Ti rikthehen dinjiteti bashk me peshën politike si dhe të forcohen roli dhe funkcioni i Kuvendit të RMV-së

Opinione

Ti rikthehen dinjiteti bashk me peshën politike si dhe të forcohen roli dhe funkcioni i Kuvendit të RMV-së

Nga: Ejup Berisha Më: 9 janar 2023 Në ora: 09:11
Ejup Berisha

Kuvendi i RMV-së si organ më i lartë ligjvenes në shtet pas një

pushimi të shkurtë nesër i rifillon punimet e veta. Me këtë rast i kamë ca fjalë për kuvendarët që janë pjesë përbërese e këtij institucioni të rëndësishëm  shtetëror. Të nderuara Zonja dhe të nderuar Zoterinjë kuvendar për ti merituar pagat që i merrni ajo që duhet të bëni ju është të angazhoheni që të punoni dhe atë me perkushtimin dhe ndershmërinë më të madhe për realizimin e të mirës dhe të interesit të qytetareve dhe të shtetit, faktorë këta shumë të rëndësishëm që ua kanë dhënë mundesinë dhe ju kanë  privilegjuar juve që të jeni anëtar të Kuvendit.

E di që nuk paguheni edhe aq shtrenjtë në krahasim me pagat e antarëve të Qeverisë të cilët nuk marrin vetëmse  rroga shumë të majme  por të njëjtët marrin edhe të mira tjera materiale,apo në fakt krijohet përshtypja se ata nuk paguhen nga buxheti shtetror për angazhimet dhe punët e tyre  porse të njëjtët vetfinasohen me paratë shtetëror. Të nderuar Kuvendar kthejani dinjitetin e humbur Kuvendit e kjo bëhet duke e  përforcuar rolin dhe pozitën e tij në raport me Qeverinë dhe institucionet e tjera të shtetit. Ju e keni barrën dhe pergjegjsinë për mbarvajtjen dhe për  mirvajtjen jo vetem te punës së Kuvendit por edhe për mirvajtjen dhe për mbarvajtjen e punës së institucioneve tjera shtetrore dhe publike, posaqërisht të atyre që i themelon Kuvendi apo dhe të atyre që dalin nga ai. Tani për tani posti i kuvendarit nuk ka ndonjë peshë apo dhe nuk është edhe aq i rëndësishëm fakt ky që e zbeh edhe rëndësinë por edhe e dobëson peshën e vet Kuvendit si institucion më

të lartë shtetror. Një Kuvend i parëndësishëm dhe i dobët politikishtë është edhe i padukshëm ashtu sic është tani për tani Kuvendi i RMV-së. Ajo që duhet ta bëni ju kuvendare/kuvendar është shumë e thjeshtë, pra së pari ju duhet që ti permbaheni Kushtetutës dhe ligjeve ekzistuese dhe nëse e bëni këtë atëher ju do ti detyroni edhe institucionet e tjera shtetrore dhe publike që ta bëjnë të njejtën gjë. Mos e lejoni Qeverinë që të devijon nga obligimi që të punon dhe vepron në bazë dhe në përputhje me dy aktet më të larta të përmendura mësipër.Kontrolloeni punën dhe aktivitetet e organit më të lartë ekzekutiv të Qeverisë dhe të antarëve të saj,  këtë gjë ua mundëson Kushtetuta e vendit. Në fund të fundit egzistimi dhe funkcionimi i Qeverisë varet nga përkrahja dhe mbështetja e Kuvendit të Republikës. Dhe nëse kjo është kështu atëher pse Kuvendi duhet ti nënshtrohet Qeverisë kur mund  të jetë realiteti  më ndryshe, pra me këtë rast mund të ketë mekanizma të ndërvarura të kontrollit të pushteteteve në shtet, në shtetet bashkëkohore kjo bëhet edhe  realishtë. Pra në kushte dhe në rrethana normale Qeveria duhet ti bindet Kuvendit për që shtjen e pozicionit te vet në kierarkinë funkcionale dhe organizative.Kjo më shume duhet të jete kështu këtu te ne për faktin se Republika e Maqedonisë të Veriut është shtet me rregullim kushtetues-juridik  Parlamentar. Këtu pra duhet të funkcionojnë mekanizmat e kontrollit dhe të barazpeshimit-check and balance të tre  pushteteve:  1.Ligjvënës, 2.Ekzekutiv dhe 3.Gjyqsor. Franca është shtet me sistem kushtetues-juridik gjysëm presidencial por atje është shumë i theksuar roli dhe pozicioni i Parlamentit edhe pse në Francë është shumë i theksuar edhe roli dhe pozicioni i Presidentit të Republikes i cili është figurë qëndrore e sistemit  politik francez. Gjithashtu në France institucionet shtetrore në punën dhe ne aktivitetet e tyre i nenshtrohen parimit te ndarjes së pushteve.Te gjitha  institucionet ne sistemin politik francez i kanë kompetencat dhe detyrimet e tyre kushtetuese dhe juridike.Këto pra janë te pavarura por egziston edhe ai mekanizmi i ndërvarshmërisë që e përmenda pak më lartë. Parlamenti francez ushtron kontroll ndaj punes së Qeverisë dhe ky institucion për punët e veta i përgjigjet dhe jep llogari  para Kuvendit. Edhe atje Qeveria mund ndoshta jo vetëm të tentoj por ajo edhe bën përpjekje që ti shmanget kontrollit  Parlamentar por kjo atje nuk bëhet për shkak të pjekurise politike të pranishme në shoqerinë franceze dhe për shkak të traditës së zhvilluar parlamentatare në Francë. Tradita parlamentare   duhet të rikthehet e të reinstalohet edhe në sistemin kushtetut politik të  RMV-së ndërsa këtë detyrim e keni që ta bëni ju kuvendare/kuvendar të nderuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat