Ne Shqiptarët e Dardanisë e forcuam miqësine tradicionale duke u deklaruar se jemi populli qe e duam më së shumti Amerikën

Opinione

Ne Shqiptarët e Dardanisë e forcuam miqësine tradicionale duke u deklaruar se jemi populli qe e duam më së shumti Amerikën

Nga: Ali Kelmendi Më: 28 janar 2023 Në ora: 16:29
Ali Kelmendi

Po filloj më ish Presidentin Uilson dhe rolin e Tij në Traktatin e Paqes, ku 14 Pikat e tij u benë të njohura në janar të vitit 1919, qe e shkundën vetëkënaqësinë e diplomacisë së Fuqive të Mëdha.

Ashtu që Presidenti Uilson ua sjellë lajmin e mirë para se gjithash të vegjëlve e të pafuqishmeve; të tjerëve e të poshtëruarëve ua shpreh idenë e barazisë.

Në fund arrihet paqja qe do t`i jepte fund çdo paqeje (S. Arifi). Ashtu qe Shqipëria shpeton nga coptimi greko – serbë dhe italianet.

- Kandidati për President dhe tani President Joe Biden në fushatën e tij paraelektorale kishte deklaruar:» Jemi të gatshëm të qëllojmë çdo kënd i cili prek shqiptarët në Ballkan».

- Po i prekët shqiptarët ju betohem se jemi gadi ta « shkatërrojmë» për 24 orë çdo shtet- Post lajme.

- Poashtu edhe Kryeministri i tanishëm kosovar z. Albin Kurti me LVV-në e tij nuk e votoi në Parlament Asociacionin e Komunave më shumicë serbe dhe hyri në fushatën e zgjedhore me të njëjtin qëndrim se nuk do të pranoj Asociacionin njëetnik. Pastaj edhe kushtetuesja gjeti 23 nene të cilat nuk përputheshin me Kushtetutën tonë dhe e shkelnin atë.

- Pas nënshkrimit të Asociacionit nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi ndodhi edhe e keqja tjetër Delimitimi dhe jo demarkimi qe duhej bërë i vijes kufitare : Ҫakorr – Hajlë dhe Kullë e Zhlebit. Tradhëtisht u humbën 8.270 hektarë të Rugovës kreshnike.

- Albini me LVV nuk e votoi në Parlament as tradhtinë e Thaçit, Skendër Hysenit dhe Isa Mustafës për Delimitimin e vijes kufitare Ҫakorr- Hajlë-Kullë e Zhlebit.

Nuk iu falën Malt të Zi por, Hashimi ua shiti Gjukanoviqit me kompani. Po ritheksoj se Kral Nikolla i Malit të Zi me ryshvet – me duqë me lira turke blinte toka. Prek Calit të Kelmendit i kishte ofruar dueqit me dukat nëse ky do t`ia jepte 12 Kodrat e Kelmendit (Vermoshin ). Kurrsesi i kishtë kthye përgjigje Prek Cali 20 vjeqar. Kral Nikolla i kishte premtuar edhe Ali Pashë Maxharrit, diplomatit Otoman në Kongresin e Berlinit të vitit 1878 duqeit me dukat, por kur u nis me shkua të krajli, u diktua tradhëtia e tij dhe patriotet shqiptarë e vranë qenin në Kullën e Ali Pashë Drenit në Gjakovë.-

Kështu pra duhet të përfundojnë edhe tradhtarët kombëtarë. - Pra. Në kohën kur kishte filluar kontrabandimi i Hashimit me Ҫakorrin- Hajlen dhe Zhlebin u propogandua se ajo pjesë e tokës rugovase duhet patjetër dhënë malit të Zi së po e kërkon Amerika për të bërë Bazën ushtarake të NATO-s. Shtrohej pyetja pse me ia dhënë ne tokën Malit të Zi kur Amerikës do ia jepnin ne vet ta bentë bazën ushtarake në territorin tonë. Neve do t`ia jepnim Amerikës bazë ku do ta deshironte ajo. U bë çka u be dhe Mali i Zi jo qe na i uzurpojë 8.270 ha të tokës sonë, por edhe e arriti Marrëveshjen e fqinjesisë së mirë më Kosovën dhe u bë anëtare e NATO-s.

Asokohe ishte deklaruar edhe Gjenerali Fogo i Bazës amerikane në Napoli të Italisë dhe kishte thënë se NATO-ja nuk benë kufinjë. Andaj kufinjtë beni ju dhe, ne NATO-ja do t`i mbrojmë, siç ndodhi së fundit me kufijtë me Serbinë me rastin e barrikadimit të Mitrovicës Veriore.

- Presidenti Bush i vjetri bëri Vijen e kuqe për Kosovën.

- Presidenti Bush i riu deklaroi : Mjaft është mjaftë, Kosova e Pavarur.

Pazarët e ishëve për ndryshime të kufijve, ndërrim të territoreve dhe faljeve pa kompenzim, por vetëm në njohje nga Serbia nuk kshin të ndalur.

- Serbisë në krye me Vuçiqin i nevojitej një shqiptar me autoritet me iu bashkangjitë kauzës serbe për ndarjen e Kosovës. Kërkojë dhe kërkojë dhe në fund e gjeti kryministrin e Shqipërisë Edi Kristaq Ramën, përmes tradhtarit të përhershën Baton Haxhiut, këshilltarit të tij. Të përmendurit u takuan në Nish në vitin 2016. Këtyre iu bashkangjitët edhe djali i miliarderit amerikan George Sorosit - Aleks Sorosi si dhe Frederika Mogerini etj.

Mbledhja është shumë e rëndësishme për t`u përmend pasi që në rend ditë kishin dhënjen e Mitrovicës Veriore Serbisë pa kurrfarë kompenzimi, por vetëm për njohje të Pavarësisë se Kosovë pa Veriun e Mitrovicës sipasVuçiqit dhe pastaj pasi Serbia do ta aneksonte Kosovën Veriore, në rend do te vinin Investimet kapitale në Trepçë nga miliarderi Soros, ndërsa këta karabaloshat si Hashimi, Rama, Haxhiu besa edhe Mogerini do të bëheshin aksionarët të Trepçës. (Takimin në Nish e zbuluan Washingtoni dhe Londra, deklaronte Sonja Biserko – Marrë nga Yllka Hoxha, e transmetuar nga Gazeta Metro)

Ndërsa Vuçiqi i kishte thüënë tan Hashi shoqi pasi ta mar Veriun e Mitrovicës , tì k¨rtr pjesen tjetër bashkangjitja Shqipërisë dhe bënë Shqipërinë e Madhe. Ҫetniku Vuçiq nuk përmendte se ai do ta bente Serbine e Madhë!!!???

Asokohe me një shkrim u deklarova se çka na vyen Shqiperia e Madhe ta Trepçën.

- Shumë me rëndësi është të theksoj se ku përzihet Sorosi është shum rrezik i madh. Është njeri i cili jep shumë dollarë - haraq për arritjen e qellimeve të tij tinzare. Nuk zgjedh njërez të vegjël, por Kryetarë dhe diplomatë të shteteve përkatëse për t`i korruptuar!!! Krysisht ai bën pazare me njerëzit e vendeve të treta duke korruptuar liderët e tyre dhe në këtë rast barrën me të madhe të tradhtisë ndaj Kosovës do ta banin Hashimi dhe Edi Rama.

- Se fundit e pamë edhe aferën e agjentin e FBI-së me spiunin rus dhe kryeministrin Rama dhe dikush tjetër nga Kosova

- Poashtu para tri ditë doli se Sorosi ka lidhje të ngushta me diplomacinë amerikane dhe të deleguarit e saj nëpër botë.

- Ҫasjet e disa diplomatëve amerikanë qe po ndërmjetësojnë në Kosovë, si Escobari i cili me arrdhjen në Kosovë në fillim kishte fjalë të sinqerta dhe të fuqishme se: ne amerikanet nuk lejojmë në Kosovë një Asociacion me të drejta ekzekutive njëetnike. Nuk lejojmë një Republikë srpska në Kosovë si ajo e Bosnjes. Asociacioni nuk guxon të prek integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.

- Mirëpo ditëve të fundit ndryshojë qëndrimet e tij krejtësisht me atë se çka kishtë deklaruar më parë. Së bashku me ambasadorin Hill në Beograd, po kam frikë dhe nuk po besoj të them se po ia mbajnë anën kryekriminelit fashist Vuçiqit dhe në rend dite në dialog të vihet më së pari Asociacioni. Nëse Albini e refuzon atëherë në pyetje vjen alternativa tjetër. Asocoiacioni sipas Escobarit mund të bëhet edhe pa Albinin. Andaj as qe e ftuan në Tubimin qe do të mbahet me 31 janar në Ambasadën Amerikanë në Kosovë.

Hajde merre vesh se çka do të ndodhë!!!

- Një dihet e sigurtë së Albini nuk pranon Asociacion njëetnik dhe është kryeministri i autorizuar me ligj sipas Kushtetutës të vendosë dhe të nënshkruajë për Asociacionin.

Escobari dhe Hilli duhet ta dijnë se ne kemi Kushtetutë dhe ata të dytë nuk kanë të drejtë të përzihen direktë në punët dhe ligjmerinë kushtetuese të Kosovës.

- Nuk e duron kushtetutshëria e Kosovës Asociacionin njëetnik (Kurti). Dhe Pikë.

-Juve diplomatëve amerikanë po ua përseris edhe njëherë fjalët e Presidentit Woodrit Wilson me 1919 në Traktatin e Versajes në Paris: « Po ua sjell lajmin e mirë para së gjithash të vegjëlve e të pafuqishmeve; e të tjerëve të poshteruarëve ua shprehi idenë e barazisë.

-Neve shqiptarëve Dardanë në Kongresin e Berlinit dhe në Traktatin e Londrës, Europa dhe Fuqitë e Mëdha të sajë, na ka konsideruar si popull pezhorativ- popull të nënçmuar (si mbeturinë turke, pasi qe ishim 500 vjet në pushtimin otoman), duke marrur qëndrime diskriminuese të poshtëruese qe shqiptarët t`i dëbojnë për Turqi dhe tokat tona t`u jipen fqinjëve tanë sllavo orthodoksë si edhe vepruan.

- A e dini «moj Europë moj kurva e motit» siç thoshte Fishta, se Serbia në vitin 1817 kishtë në pronësi vetëm Pashallakun e Beogradit e sot ju së bashku me serbet po doni edhe një Kosovë të Vogël me e coptua edhe më shumë, duke ia heqëur nga një copë të madhe duke ia dhënë si Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe në fund t`ia jepni edhe Serbisë mbi 20 % të territorit të mbetur me pasuritë më të Mëdha qe i ka Kosova në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat