Çka guxojmë, e çka s’guxojmë në raport me planin e BE & SHBA për dialogun për marrëveshje normalizimi me Serbinë!

Opinione

Çka guxojmë, e çka s’guxojmë në raport me planin e BE & SHBA për dialogun për marrëveshje normalizimi me Serbinë!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 29 janar 2023 Në ora: 19:07
Autori Fatmir Bajraj

Konteksti i luftës në Evropë, saktësisht i pushtimit rus të Ukrainës dhe rreziku i ekspansiont tutje, ka "shtrënguar" perëndimin ; Evropën, SHBA-të, dhe përtej tyre, të "harroj" parimet përballë rreziqeve serioze që i kanosën Evropës dhe jo vetëm, duke favorizuar gjeopolitikën në vend të parimeve, dhe duke i përshtatur të pares gjeostrategjinë, të cilën për fat të keq, nuk ditën ose nuk deshtën ta kuptojnë pushteti ynë aktual në krye me Kryeministrin Kurti !

Kurti përgjegjës!

Çështja nuk është se a duhet a s'duhet të bëhet Asociacioni, por pse u degradua procesi i Dialogut për marrëveshje finale në marrëveshje bazë, pra nga marrëveshja për njohje në marrëveshje normalizimi, këtu fshihet djalli.

Pse u "avullua" njohja reciproke ?

Nuk ditëm, nuk në a kuptuan, apo nuk deshëm, kjo është dilema !

Kësaj të fundit, pushteti aktual i Kurtit i shërbeu me zell deri në devotshmëri, madje më s'kam asnjë dilemë se e gjithë kjo kishte një agjendë, kishte palë dhe skenar të rafinuar në Prishtinë & në Beograd, pra në pushtetin tonë aktual dhe në regjimin e Vuqiqit..!

Kryeministri Kurti u kujdes që të mbajë të tensionuara raportet me BE & SHBA, duke tensionuar gjendjen në veri të Kosovës përkundër kërkesës eksplicite të partnereve tanë strategjik që të a le me një anë, dhe të shmangë "lojën" e Serbisë e cila të vetmen levë me të cilën zmbrapstë presionin e perëndimit për ndryshim radikal të kursit ndaj Rusisë, kishte riciklimin e krizës dhe tensioneve në veri, gjë që ia doli në mënyrë perfektë, por me ndihmën e Kurtit- Kryeministër, dhe në dëm të Kosovës.

Skandalin e përmasave ndërkombëtare të "ambasadorit" të Republikës së Kosovës në Kroaci, z. Martin Berishaj dhe mos reflektimi i Qeverisë Kurti dhe i Presidentes Osmani në lidhje me përgjegjësitë kushtetuese për shkarkimin dhe dorëzimin para Drejtësisë, kur i gjithë skandali lidhet me Serbinë dhe GEN-in serb, si dhe ;

Amnestimi dhe rehabilitimi i kriminelit serb, i ish komandantit të "Rojave të Urës", i dënuar për krimet monstruoze kundër shqiptarëve, krimineli, Oliver Ivanoviq dhe glorifikimi i veprimtarisë së tij kriminale nga ana e Kryeministrit të Kosovës, z.Albin Kurti, me bënë të forcoj bindjen, se ky i fundit i shërben të njëjtës kauzë, asaj serbe për dëmtimin e interesave nacionale të Kosovës dhe në dobi të fqinjit tonë verior, Serbisë armike.

Çfarë në a pret në ditët dhe në javet në vijim !

Pas një procesi hermetik të Kryeministrit Kurti në Dialog, pra të një jo-transparence dhe konstruktiviteti me opozitën, mediat, shoqërinë civile dhe qytetarët, tani me jemi përballë një konteksti dhe momentumi në të cilin, favorizohet Serbia e ndëshkohet Kosova, në a pëlqeu ose jo, kjo është e vërteta.

Kosova nuk duhet dhe nuk guxon të i thotë jo planit të SHBA & BE që në këtë fazë (me fajin tonë dhe të askujt tjetër), nuk do të kemi marrëveshje për njohje, por marrëveshje për normalizim, ngase status-quoja vlerësohet si rrezik potencial dhe permanent i një krize të re në Ballkanin perëndimor, dhe e cila implikon partnerët tanë strategjik dhe ndihmon Rusinë fashiste të Putinit të luaj në kartën e përçarjes dhe diversionit në perëndim, shkak ky që do amortizonte përpjekjet e aleatëve perëndimor që të i dalin në ndihmë Ukrainës në këto kohë të rënda dhe të vështira.

Kosova nuk duhet dhe s'guxon të dal si palë destruktive e Dialogut për normalizim, ngase alternativa tjetër, jo vetëm se nuk është ma e mirë dhe ma e favorshme, por do të ishte fatale për pavarësinë dhe shtetësinë e brishtë të Republikës së Kosovës, e cila dhe ashtu nuk do ishte këtu pa ndihmën dhe mbështetjen e aleatëve tanë strategjik, euro perëndimor dhe transatlantik !

Çfarë të bëjmë tani ?

Të nisim menjëherë draftimin e projekt-statutit të Asociacionit, konform marrëveshjes së parë të 19 prillit 2013 dhe të ratifikuar në qershorin e po të njëjtit vit, si dhe duke pasur për bazë, aktgjykimin dhe vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese dhe marrëveshjen e nënshkruar nga ana e Mustafes-Mogherinit- Vuqiqit, sipas së cilës, drafti i Statutit të Asociacionit duhet të i nënshtrohet vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

E gjithë kjo, duhet të inkorporoj përvojën dhe ekspertizën vendore, si dhe atë superiore, por edhe të pakursyer të amerikanëve në nxjerrjen dhe hartimin e një dokumenti ligjor (statut), i cili respekton ligjet pozitive dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Shmangia e Qeverisë dhe e Kryeministrit të Kosovës nga ky projekt, nuk eviton dot themelimin e Asociacionit, por rrezikon që i njëjti të jetë ma shumë i dëmshëm për funksionalitetin e shtetit të Kosovës në gjithë territorin unik të Republikës së Kosovës, dhe pesha e fajit do binte mbi Kryeministrin dhe Qeverinë e vendit.

Kurti kishte shansin e kundërshtimit të Asociacionit si Kryeministër dhe lider i shumicës parlamentare, pra duke abroguar në Parlament Marrëveshjen e ratifikuar të 2013-së, por nuk e bëri, për arsyet të cilat vetëm ai i di, por të cilat tanimë janë të parëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat