A kanë gisht njerëz të SHIK-ut në akuzat ndaj Agim Ademit?!

Opinione

A kanë gisht njerëz të SHIK-ut në akuzat ndaj Agim Ademit?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 29 mars 2023 Në ora: 21:02
Autori Faton Mehmeti

Ka disa ditë që ndodhet në arrest shtëpie, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, fillimisht i ndaluar për 48 orë pas intervistimit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Ademi është ndaluar për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”. Për shkak të problemeve me ligjin po pëson në tërësi futbolli duke qenë se një nga arsyet pse FFK-ja nuk është licencuar tash e një kohë të gjatë është pikërisht kryetari i saj, Agim Ademi.

S’ka dyshim se ka njerëz të interesuar që të largojnë z.Ademi nga pozita aktuale, a ka ish element të SHIK në federatë që po i bëjnë kurthin kryetarit Ademi, mes tentativave për të sjell njerëz të tyre në federatë.

Apo z. Ademi është implikuar me vullnetin e tij në veprat penale për çka akuzohet, kjo nuk dihet ende. Nëse po i bëhet kurth nga njerëz në ish kryesi të federatës për të ardhur vet apo njerëz të tyre e mbështes z.Ademi deri në maksimum. Në variantin e dytë, të marrë përgjegjësit e tija e të përgjigjet para drejtësisë. Të jetë drejtësia(nëse ekziston) ajo që ta thotë fjalën e saj.

Është federata, futbolli ai që po pëson në betejat personale të kryetarit dhe atyre që dëshirojnë largimin e tij. Në këtë kuptim, synimi duhet të jetë mos pësimi i futbollit në ndeshjet e rëndësishme për kualifikim në evropianin e 2024.Agim Ademi duhet të bëjë më të mirën për futbollin, ashtu si edhe ata që dëshirojnë ndryshim. Koha do e vërtetojë a ka dorë njerëzit e ish SHIK në këtë histori apo z. Ademi njëmend është "korit" nga lakmia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat