Senatori Bob Menendz, “foli shqip, u shpreh shqip dhe reagoi shqip”, në gjuhen angleze

Opinione

Senatori Bob Menendz, “foli shqip, u shpreh shqip dhe reagoi shqip”, në gjuhen angleze

Nga: Hafiz Shala Më: 21 maj 2023 Në ora: 17:11
Autori Hafiz Shala

Për herë të parë u permend realiteti i hidhur për Luginen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nën rëgjimin e Vuçiqit

Liga Qytetare Shqiptaro - Amerikane, e udhehequr nga Joe, Shirley Cloys DioGuardi dhe Bordi Ekzekutiv me një përvojë dhe angazhim më tepër se tri dekada, pas një aktiviteti të pandërprerë gati dyvjeçar që nga 26 shtatori i vitit 2021, ia arriti që më në fund ta kurorëzojë me sukses, pas angazhimit lobist dhe kontributit financiar në një situatë kur e gjithë vemendja ndërkombëtare është e përqëndruar në luftën Ukrainë- Rusi dhe krizave tjera ndërkombëtare.

Megjithatë, me përkushtimin dhe vendosmërinë, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, ia arriti qëllimit që përmes këtij dëgjimi, t’i shpalos politikat reale të Administratës Amerikane lidhur me krizën e marrëdhënieve, Dardani-Serbi, të shkaktuara nga kjo e fundit, duke e akuzuar pa të drejtë Qeverinë dhe Keyeministrin e Dardanisë zotin Albin Kurtin për “presionin” i cili po e ushtron ndaj pakicës serbe në veri. Këtë gënjeshtër të thurrur nga propaganda serbe, u hodh poshtë sepse, e verteta është krejt ndryshe.

Ishte për çdo lavdatë procesi i betimit të kryetarit të Mitrovicës së veriut i cili, betimin e tij e fillojë në gjuhën serbe duke e respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Dardanisë në shenjë respekti ndaj pakicës shumicë në veri që në një menyrë, veriu i Mitrovicës nuk u okupua siç shprehet kryetari i Listës serbe sepse, si mund të okupohet vendi të cilin e ke në kuadër të territorit të shtetit.

Ata, vet u zbuluan dhe u vet- demaskuan si organizatë kriminalo -terroriste, nën urdhërat e Aleksandër Vuçiqit, lëshuan kërcënime dhe ultimatume të cilat, pas telefonatës së zotit Derek Chollet pas seancës dëgjimore drejtuar Vuçiqit, situata mori kahje tjetër.

Kryetari i Komitetit për Politikë të jashtme, Senatori Robert (Bob) Menendez vërtetë ishte në krye të detyrës së tij duke i ftuar në dëshmi zotin Derek Cholet dhe Gabriel Escobar për të dhënë sqarime rreth politikave të cilat Departamenti Shtetit është duke i udhehequr rreth Ballkanit Perëndimor, me theks të veçant rreth Dardanisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, dy kriza më aktuale dhe rreziqet të cilat mund ta destabilizojnë rajonin me direktivat e Aleksandër Vuçiqit i kapluar rreth zbatimit të politikave të vjetra serbe të kohës së Garashaninëve, Çubrilloviqëve, Antiqëve e Qosiqëve, për krijimin e Serbisë së Madhe, tani të ridefinuar në “Bota serbe”. Kjo ide ruso -serbe, ka marrë hov më heret duke u varur nga mbështetja ruse e cila, sa me gjatë po zhvillohën luftrata e pa kuptimta, ku Rusia me siguri se do të dështojë ndërsaë, Serbia do të pësojë debakël sepse, Rusia po zhvillon luftë me Perendimin të cilën nuk ka kurrfarë gjasave që ta fitojë.

Lidhur më këtë dhe pozicionet e më hershme të Departamentit të Shtetit të cilat ishin në kundërshtim me politikat e përkushtuara të Shteteve të Bashkuara Amerikës të shprehura përmes Ndihmës Sekretarit të Departamentit të Shtetit zotit Escobar i Deleguari i Posaqëm për Ballkanin Përendimor, u sqaruan dhe dëshmuan se ka ndryshime rrenjësore dhe ate në aspektin shumë pozitiv në përkrahje të Dardanisë e cila rezultoi që zgjedhjet në veri të kalojnë pa incidente ani pse kërcënimet vazhdojnë sipas kërke save të Vuçiqit i cili, për hir të konsumit të brendshëm politik, “nuk po dorëzohët”.

Senatori Bob Menendez bëri pyetje dhe njeherit edhe vërejtje se, pse po i bëhet presion i pa parë vetëm Dardanisë, respektivisht Keyeministrit Kurti i cili, sikur në ato takime me 27 po ashtu edhe me 18 mënjëhere i pranojë Marrëveshjet e propozuara franko-gjermane, respektivisht të Bashkimit Evropian.

Senatori Menendez ua bëri të qartë se Vuqiqi i pranojë gojarishtë e pastaj i refuzoi përseti gojarisht pa nënshkruar asnjë dokument për të cilat zoti Kurti, mënjëherë ishte i gatshëm përderisa Vuçiqi i shkelte ato duke mos qarë koken as për Evropën si përgjegjëse por edhe Amerikën si ndihmëse në bisedime.

Prandaj, së pari herë nga zoti Menendez iu drejtue gishti kah Serbia e Vuçiqit përderisa deri më tani kishte hezitime.

Në pyetjen e Senatorit Menendez rreth shkrimeve në Neë York Times i cili shkroi para sa kohësh për Vuçiqin dhe lidhjet e tij me krimin duke i pyetur se, a pajtohen me ato konstatime dhe a qendrojnë, sipas informatava tuaja, ata të dytë u përgjegjën pozitivisht që i bie se edhe njëhere Vuçiq u demaskua nga Senati Amerikan për veprimtaritë e tij jo vetem brenda Serbisë por edhe në raport më fqinjët.

Sepse, me vetë pyetjen e tij drejtuar përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit rreth presionit ndaj Qeverisë së Dardanisë dhe jo ndaj Vuçiqit, i qiti në pahë standardet jo korrekte të dyfishta dhe të pabarabarta, duke i lënë këtij të fundit mundësinë për manipulime dhe kohëzgjatje të dialogut në pritje të epilogut të luftës Rusi-Ukrainë dhe, të ndryshimit eventual në Shtëpinë e Bardhe në zgjedhjet e vitit 2024.

Senatori Menendez në hyrje të fjalës së tij ishte i saktë përmes të dhënave që i kishte që, dorën në zëmër, shumë nga to janë falë edhe zonjës Shirley Cloys DioGuardi, Këshilltare dhe eksperte për Çështje të Ballkanit Perëndimor, e cila që nga fillimi e furnizonte stafin e Senatorit Menendez me informata nga dora e parë por edhe me qëndrimet të Ligës e cila ishtë kyçur në të gjitha proceset në bashkëpunim edhe me Qeverinë e Dardanisë duke u koordinuar gjatë gjithë kësaj periudhe edhe në konsultim për së afërmi edhe me disa nga ne.

Kërkesa nga Senati për korrigjimin e disa politikave fillestare të Qeverisë Amerikane të cilat, nuk ishin në përputhje me parimet e demokracisë së këtij vendi, siç ishte rasti në fillim kur zoti Escobar me një arrogancë ndaj pushtetit të zgjedhur nga populli lidhur me Asociacionin se, nëse nuk e bëni ju e bëjmë ne, ishte e papranueshme.

Prandaj, gjatë dëshmisë shihej një ndryshim po thuajse radikal pozitiv i cili la të kuptohet se gjërat po shkojnë, megjithatë në drejtim të duhur.

Ishte një dëshmi se, metoda greneliane në demokracinë amerikane është e pa justifikueshme dhe e papranueshme.

Duke e pritur për të hyrë në sallën e Senatit ku do të mbahej deshmia, aty ishim edhe ne anëtarët të Bordit Ekzekutiv në krye me Joun dhe Shirley DioGuardi, pritnin edhe z. Derek Chollet dhe Gabriel Escobar. Disa, shkuan dhe bënë foto më të dytë, kryesisht përfaqësues që i takonin kampit opozitar dhe disa përfaqësues të disa organizatave këtu në komunitete më qëllim që të përfitojnë nga ky organizim i Ligës për t’ia atribuar gjoja si pjesë të angaxhimit të tyre të cilet gjatë gjithe kësaj periudhe, asnjë cent nuk kan kontrubuar në përkrahjen e miqve tanë, Senator e Kongresmen që, në fakt ishin edhe kundër udhëheqjes së zgjedhur nga populli por, të cilet kishin patur kontakte edhe para “eskurzionit” të kryetarëve të dy partive opozitare që sapo duket e kishin shprehur gadishmërinë që, nëse qeveria Kurti nuk i zbaton urdhërat e Escobarit, ashtu siç u shpreh ai atëherë, do ta përkrahin këta. Dështoi ajo tentativë pas presionit të të zgjedhurëve të, popullit e cila rezultoi me një ndryshim kualitativë.

Në pyetjen e Senatorit Menendez sikur në dëshminë e parë drejtuar zotit Escobar se, ad do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutiv, më në fund u përgjigj se, vetëm sipas Kushtetutës dhe praktikave evropiane duke e ruajtur dhe siguruar funksionimin e shtetit të cilin e kemi njohur, përkrahur dhe garantuar, për tërësinë territoriale sipas kufijve ekzistues. U shpreh se, për mos t’i lejuar Serbisë që ta destabilizojë rajonin, asociacionin sipas Gjykatës Kushtetuese dhe ligjeve të Dardanisë do të formohet me qëllim që serbet e veriut të dirigjuar nga Vuqiqi të kthehën në institucione nga të cilat u vetë - larguan me direktivat e Beogradit.

Këto veprime nuk do të lejohen, prandaj Qeveria Kurti duhet të dal me propozim konkret ashtu siç parashihet me Kushtetutën në fuqi.

Siç u shpreh ai, edhe njëheë e theksoi se, zgjedhjet në veri i kemi përkrahur sepse ato ishin legjitime dhe të drejta, ani pse fatëkeqësisht pa pjesëmarrjën e serbëve të manipuluar të veriut.

Ajo që ishte e rëndësishme kur Senatori Menendez për herë të parë e përmendi Luginën rreth të cilës Liga e ka bërë kërkesën kaherë që kjo çështje të futet në agjendën e prioriteteve duke ia bërë me dije Vuçiqit se, përderisa po kërkon të drejta të serbëve pakicë në veri të cilat nuk i kanë pakicat tjera në rruzullin tokësor, pse nuk i trajton shqiptarët e luginës të cilët janë të diskriminuar tmerrësisht deri të fshirja e adresave të venbanimeve për t’ua humb të drejtën qytetare të shrytëzimit të shërbimeve shtetëtore, anipse assesi në gjuhën e tyre amtare shqipe, por edhe në atë serbisht. Qëllimi kryesor ndryshimi demografik duke zvogëluar numrin e vërtetë të shqiptarëve që jetojnë me shekuj në ato vende si pjesë e pandarë e Dardanisë.

Ishin prezent edhe disa anëtarë të Parlamenti Boshnjak të cilëve zoti Escobar duke i përshëndetur, iu drejtua në gjuhën boshnjake pasi, një kohë kishte qenë ambasador në Beograd.

Biseduam edhe ne me disa nga ata pasi i kishim të njëjtat probleme më të njëjtin armik, ata Republika serpskën e ne me Listen serbe- Vuçiqin, rreth Asociacionit me të cilin duan ta krijojnë po të njejtën ngrehinë që e defunksionalizon shtetin e Dardanisë me pretendime të shkëputjës së mëvonshme dhe bashkëngjitje me Serbinë.

Senatori Menendez bindshëm theksoi për përkushtimin e Presidentit Joe Biden rreth Dardanisë e posaqërisht njohurit të cilat ai i posedon, e une do të thoja se, pas të gjitha këtyre takimeve me Senatorin Menendez, u binda se edhe ky ka njohuri qoftë edhe ato më të detajizuara që lirisht mund të thuhet se po e ndjek rrugën e paraardhesit e tij, ish Senatorit Biden për 36 vjet si Senator njëherit 16 vite në krye të Komitetit për Marrëdhenie me Jashtë në Senatin Amerikan.

Sipas informatave të fundit, Presidenti Biden, ka për synim që të bëjë ndryshime në politikën e jashtme amerikane, duke emëruar ambasador të rinj e duke i zavëndësuar këta të tanishmit, posaqërisht kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor duke e zëvendësuar zotin Escobar me ish diplomatin e karrierës James C. O’Brian, pra Ndihmës Sekretar të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike.

Z. O’Brien përpos detyrave tjera, ka shërbyer si këshilltar i lartë i Ambasadores dhe Sekretares së Shtetit të OKB-së, Medeleine Albright.

Me vetë faktin se ka shërbyer në Kabinetin e z. Albright, mjafton që ky njeri, përpos njohurive që posedon rreth Ballkanit Përendimor, ka njohuri rreth çështjeve në marrëdheniet Dardani-Serbi, që mjafton ta ketë në mendje dhe kujtim përkushtimin e kësaj zonje të nderuar, për shqiptarët maksimalisht e respektuar e cila bëri të pa mundurën rreth çështjës së Dardanisë gjatë gjithë periudhave.

Ndoshta, vërejtjet tona rreth sjelljeve të zotit Escobar në fillim dhe ato të zotit Grenell në Administratën e ish Presidentit Trump, që ishin vërtetë sjellje që nuk kishin të bënin asgjë me politikën dhe demokracinë Amerikane, sado pak ishin një llojë alarmi se, ndryshimet duhet të ndodhin.

Më këto ndryshime, Presidenti Biden, do t’ua ndalë “pirjen e duhanit tinez”.

Me konfirmimin e këtyre nominimeve, që mund të jetë edhe një shpresë për ndryshime në aspektin pozitiv të politikave të jashtme të Administratës së Presidentit Biden, aty ku edhe janë krizat më të theksuara në Ballkanin Përendimor, respektivisht, Dardani-Serbi.

Senatori Menendez nga pasiguria që mund të ndezet ndonjë konflikt në mes Dardanisë dhe Serbisë, ai shprehu brengën se, presioni që po ushtrohet mbi Dardanisë ku Serbia po tolerohet, e cila është burim krize në atë pjesë të Evropës, është e pajustifikueshme.

Megjithatë, edhe njëherë theksuan se Asociacioni duhet të formohet në suaza të Kushtetutës pa e penguar strukturën ligjore duke e siguruar sovranitetin dhe tërësinë territoriale prandaj, siç u shprehen ata, ky obligim rezulton nga Marrëveshje e mëhershme e Brukselit. Megjithatë, Senatori Menendez përseri e theksoj presionin e theksuar ndaj Dardanisë karshi Serbisë, prandaj mbetet për t’u parë se si do ta detyrojnë Serbinë që t’i respektoj marrëveshjet e cila në mënyrë permanente mos t’i shkel ato, me qëllim të stërzgjatjës së procesit të dialogut duke krijuar pengesa, njeherit edhe duke provokuar me incidente sikur të atij të cilin Vuçiqi e paralajmëroi pas një qershorit duke dhënë edhe ultimatume të papranueshme.

Mendoj se përgjigja më e mirë dhe e sigurtë kundër kërcënimeve të Vuçiqit, janë ushtrimet më të mëdha ushtarake në Dardani, “Defender 23”, duke ia treguar edhe njëherë forcën ushtarake e cila, po që se është nevoja për hirë të paqes, sigurisë dhe sovranitetit të Dardanisë, do të vihet në lëvizje. Në këto ushtrime ushtarake deri më tani më të mëdha të organizuara në Evropë, FSK-ja, njëherit do t’i prezantoj disa pjesë të saj me pajisje dhe përgatitjet ushtarake të të gjitha njësive për të dëshmuar edhe njëhere aftësinë dhe disciplinën ushtarake në operacionet ndër ato edhe më të komplikuarat.

Në këtë ushtrim të madh ushtarak do të jenë prezent edhe kuadro të larta ushtarake, ndër të cilet edhe oficerë të lartë karriere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qeveria e Republikës së Dardanisë, Presidenca dhe Parlamenti, janë në të njëjtat pozicione të pa luhatura ndër të cilat, zbatimi i Kushtetutës, shtrirja e sovranitetit në tërë territorin dhe bashkëpunimi dhe koordinimi i të gjitha veprimeve shtetëtore me mikun historik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i demantuar deklaratat e opozitës se, Kryeministri Kurti po i “qartë” marrëdheniet me Ametikën.

Fatëkeqësia më e madhe politike e opozitës është që, është në të njejtin kurs me politikat e Beogradit, pa i lënë anash vërejtjet që mund t’i kenë rreth probleme të brendshme që, dorën në zëmër, shumë nga ato, janë pasojë e politikave gjatë periudhave 20 vjeçare në koalicione dhe ardhja në pushtet me ndihmën e Listës serbe, duke bërë lëshime, deri te falja e territorëve dhe iniciativat për formimin e Asociacionit të komunave më shumicë ëserbe si çeshtje e brendshme e shëndërruar në çështje ndërkombëtare me pasojat më të cilat po përballët pushteti aktual.

Në fund, do ta falënderoja Senatorin Bob Menendez për angazhimin e tij maksimal rreth çështjeve aktuale të Dardanisë dhe të Luginës, duke i vënë në rend dite si çështje edha ashtu prioritare në aspektin e sigurisë dhe paqes në Ballkanin Përendimor dhe ate evropian.

Faliminderit, Senator Menendez, jam i bindur se përkrahjën e shqiptarëve do ta keni gjithmonë sepse, ju atë e meritoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat