Përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së në dialog, thjesht nuk duan ta kuptojnë se historikisht në agjendën e Serbisë ishte dhe është zhdukja e shqiptarëve

Opinione

Përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së në dialog, thjesht nuk duan ta kuptojnë se historikisht në agjendën e Serbisë ishte dhe është zhdukja e shqiptarëve

Nga: Luz Tomaj Më: 27 janar 2023 Në ora: 16:57
Autori Luz Tomaj

Dialogu ekzistues me Serbinë duhet të mbyllet dhe, mund të rifillojë me kërkesën e Kosovës për kompensimin e dëmeve të krimeve gjenocidiale të Serbisë.

Që në fillim, iu sugjerojë institucioneve të shtetit të Kosovës se, në se kyçeni në dialog, qëndrimet dhe mendimet ti përpiloni me shkrim, t’ua përcillni organeve kompetente të BE-së dhe SHBA-së, nga se, këmbimi i drejtpërdrejt I mendimeve, vetëm me përfaqësuesit aktual, nuk sjell rezultate.

Zotërinjë – Borrell, Lajçak, Escobar dhe të tjerët, ia vlen t’ua përkujtojmë se, dialogu ndërshtetëror, është proces politik, në të cilin duhet të vij në shprehje zgjidhja e drejtë. Që të ndodhë zgjidhja e drejtë, kërkohet që palët dhe, në veçanti, ndërmjetësuesit të jenë të pajsur me njohuri juridike, historike, me objektivizem dhe sinqeritet. Një gjë e tillë, në procesin e gjertanishëm të dialogut nuk ndodhi!

Në fillim disa të dhëna historike

Serbët, si pjesë e sllavëve të jugut, gjatë shek.6 dhe 7, erdhën në Ballkan, si që pohon një autor, me prejardhje sllave, duke shkatërruar çdo gjë para vendit. U koncentruan rreth Beogradit, të njohur si Pashallëku I Beogradit.

Në gjysmën e dytë të shek. 11, Serbët filluan të okupojnë trevat shqiptaro-dardane, gjer në ardhjen e Imperis otomane.

Pas largimit të Imperis otomane, me 1912, Serbia I ri okupoi trevat dardane – Kosovën e sotme dhe më gjerë. Nuk bëhej fjalë vetëm për ri-okupim por për shfarosjen e shqiptarëve. Ekzistoni të dhënat se çfarë raportonin mjetet informative të Evropës. Në nëntor të vitit 1912, Serbia, gjithandej trevave shqiptare, bëri krime tipike gjenocidiale, ndonëse në atë kohë gjenocidi nuk ishte i definuar.

Edhe pas Luftës së par botërore, Serbia nuk u ndal. Vriste shqiptar dhe në veçanti, me dhunë shpërngulte shqiptar nga trevat e veta, kryesisht në Turqi. Një epror i Rrethit të Zveqanit, me pretendim të ruajtjes së pozicionit, kishte deklaruar se në periudhën 1924/27, kishte shpërngul, jo më pak se 32.000 shqiptar.

Në vitin 1937, në sipërfaqe del V. Qubrilloviqi. Ai ishte anëtar i Akademisë së shkencave të Serbisë por edhe të Rusisë. Është mirë e njohur se si Qubrilloviqi kërkoi nga qeveria serbe shpërnguljen e te gjithë shqiptarëve nga Kosova. Propozimin e kishte arsyetuar me atë se Gjermania shpërnguli shumë jevrej, se Rusia shpërngulte me miliona njeërz nga një pjesë në pjesën tjetër të kontinentit. Ndaj, insistonte Qubrilloviqi, nëse Serbia do shpërngul disa qindra mijëra shqiptarë, nuk do ndodh donjë luftë botërore…… Serbia e filloi ose e vazhdoi procesin e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi, proces ky i cili u ndërpre me fillimin e Luftës II botërore.

Pas Luftës II doli bashkëpunëtori i afërt I Titos – A. Rankoviqi, i cili vazhdoi, me motivacione të ndryshme, maltretimin edhe fizik të mbar kosovarëve dhe presion që të shpërngulen. Masat e zeza të Rankoviqit përfunduan me 1967, kur u pushua nga të gjitha pozitat që mbante.

Zotërinj – në se iu mungojnë njohurit historike, Gjenocidin e fundit të Serbisë duhet ta mbani në memorie.

Ndodhitë aktuale në Ukrainë, së paku, duhet tua përkujtojnë edhe atë që ndodhi në Kosovë, në fund të shekullit të kaluar. Serbia famëkeqe, nën udhëheqjen e ish kriminelit Millosheviq, vrau +- 13.000 shqiptar, nën presion, shpërnguli më shumë se gjysmën e familjeve nga Kosova në Shqipëri, Maqedoni dhe gjetiu. Dhunuan më se 20.000 femra, robëruan më se 1.700 shqiptar, i sollën në Serbi dhe I ekzekutuan dhe, as sot e kësaj dite, Serbia, nuk tregon se ku përfunduan kufomat.

Ndërmjetësues, iu lutem, mos harroni – kryetari aktual dhe ministri i punëve të jashtme të Serbisë, ishin bashkëpunëtor të ngushtë të Millosheviqit. Deri sa Vuçiq ishte në postin e ministrit, Daçiq ishte zëdhënës i Millosheviqit. Edhe sot krenohen me pozitat që mbanin.

Disa fjalë dhe pyetje për vet dialogun

Ndërmjetësues por, edhe vet institucionet e BE dhe SHBA, në të kaluarën historike, nuk ka ndodhë që, shteti – ekzekutor I krimeve gjenocidiale, të inicoi dialogun me shtetin viktimë.

Dialogu a konsiderohet ndërshtetëror apo…?!!! Ndërmjetësues të nderuar, a e keni të qartë se, Serbia, me Kushtetutë, Kosovën e konsideron si pjesë të Serbisë!

Kur bisedoni me kryetarin e Serbisë, iu lutem ndërmjetsues, si e quan ai Kosovën?! Nuk e quan shteti i Kosovës por e ashtuquajtura Kosovë (takozvano Kosovo ili Kosovo I Metohija). Ndaj, a bëhet fjalë për dialog ndërshtetëror?!

Përse filozofohet me asociacionin

Ndërmjetësues, institucioni i Asociacionit është i zhvilluar në të gjitha shtetet, në mbar boten. Formimi i Asociacionit është e drejtë individuale apo grupore. A ka ndodhë ndonjëherë që, një Asociacion të formohet me ndërmjetësimin e shteteve?!!! Jo more jo, edhe vet Kushtetuta e Kosovës e parasheh mundësin e asociimeve. Ndaj, Asociacioni mund të formohet pa asnjë pengesë por në përputhshmëri me Kushtetutë dhe legjislacion.

Serbia e kërkon nga Kosova një gjë të cilën vet nuk e bën. Deri sa shqiptarët në Serbi, as edhe një libër shkollore, nuk mund ta botojnë në gjuhen shqipe, pa lejen e Qeverisë serbe, serbët në Kosovë, kërkojnë forma për mosrespektimin e shtetit të Kosovës.

Kosova është shtet, madje multietnik. Me Kushtetutë dhe legjislacion të Kosovës, përveç tjerash, bëhet fjalë edhe për minoritete. Fal ndërmjetësimit ndërkombëtar, minoriteti serb është i privilegjuar padrejtësisht, në krahasim me minoritetet tjera.

Përveç presioneve ndaj Kosovës, nuk vërejta donjë reagim të BE-s dhe te tjerëve kur, serbët e Kosovës e bojkotuan shtetin dhe u tërhoqën nga legjislacioni dhe institucionet tjera, kur bënë marrëzira me barrikadime dhe veprime kriminale përmes strukturave – grupeve kriminale. A nuk e keni të qartë se, të gjitha këto ndodhin sipas udhëzimeve të Serbisë. Shikoni more minoritetet në Kosovë dhe të drejtat e tyre në konstalacion me Kartën evropiane….

Kryetari i Republika Srpska-s Dodiki veç paralajmëron synimin e Asociacionit. Në anën tjetër, klerikët e Serbisë, të cilët i paraprijn politikes serbe, nuk e kërkojnë Asociacionin por okupimin e Kosovës.

Fundja, ndërmjetësues, me qëndrimet dhe veprimet e juaja personale, nuk jeni duke kontribuar në drejtim të zgjidhjes së drejtë por, përkundrazi, jeni në kundërshtim total me drejtësinë. Ndaj, Dialogu ekzistues duhet të përmbyllet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat