë shtet e që tani po e menaxhojnë në emër të një “patriotizmi qytetar. Përkujtoni për çdo ditë lajmet ku në faqe të para mediokriteti promovohet si vlerë, rrenacaku si njeri më i respektueshëm, krimi i organizuar si diçka e rëndomtë, korrupsioni si nevojë dhe detyrim, mashtrimi si sukses, liria si mjet i robërisë suaj të re, dhe… ju do vini në një gjykim logjik se çfarë duhet ndryshuar në këtë vend…

Çka e karakterizon ende lidershipin “made in Albanicus” dhe a janë këta “mohikanët e fundit” të individualizmit?Sipas këtij kriteri made in Albanicus, pothuajse të gjitha partitë politike shqiptare, sensin për t’i subordinuar në mënyrë autoritare mëkëmbësit tjerë e shfrytëzojnë si një guide të qartë, por çka është interesant asnjëherë të pathënë as në prezencë e as në mungesë të tyre! Një tjetër karakteristikë, kujtojë (e shndërruar edhe në dukuri padyshim!) është AI i prirjes për t’u imponuar si model tipik karizmatik, tashmë të njohur në shoqëritë tribale apo shoqëritë e vonuara…(!), të cilat çështjen dhe motivet e mosrealizimit të identitetit shtetëror e shfrytëzojnë dhe e përdorin në mënyrë dinake, jo vetëm për të ushtruar trysninë e tyre mbi pjesëtarët tjerë partiak, por (çka është edhe më e keqe!) për të sjellë shpesh herë edhe vendime kontradiktore dhe në kundërshti me vetë programet dhe orientimet e proklamuara ideologjike!Çdo parti politike e ka hierarkinë e vet, pra shkallaren ose piramidën e vet organizuese ku anëtarët e partive sistemohen sipas kritereve, shijeve dhe sidomos interesave e shërbimeve që ata i kryejnë liderit partiak, apo vetë partisë në faza të ndryshme të emancipimit politikë. Pozita në shkallaren partiake në një mënyrë përcakton edhe statusin e anëtarit në atë parti, i cili jo domosdoshmërish mund të jetë edhe i branshës së biznesit, asaj intelektuale, fshatarit, pra edhe njeriut të thjesht i cili sjellë fuqi politike përmes votës së tij. Sistemet e stratifikimit partiake, tek shqiptarët dallojnë (jo sipas meritokracisë: profesionale dhe menaxheriale!) sipas asaj se sa u lejohet të lëvizin nga një status apo pozitë më të ulët partiake në një pozitë më të lartë. Dhe ky “gradim” obskurant, më shumë bazohet në kriteret e: servilizmit (ndaj”shefit”, “kryetarit”, “padronit”..etj.partiak!) dhe ato të nepotizmit social, se sa: marrëveshjeve paraprake! Edhe historia e qenësimit po edhe ajo e transicionit shqiptar, nuk ka arritur ta instaloj institucionin e meritokracisë graduale, në vend të oportunizmit meteorit. Shkaqet duhet kërkuar te “amendamentet” morale dhe te kodet identifikuese të “besës shqiptare” me të cilat shqiptarët ndërshekuj bashkëjetuan…Tani, nëse, Kosova ne vitin 1999 e fitoj lirinë (por, jo ende edhe pavarësinë dhe demokracinë) Shqipëria e bëri këtë në vitin 1912. Dhe nëse, këto dy mënyra të fitoreve mbi sidomos lirinë ishin, janë dhe do bëhen kusht i futjes së gjithë shqiptarëve në demokraci, atëherë, procesi i integrimit me popujt dhe shtetet tjera rajonale e në veçanti evropiane, është i paevitueshëm. Por, nëse njëri (Kosova) posedon vetëm lirinë (pa pavarësinë e vendimmarrjes vetanake) procesi i brendshëm kombëtar e institucional, si është aktualisht, dhe si mund të zgjas edhe për një kohë (edhe shkaku i mosvetëdijēsimit të klasës politike për rëndësinë e këtij procesi), atëherë, a mund të vonohet ky proces i integrimit me arealin perëndimor? Natyrisht, edhe në Shqipëri nëse e dëshirojnë ndryshimin e nevojshëm, duhet që i gjithë spektri opozitar të mbahet unik. Sepse, vetëm kështu e “vrasin” autokracinë dhe komoditetin e qeverisjes së një njeriu, siç është Edi Rama me cinizmin dhe arrogancën e tij agresive!Shqipëria nuk është më në kohën e Zogut, por, në shek.XXI, ku edhe demokracia ka pësua transformime sociale, sosh politike, ekonomike e kulturore. Shoqëritë gjithandej shqiptare, prej filleve të erërave të demokratizimit janë infektuar aq shumë me zvetënimin e rolit të qytetarit, sa që sot pas gati dy dekadave të testimit të vetvetes për (pa)pjekurinë e tyre, kanë ardhur në një pozicion, sa absurd (sepse, janë bindur gabimisht, se janë në rrugë të duhur), aq edhe naiv (sepse, kanë investuar më shumë në formë; legjislacion e norma kushtetuese, se sa në përmbajtje, pra, në; edukim dhe arsimim të qytetarit). Ky keqkuptim, i fuqizuar me aplikativitet masiv ka prodhuar një “fotosintezë” të deformuar dhe improvizuese sociale, për demokracinë dhe raportet demokratike brenda sistemit vleror mbindërtues… I gjithë ky deformitet i (pa)vetëdijshëm, dy dekadash është “ushqyer” dhe mbërthyer nga shumë faktorë tjerë të jashtëm të përcaktuar nga kultura masive, arti masiv, politika masive, tjetërsimi masiv, vetëkënaqësia masive, hedonizmi masiv…Tani, këtë gjendje (frikohem edhe me dromca sindrome!) të turbullt padyshim, në sytë e publikut ende të papjekur sa duhet për “odisejadat dhe betejat” e reja të “pushtimit” të lirive të: qarkullimit të lirë, mendimit të lirë, gjykimit të lirë, tregtisë së lirë, etj., na duhet të shërohemi me idenë e lirisë pozitive dhe me konceptin e proaktivitetit social. Që nënkupton, lirinë jo në vetvete, jo tëhuajsuese, por “lirinë për diçka” që kërkon rikthim nga gjendja “që posedojmë… “në gjendjen” që jemi”. Kjo gjendje, që për popujt dhe vendet tjera të botës perëndimore, shpesh herë ishte edhe vetë “ferri” i emancipimit, por, edhe caku i asaj që shquhet dhe identifikohet si shoqëri shëndetmirë, ku, arsimi, shëndetësia, mediet, politika, kultura, etj. rrezatojnë liri pozitive, liri kreative kulturore vetanake dhe në mënyrë të pavarur. Pra, liria e tillë nuk është dhe nuk “mbahet si produkt”, që mund të konsumohet, sikurse çdo mall tjetër në tregun e jashtëm masiv. Ky tip lirie, as nuk mund të konsumohet (ashtu siç po mendojnë elitat aktuale; politike kulturore), as nuk mund të amputohet (sikurse; veshja, ushqimi, etj.), nga të tjerët!Sipas botëkuptimit të publikut tē gjerë, “odisejadat dhe betejat” e reja të “pushtimit” të lirive që kanë të bëjnë me qarkullimin e lirë, mendimin e lirë, gjykimin e lirë, tregtinë e lirë, etj., ende janë duke e përdorur në mënyrë proaktive idenë e lirisë pozitive dhe konceptin e proaktivitetit social…

Si mund të “bashkëjetojnë: individualizmi i theksuar me poltronizmin pasiv? Shoqëritë gjithandej shqiptare, prej filleve të erërave të demokratizimit janë infektuar aq shumë me zvetënimin e rolit të qytetarit, sa që sot pas gati dy dekadave të testimit të vetvetes për (pa)pjekurinë e tyre, kanë ardhur në një pozicion, sa absurd (sepse, janë bindur gabimisht, se janë në rrugë të duhur), aq edhe naiv (sepse, kanë investuar më shumë në formë; legjislacion e norma kushtetuese, se sa në përmbajtje, pra, në; edukim dhe arsimim të qytetarit). Ky keqkuptim, i fuqizuar me aplikativitet masiv ka prodhuar një “fotosintezë” të deformuar dhe improvizuese sociale, për demokracinë dhe raportet demokratike brenda sistemit vleror mbindërtues shqiptar. I gjithë ky deformitet i (pa)vetëdijshëm, dy dekadash është “ushqyer” dhe mbërthyer nga shumë faktorë tjerë të jashtëm të përcaktuar nga kultura masive, arti masiv, politika masive, tjetërsimi masiv, vetëkënaqësia masive, hedonizmi masiv, kriminaliteti masiv, korrupsioni masiv, etj. Tani, këtë “masivitet” (frikohem edhe me dromca sindrome!) mjaft të turbullt padyshim, në sytë e publikut ende të papjekur sa duhet për “odisejadat dhe betejat” e reja të “pushtimit” të lirive të: qarkullimit të lirë, mendimit të lirë, gjykimit të lirë, tregtisë së lirë, etj., na duhet ta shërojmë me idenë e lirisë pozitive. Që nënkupton, lirinë jo në vetvete, jo tëhuajsuese, por “lirinë për diçka” që kërkon rikthim nga gjendja “që posedojmë… “në gjendjen” që jemi”. Kjo gjendje, që për popujt dhe vendet tjera të botës perëndimore, shpesh herë ishte edhe vetë “ferri” i emancipimit, por, edhe caku i asaj që shquhet dhe identifikohet si shoqëri shëndetmirë, ku, arsimi, shëndetësia, mediet, politika, kultura, etj. rrezatojnë liri pozitive, liri kreative kulturore vetanake dhe në mënyrë të pavarur.Pra, liria tillë nuk është “produkt”, që mund të konsumohet, sikurse çdo mall tjetër në tregun e jashtëm masiv. Ky tip lirie, as nuk mund të konsumohet (ashtu siç po mendojnë elitat aktuale; politike kulturore), as nuk mund të amputohet (sikurse; veshja, ushqimi, etj.), nga të tjerët! Ky tip lirie, thjesht bashkëlind dhe bashkëjeton me personin, kombin, e shtetin. Por, disa njerëz, kombe e sidomos shtete duke dashur të ruajnë statuset e veta nënçmuese sociale e politike, e refuzojnë qëllimisht lirinë e këtillë!Shoqëritë gjithandej shqiptare, prej filleve të erërave të demokratizimit janë infektuar aq shumë me zvetënimin e rolit të qytetarit, sa që sot pas gati dy dekadave të testimit të vetvetes për (pa)pjekurinë e tyre, kanë ardhur në një pozicion, sa absurd (sepse, janë bindur gabimisht, se janë në rrugë të duhur), aq edhe naiv (sepse, kanë investuar më shumë në formë; legjislacion e norma kushtetuese, se sa në përmbajtje, pra, në; edukim dhe arsimim të qytetarit). Ky keqkuptim, i fuqizuar me aplikativitet masiv ka prodhuar një “fotosintezë” të deformuar dhe improvizuese sociale, për demokracinë dhe raportet demokratike brenda sistemit vleror mbindërtues… I gjithë ky deformitet i (pa)vetëdijshëm, dy dekadash është “ushqyer” dhe mbërthyer nga shumë faktorë tjerë të jashtëm të përcaktuar nga kultura masive, arti masiv, politika masive, tjetërsimi masiv, vetëkënaqësia masive, hedonizmi masiv… etj. Tani, këtë gjendje (frikohem edhe me dromca sindrome!) të turbullt padyshim, në sytë e publikut ende të papjekur sa duhet për “odisejadat dhe betejat” e reja të “pushtimit” të lirive të: qarkullimit të lirë, mendimit të lirë, gjykimit të lirë, tregtisë së lirë, etj., na duhet ta shërojmë me idenë e lirisë pozitive. Që nënkupton, lirinë jo në vetvete, jo tëhuajsuese, por “lirinë për diçka” që kërkon rikthim nga gjendja “që posedojmë “në gjendjen” që jemi”. Kjo gjendje, që për popujt dhe vendet tjera të botës perëndimore, shpesh herë ishte edhe vetë “ferri” i emancipimit, por, edhe caku i asaj që shquhet dhe identifikohet si shoqëri shëndetmirë. Ku, arsimi, shëndetësia, mediet, politika, kultura, etj. rrezatojnë liri pozitive, liri kreative kulturore vetanake, në mënyrë të pavarur. Ky tip lirie, nuk është “produkt”, që mund të importohet, sikurse çdo mall tjetër në tregun e jashtëm masiv. Ky tip lirie, as nuk mund të konsumohet (ashtu siç po mendojnë elitat aktuale; politike kulturore), as nuk mund të amputohet (sikurse; veshja, ushqimi, etj.), nga të tjerët!Ndryshe, ne edhe më tej do mbesim “shoqëri periferike”, ashtu siç ishin “testuar” historikisht gjeneratat tona të mëhershme. Pra, na nevojitet kurajë, s’ pari individuale, e më pastaj edhe komunitare, në mënyrë që të fillojmë ndërtimin e asaj që shquhet si “licencë” personale identitare. As më shumë e as më pak, se sa të tjerët. Duket, që vonesë tonë historike, duhet gjurmuar edhe në këto “binarë” të identifikimit tonë me të tjerët, në vend që të tjerët të identifikohen me neve…Dhe atë, jo si individualist (gjë që edhe jemi të shquar, nëpër gjithë historinë tonë të qenêsimit, por, si komunitet, e kolektivitet kombëtar e shtetëror. Qe dinë dhe mund të organizohet si organizatë; sociale, politike, ekonomike, kulturore, e pse jo edhe ushtarake. Vetëm kështu të organizuar dhe të mobilizuar, mund të dëshmojmë se e meritojmë të futemi në konkurrencë lojale me kombet dhe shtetet tjera për rreth neve. Dhe imponohemi si komb e si shtet, që përveç gatishmërisë për të menaxhuar veten e vet, dine edhe të ndërtoj karizma e respekt te tjerët. Qytetaria kosovare, akoma shihet si koncept metafizikë në jetën tonë sociopolitike. Ajo mund të shquhet apo identifikohet edhe si një lloj mase amorfe, apo për të mos thënë edhe një lloj turme e hipnotizuar me “reliktet” e luftës dhe te paqes. Është kështu, si është edhe për shkak se asaj i mungon përgjegjësia dhe ndërgjegjja publike, për rolin e saj qe duhet ta ketë, nëse pretendon te mbahet si demokratike. I gjithë historiku i pasluftës, ka dëshmuar se kastat e vetëpromovuara dhe vetëimponuara politike, imperativë kryesor e kane pasur dhe akoma e kane “periferizimin” e qytetarisë ne margjinat e vendimmarrjes, dhe çmotivizimin e saj nga pakënaqësia qofte ajo sociale, politike, ekonomike, apo edhe juridike. Ky “periferizim” dhe ç’motivim I qëllimshëm e sistematik, natyrisht që bëhet i dëmshëm edhe për vetë kastën e vetëpromovuar. Për shkak se ajo është apo te paktën duhet te jete ajo: lokomotiva kryesore e interesave qytetare, kombëtare dhe shtetërore: …..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat